Vargu njëqind e një i poezive të poetit Hasan Qyqallës të përkthyera në gjuhen gjermane

Libra

Vargu njëqind e një i poezive të poetit Hasan Qyqallës të përkthyera në gjuhen gjermane

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:39
Kopertina e librit

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Shkrimtareve, Artisteve dhe Krijuesve shqiptar në mërgatë, autor i pesëmbëdhjete vepra letrare dhe organizimi e shumë aktivitetet të veprimtarive letrare në diasporë dhe boten shqiptare këto dittë u bë autor i një vepre letrare në gjuhen gjermane. U lind në fshati Bardh të Fushë Kosovës. Shkollën fillore, të mesëm dhe studimet universitare i mbaroi në Prishtinë, përkatësisht në Fakultetin e filologjisë, dega letërsi dhe gjuhë shqipe. Poezinë filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore. Botoi poezinë e parë në Revistën „Shëndeti“! Që atëherë është i pranishëm pothuaj në të gjitha organet letrare të kohës në Kosovë. Ishte themelues dhe kryetar i klubit Letrar „Naim Frashri“ në fshatin Bardh, anëtar i klubit Letrar „Lulëkuqet“ në Fushë Kosovës, Fakultetit Filozofik, e të tjera. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në qytetin Brohl në Gjermani. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, aktualisht kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Ky aktiviste i organizimit dhe të mbajtje n shumë aktiviteteve në botën shqiptare zhvillon një aktiviteteve të bujshëm, jo vetëm në botën e emigracionit por edhe në hapësirën mbarëkombëtare. Mes tjerash, vlen të përmenden Takimet tradicionale "Promenadë Mërgimtare", që organizohen në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni, pastaj Festivali tradicional "Pavarësia Poetike", "Nëntori Poetik" e të tjera! Aktualisht në momentin e tanishëm ky aktiviste me stafin e tij në diasporë janë në përgatitjen finale rreth organizimit të "Nëntorit Poetik", që këtë vit mbahet në jave e parë të muajit tetor të këtij viti në qytetin Iserlohn të Gjermanisë.

Në librin e tij nuk mungojnë as mbresat e para me poezinë, të cilat përshkruajnë vendlindjen

Nga biseda të cilën e zhvilluam këto ditë me Selajdim Gashin i cili e përktheu librin e shkrimtarit dhe aktivistin e aktiviteteve letrare në diasporë Hasan Qyqalles i cili në mes tjerash na tha:” Para dy vitesh mora në dorë për përkthim shtatë vëllime poezish të poetit, tani më të njohur. Procesi në të cilin hyra më krijonte si përkthyes kënaqësi, edhe pse nuk e kisha të lehtë përzgjedhjen e njëqind e një poezive për botim në gjermanisht. Kështu që vendosa t'i caktoj vetes prioritete, sipas të cilave do të vendosja për botim: janë më shumë vargjet artistike, të cilat mendova se zgjojnë interesim qoftë tek lexuesi gjerman, apo lexuesit shqiptar që njohin gjuhën gjermane.

Shtrohet pyetja: çfarë zbulova në këto vargje? Çfarë më zgjonte kërshërinë për t'iu përkushtuar temave që trajton në opusin e tij krijues poeti? Në librin me titullin „Meshari modern“, Qyqalla ia kushton dy poezi nënës Terezë, e cila sipas një sondazhi të mbajtur në SHBA para disa vitesh, është më e famshme se vet zonja Klinton. Njerëzit e njohin, bota e njeh. Edhe pse ne shqiptarët e njohim mirë; edhe pse katedralja e Prishtinës i është kushtuar nënës së madhe, jam i mendimit se nuk flasim sa duhet për këtë shenjtore, që tërë jetën ia fali atyre që jetonin në varfëri të skajshme. E nderuan me çmimin NOBEL, e shpallën të shenjtë, sepse në jetë bëri mrekullia. Tek ky poet e gjejmë në vargje nënën e madhe; vargje të shkruara me emocion. Për poetin Hasan Qyqallën edhe nëna e tij biologjike, është e pranishme në disa poezi. Lidhja e tij – na tha në vazhdim përkthyesi i veprës Selajdin Gashi është shpirtërore me prindërit dhe vendin ku ka lindur në poezinë e tij është intensive dhe e gjallë.

Në librin e tij nuk mungojnë as mbresat e para me poezinë, të cilat përshkruajnë jo vetëm vendlindjen e tij Bardhin, por edhe Prishtinën, ku ka mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe. Valët e jetës të Hasanit e hedhin në Gjermani, të cilën e zgjodhi si atdhe të dytë. Nuk u ndal, por vazhdoi edhe këtu angazhimin e tij në veprimtarinë letrare. Tash disa vite është kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Përveçse në vargje, krijuesi Hasan Qyqalla, i përkushtohet edhe organizimit dhe mbajtjes të orëve letrare, duke qenë i pranishëm edhe në organizimin e takimeve letrare nga të shoqatat tjera, si në diasporë, ashtu edhe në hapësirat shqiptare. Është bartës i disa çmimeve dhe mirënjohjeve.

Shqiptari në mërgim nuk është më vetëm krah punë në kantiere ndërtimi apo fabrika prodhimi...

t'i kthehem me disa fjalë edhe një herë veprës së tij letrare. Ajo flet për shpirtin, metamorfozën, testamentin, shkrimtarin Dante, dashurinë, shpresën, lotin, por edhe alenë e Prishtinës e bulevardet e metropoleve të Evropës. Libri i botuar ne gjermanisht me njëqind e një poezi, është paraqitja e tij e parë në këtë gjuhë dhe mban titullin: „Shi në trotuar“. Botimi u bë para pak kohësh, ndërsa mund të porositet në të gjitha libraritë në Gjermani e më gjerë. Gjersa dhjetë veprat e tij, që kapin pothuaj të gjitha aspektet e preokupimit të letrarëve tanë, si dhe të çështjeve kombëtare, rrëfejnë botën e tij intime me pasuri shprehjesh, që e kompletojnë edhe më shumë qasjen e qetësisë sonë ndaj fjalës së shkruar. Në përgjithësi, qoftë si përkthyes, apo lexues, po vërej avanasim të dukshëm në letrat e shkrimtarëve tanë, e gjithsesi edhe tek mërgimtarët. Shqiptari në mërgim nuk është më vetëm krah punë në kantiere ndërtimi apo fabrika prodhimi. Atë e gjen në shumë sfera të jetës në shoqëritë ku jetojnë, bile edhe në politikën e vendeve të huaja. Kjo është një arsye më shumë, që shoqëria jonë duhet të na gris vetëbesimin dhe dëshirën për t'u bërë pjesë e Evropës dhe botës, në vendet ku jetojmë. Le të dëgjohet pra zëri jonë edhe në gjuhët tjera. Gjë që po ndodh edhe spontanisht, por gjithsesi edhe në mënyrë të organizuar. Qyqalla po e jep kontributin e tij, siç bëjnë edhe Martin Çuni, Mentor Thaqi, Fran Tanushi, Faruk Tasholli, Fedinand Laholli, Musa Jupolli, Anton Marku, Beqë Cufaj, Lindita Arapi, e shumë të tjerë që por veprojnë në Gjermani e gjetiu në diasporë. Vërehet se në letrat tona që shkruhen larg atdheut, kudo është e pranishme vendlindja. Vazhdon pra tek shqiptarët të ekzistojë dhe jetojë platforma e rilindësve si vëllezërit Frashërt, pastaj Noli e Konica, deri te Kadareja e shumë të tjerë, të cilët edhe pse në dhe të huaj, mendjen prore e kishin tek vendi prej nga vijmë. Vargu i Hasan Qyqallës në gjermanisht, është një gurë tjetër në kështjellën letrare që po ndërtohet për lexuesit tanë. Kur unë shkela për herë të parë në Gjermani në vitin ishte Kadareja që ishte përkthyer më së shumti në gjuhë të huaja. Tani përditë numri po rritet, ndërkohë që prurja jonë do të sjell pasurim në letërsinë evropiane dhe botërore. Përditë e më mirë po e kuptojmë vet, por edhe kombet tjera, se kush jemi dhe çfarë na preokupon...!

Meqenëse ky shkrim trajton në radhë të parë botimin në gjermanisht të një libri të poetit Hasan Qyqalla, po sjell si përmbyllje dy fjali të tij: Për vendlindjen kam ndjesi dhe shpirtërisht jam i pandashëm nga atdheu, prandaj mendoj se muza ime më shtyn të veproj në pikëpamje kulturore, veçanërisht ndikimet sociale më bëjnë të shprehem përmes artit, pra vargjeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat