Edhe katër libra të tjerë të Harry Potter - Bota Sot
Edhe katër libra të tjerë të Harry Potter

Libra

Edhe katër libra të tjerë të Harry Potter

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:55
Aktoret e filmit Harry Potter

JK Rowling publikoi edhe katër libra të rinj të Harry Potter. Librat dotë publikohen muajin e ardhshëm duke i dhënë mundësinë lexuesve të zbulojnë më tepër për 'historinë e pasur të magjisë'.

Librat do jenë online dhe çdokush mund ti lexojë në website-n e Rowling, Pottermore.

Secili prej tyre do flasë për botën e magjisë dhe rreth mësimeve të studiuara në Hogwarts School of Witchcraft and Wizardry.

Vëllimet do titullohen: "Harry Potter: A Journey Through…"

Dy librat e parë do dalin më 27 qershor ndërsa libri i tretë dhe i katërt do vijë në versionin online së shpejti.

Ata do jenë në dispozicion fillimisht në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...