Në zemër të serive të Hogwarts, përgjigje për misterin e errët

Libra

Në zemër të serive të Hogwarts, përgjigje për misterin e errët

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:22
Harry Potter

Fansat e Harry Potter do mund të “depërtojnë në botën magjike” të ‘Harry Potter’, me katër librat e ardhshëm elektronik.

‘Pottermore Publishings’ ka në plan të nxjerrë një seri librash të shkurtër elektronik, jo-fiktiv, duke eksploruar “folklorin tradicional dhe magjinë në zemër të serive të Harry Potter”, njofton CNN.

Seria është përshtatur rreth mësimeve të ndryshme të Hogwarts. Ku erdhi ideja për kujdestarët individualë të Patronus? Ndoshta njëri nga librat do të ketë përgjigje për misterin e errët.

Seria do të shfaqë gjithashtu vizatime nga artistja Rohan Daniel Eason.

Titujt e parë – “Udhëtimi nëpër vargje dhe mbrojtja kundër arteve të errëta” dhe “Udhëtimi nëpër potione dhe barëra” – do të publikohen më 27 qershor.

Një datë e lansimit ende nuk është shpallur për librat e tjerë, të titulluar “Një Udhëtim përmes Parashikimit dhe Astronomisë” dhe “Një Udhëtim përmes Kujdesit të Krijesave Magjike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat