Universiteti i parë në botë i krijuar nga një grua - Bota Sot
Universiteti i parë në botë i krijuar nga një grua

Libra

Universiteti i parë në botë i krijuar nga një grua

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:32
Universiteti Al-Qarawiyyin

Ishte grua myslimane ajo që krijoi Universitetin dhe Biblotekën e parë, objekt ky që është restauruar nga nje grua myslimane poashtu.

Fatima Al-Fihri mbanë kurorën e zhvillimit dhe hapjes së universitetit të parë në botë: Al-Qarawiyyin. Ky universitet, i cili shërbente edhe si Xhami poashtu, u krijua ne vitin 859 dhe mbanë dorëshkrime më të vjetra se 12 shekuj, dorëshkrime këto që nga historianët konsiderohen si më të vjetrat që operojnë në ndonjë universitet në botë.

Me kalimin e viteve (hic më pak se 1000), objektet e Universitetit janë dëmtuar, dhe nevoja per tu rikrijuar fryma e origjinales është bërë e domosdoshme.

Prandaj, Ministria e Kultures e Marokut i ka kerkuar arkitektes se njohur Aziza Chaouni që të renovojë biblotekën dhe ta bëj të qasshme për publikun në vitin 2012.Por kush ishte ajo që e krijoi këtë Universitet?

Fatima Al Fihri ishte bija e një tregtari të pasur, dhe shfrytëzoi gjithë trashëgiminë e saj për të zhvilluar një qendër shkollimi, me pikepamje shkencore dhe fetare, e që pa u habitur askush u bë një Universitet me kuptimin e plotë të fjalës.

Edhe pse kane kaluar me shume se 1000 vite, Fatima është shembulli perfekt se si gratë mund të përmbushin ëndërrat e tyre dhe të ndryshojnë paragjykimet.

Arkitektja Aziza  Chaouni ndjehet shumë krenare që iu dha mundësia të kryej renovimin dhe restaurimin e bibliotekes. Rezultatet e punes se saj janë mahnitese.“Ta risjellësh në jetë librarinë më të vjetër kërkon shumë mund dhe përkushtim”, ishte shprehur Chaouni, por thekson se dedikimi dhe vendosmëria thyen të gjitha barrierat.

Puna e saj ka risjellur në pah rëndësine e ruajtjes së kultures së vjeter, duke respektuar origjinalitetin.

Vetëm në vitin 2016, publiku ka pasur qasje në më shumë se 4,000 libra të vjeter, duke perfshirë nje kopje Kur’ani nga shekulli i nëntë. Por jo vetem kaq. Vizitorët mund të shohin kompleksin e mrekullueshëm i cili nuk paraqet vetëm historinë, por edhe arkitekturen sfiduese të asaj kohe, dhe mundesitë e rikrijimit të saj përmes teknologjisë.

Padyshim, rezultatet janë mahnitëse!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...