Botohet në Kosovë libri “Një shqiptar në CIA”, i autorit Bashmir Xhemaj

Libra

Botohet në Kosovë libri “Një shqiptar në CIA”, i autorit Bashmir Xhemaj

Nga: Beqir Sina Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:25
Bashmir Xhemaj

Një libër i rrallë i botuar në Kosovë, tashmë është në duart e lexuesve edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për një biografi historike të mbështetur në arkiva dhe intervista për një shqiptar jo shumë të njohur nga Kosova që pas Luftës së Dytë Botërore kishte përfunduar në një operacion tepër secret të CIA-së për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri në vitet 1949-1953.

Libri biografik “Një Shqiptar në CIA – dy jetetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” në Prishtinë flet për krypersonazhin Destan Berisha, i cili si njeri pa ndonjë shkollë kishte luftuar me grupet nacionaliste gjatë kohës së luftës 1943-45, dhe pastaj nga Greqi në Itali bëhet pjesë e CIA në një operacion sekret të amerikanëve për të rrëzuar me armë Enver Hoxhën në Shqipëri.

Ngjarjet në këtë libër janë dramatike, që shpesh marrin drejtim të panjohur dhe me shumë rreziqe për krypersonazhin Destan Berisha i cili arrin të hyjë dhe dal disa herë nga Shqipëria, së bashku me dhjetëra kosovarë dhe njërin prej shqiptarëve më të njohur, Hamit Matjani.

Në libër, autori përshkruan në detaje raportin e tij me shokët e grupit, si dhe eprorët shqiptarë dhe amerikanë, të cilat edhe për një moment përkeqësohen. Përshkrimi i udhëtimeve të tij plot rreziqe dhe mes dilemave për të vazhduar apo jo bashkëpunimin me CIA-në përshkruhen me një stil të veçantë të të shkruarit dhe shumë bashkëkohor.

Në libër, historia e Destanit nuk përfundon me kaq. Aty ka edhe histori dashurie me një vajzë më të vogël në moshë se ai, epilogu i të cilës pëfundon me dhimbje. E ardhmja nuk rezervon dicka të mirë për Destanin, i cili dekada më vonë, në një udhëtim të çuditshëm, arrestohet dhe burgoset në Jugosllavi.

Ky rast, nga zbulesat e dokumenteve të CIA-së, rezulton një prej “ngjarjeve më të mëdha sekrete mes Jugosllavisë dhe Amerikës” të përfshirë edhe personalitete të larta politike.

Redaktorët Eqrem Basha dhe publicisti Shkelzen Maliqi e kanë vlerësuar veçanërisht stilin e shkrimit të librit, mënyrën e rrëfimit dhe numrin e madhë të arkivave dhe intervistave të zhvilluara për këtë libër. Vecmas janë vlersuar shumë arkiva amerikane e shqiptare të papërdorura deri tani që zbardhë një kohë jo fort të njohur të zhvillimeve në Shqipëri.

Libri mund të porositet edhe në platformat online www.bukinist.al dhe www.gjirafa.com

Pas promovimeve në Kosovë, do të promohet edhe në SHBA.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat