Disa fjalë për Kryeshpendin e Ademit

Libra

Disa fjalë për Kryeshpendin e Ademit

Nga: Izet Abdyli Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:44
Kopertina e librit

Të flasësh për poezinë e Adem Gashit është goxha një përgjegjësi. E themi këtë duke marr parasysh gamen e veprave të tij, por edhe vlerësimet që janë dhënë për të si një nga poetet më të mirë të letërsisë së sotme shqipe. Për këtë vlerësim kanë folur të tjerët si: Mensur Raifi, Ibrahim Rugova, Rifat Ismaili, Emin Z. Emini etj. dhe unë pamedyshje e tumirë atë si të saktë. Madje këtë konstatim e arsyetojnë edhe një mori çmimesh me të cilat është nderuar poeti. E arsyetojnë edhe përkthimi në gjuhë të huaja që i është bërë poezive të tij. Po tani të kthehemi te vepra të cilën pata ndjesinë e kënaqësinë ta lexojë e rilexojë. Kur flasim tani për librin me poezi ,, E shkrueme për Kryeshpendin” , vetvetiu të vjen pyetja se të shkruash në gegnishte pas afro pesë dekadave qëkur është vendosur drejtshkrimi i shqipes së sotme është bukur sfiduese. Por guximi intelektual dhe njohja e mirë e dialektit të gegnishtes ka bërë që Adem Gashi t'i hyj dhe të ia dal me sukses kësaj ,,loje poetike me vargje". T’i kujtojmë lexuesit se këtë ,,lojë poetike" poeti e ka filluar edhe me herët me triptikun e librave për Ledin .... Gjithashtu te shkruash një libër vetëm për Kryeshpendin nuk është e lehtë, ngase përherë ekziston rreziku të rrëshqasësh nga niveli artistik, por poeti Gashi me pjekurinë e tij krijuese ka arritur ta mbaj ritmin e njëjtë artistik, harmoninë e kompozicionin e veprës dhe akëcila poezi të josh ta lexosh dhe rilexosh disa herë. Kuptimet e vargut dhe mesazhet që nxirren janë më se të çarta. Bota e tij poetike shpërthen vrullshëm drejt qiellnajes ku zogu i tij i preferuar Kryeshpendi fluturon në itineraret që ia cakton vetës. Ai (Kryeshpendi) nuk ndalet as nuk lodhet pavarësisht pengesave që i dalin nganjëherë nga zhurma e ,,zogjve të hekurt” apo avjonët siç i quan poeti, e që lanë prapa at vijën e bardhë të tymit. Por dashuria për tokën e tërheq atë që të zërë vend në ato shkrepat e thepisura epike, pastaj të bëj një çik pushim në guvat e shpellave, por edhe të gjej prehje buzë liqenit të lotëve.

Vargjet e poetit vijnë lirshëm si një dialog me Kryeshpendin ku ai shpërfaq boten lirike të tij e cila në vetvete mbart herë dhimbje, herë dashuri e krenari por edhe fatin tragjik qe personifikohet me Kryeshpendin. Përmes vargjeve të tij poeti ka arritur të zbërthej përmasën mitike të kryeshpendit duke na shpërfaqur me përmasën e qenies reale. I strukturuar në cikle që ndërlidhen me një subjekt vepra ruan kompozicionin e saj. Poeti nuk vuan nga kompleksi i folklorizmit për ta paraqitur Kryeshpendin vetëm si simbol nacional, madje ai që në fillesë të librit si një prelud i paraprinë me moton: Shqiponjes teme, Shqiponjës t’ malit, Shqiponjes Perandorake. Pra dashuria e poetit për Kryeshpendin shtrihet në tri rrafshe.

Libri është struktural në 64 madrigale e një tingëllimë që korrespondojnë me moshën e autorit në kohën e botimit të librit. Pra libri i autorit është një projekt i tij i menduar dhe realizuar qëllimshëm. Sintagmat që emërtojnë ciklet si: ,,Hana e moçme" ,,Hana e plotë" ,,Hana e re" ,,Djelli" sikur na shprushin kujtimet e së kaluar në matjen e kohës me etapa. Pra edhe emërtimet e cikleve nuk janë të rastësishme dhe autori përmes vargut sikur mëton të lidh kohët me aktualitetin. Është pra një rrugëtim jo i lehtë që mbarset me mesazhe kuptimplote. Figurat poetike janë aq të fuqishme dhe shpirti poetit shpërthen si një uragan. Sa për ilustrim po citojmë vargjet:

përgjakun m’ janë gjujt' e kamt e shputat
nëpër therra manaferra e murriza
e m'janë thye n' rras t' gjyksit shtizat
e mnive t'moçme t'plakave shtriga

lule t'kuqe m'janë ba plagt' e trupit
e shpella t'zeza plagt' e shpirtit

vèç ballin ma ka rue
njaj syni yt flakëpishet
Kryeshpend shenjtnue dhimbjesh

Dialogjet e poetit me Kryeshpendin janë pafund. Ato vijnë spontanisht, të çiltra po përherë me laryshin e motiveve, leksikun e pasur dhe nuk e lodhin lexuesin por përherë e mbajnë kureshtar për të mësuar më shumë për të ndodhurat apo ato që priten me ndodhë te subjekti lirik. Thjeshtë leximi këtij libri të sjell kënaqësinë e shijimit të artit poetik duke të lënë peng dëshirën për rilexim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat