“Lulëkuqa” libri plot ndjesi i Xhuljeta Ferraj

Libra

“Lulëkuqa” libri plot ndjesi i Xhuljeta Ferraj

Nga: Aqif Ademi - Regjisor Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:48
Ballina e librit

Poete Xhuljeta Ferraj ka lindur në qytetin e Vlorës dhe banon në Itali. Rrjedh nga një familje e dëgjuar me tradita të larta patriotike dhe me emër në hapësirat shqiptare. Poetja vjen në këtë vellim të parë poetik Lulkuqja. Janë plot 100 poezi që i ka shkruar me pasion, talent dhe me ndenjë të lartë emocional, ku secila prej tyre ka vlerat e saj artistike. Xhuljeta shquhet për vlerat e larta njerëzore dhe për talentin në artin e valles dhe koreografisë, këngës dhe së fundmi të poezisë. Xhuljeta mbetet besnike e thjeshtësisë dhe e talentit si poete, si artiste, është dhe mbetet me vlera.

Ajo me poezitë e saja demostron ndërmjet vargjeve forcën, ndjesinë shpirtërore, logjikën e shëndoshë në të mirë të shoqërisë, themeltare ne formimin e karakterit njerëzor. Poetja Ferraj është një vlerë ne valle, këngë, poezi, e respektuar dhe e njohur nga të gjithë. Ka një sy vigjilent prej një poetja. Poezitë e saj të çojnë në mbretërinë e një kurioziteti të pashuar plot frymëzim. Poetja shumë dimensionale ka botë shpirtërore të pasur plot vlera dhe virtyte të larta njerëzore. Xhuljeta, poete e ngjizur ne moralin njerëzor, një pinjollë e një familje të nderuar në Vlorë.

Ferraj i gëzohet respektit te lexueseve dhe njerëzve që e njohin atë në jetë, ku nuk mungon shprehja tipike: Sa vajzë e mirë është Xhuljeta!

Vitet e një punë intensive plot talent e ka sjellë portretin e saj të përfaqësuar nga një pjesëmarrje e madhe në rrjetet sociale. Ajo dallohet ne poezitë e saj nga stili origjinal, shpërthyes dhe harmonik në vargjet që rrezatojnë ndjeshmërinë e fuqishme të poetes, të cilat janë magnetizuese për lexuesin. Poezitë e saj të ngjallin optimizëm për jetën, përçojnë konture të gjalla vërtetësi, shkëlqim, forcë mjeshtërore. Dashuria për poezinë e vallen i ka lindur që në fëmijëri, ku ka qenë karakterizuar nga thellësia vëzhguese e ambientit që e rrethonte. E në këto kushte, Ferraj plot shkëlqim hodhi në vargje veprën e saj të parë poetike. Ne thellësinë e krijimtarisë së saj haset e bukura, emocionalja, heroikja, dashuria, pabesia etj. . . Tek poemat e saj jeton kurajo, pa u tërhequr nga çdo vështirësi ngarkuese emocionale. Ferraj është mike e të gjithëve, e intelektualëve, artistëve që me edukatë e mirënjohje, plot thjeshtësi e dinjitet prezantohet në publik.

Ajo e meriton te hyjë në gardën e poetëve shqiptar. Në poezitë e Ferraj ndjen flladet e një krijimtarie artistike qe vjen nga thellësia e një zemre të kristaltë, ku aspiratat e lexuesve do të lënë gjurmë impresionante. Poetja është njeri i sakrificës, i ndjesisë humane dhe vlerësuese. Figura e saj vjen e shkrirë e prekshme, në një realitet, ku stili artistik pikaset në çdo poezi si dhe bie ne sy dilemat e udhëkryqet e njeriut të ditëve të sotme. Ferraj në koleksion e poezive të saj shfaq fuqinë e saj të vëzhgimit, imagjinatës e krijimtarisë së saj. Në zemrën e poetes, imazhi i saj mbart një lloj filozofie shpirtërore, që kërkon të ngrejë pyetje rreth çështjes së ekzistencës së jetës njerëzore dhe realitetin. Ne këtë libër poezia e saj tenton të tingëllojë si një mal për jetën dinamike në një term të thellë dhe të plotë që poetja nuk i demonstron, por i lë të nënkuptojnë lexuesit e saj. I urojmë poetes Xhuljana Ferraj sekseve të mëtejshme në libra të tjerë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat