Të enjten promovohet romani “Shtatë udhë” i Rrahman Paçarizit - Bota Sot
Të enjten promovohet romani “Shtatë udhë” i Rrahman Paçarizit

Libra

Të enjten promovohet romani “Shtatë udhë” i Rrahman Paçarizit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:32
Foto

Më 6 qershor, në orën 10.00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të përurohet romani “Shtatë udhë” i shkrimtarit Rrahman Paçarizi.

Për librin do të flasin shkrimtarët dhe studiuesit: Bardh Rugova, Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Agron Y. Gashi.

“Temat, motivet, ngjarjet në këtë roman janë, kryesisht, përjetime të autorit dhe të shokëve të tij. Ka tema dhe motive, persona dhe personazhe që janë marrë nga historia dhe nga artet dhe janë bërë prototipa në të shtatë rrëfimet e tij, në të cilët, për shkak të pronorit “im”, autori duket më i pranishëm në secilin prej tyre sesa familjarët dhe miqtë e tij, me të cilët diskuton për temat që i trajton e që janë, të rënda, të ndjeshme.

Zoti im, Helena ime, Çmendja ime, Pushteti im, Lufta ime, Liria ime, Vdekja ime janë rrëfimet e romanit, në të cilët ka dukuri abstrakte dhe konkrete; kujtime dhe përjetime tepër të rralla në vendin dhe shoqërinë tonë. Janë rrëfime dhe tregime që përbëjnë një roman tematik familjar, shoqëror dhe kombëtar. Narratori në to rrëfen për moshën e fëmijërisë, të adoleshencës, të pjekurisë; për mësimet në shkollën fillore, për mësimet në shkollën e mesme, për mësimet në fakultet, për raportet shoqërore, për punën dhe punësimet.
“Shtatë udhë” është një roman mbushur me psikologji, komedi, tragjedi. Me paqe dhe luftë”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...