Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Libra

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:33
Loer Kume

Loer Kume është shpallur fituesi i madh i “Çmimit Kadare” për vitin 2019. Ai është përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime e duke rrëmbyer trofenë.

Pesë veprat që garuan për çmimin e madh të letërsisë janë: Fate Veliaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume i cili u shpall sot fitues i “Çmimit Kadare”.

Që prej ditës së djeshme juria e “Çmimit Kadare”, kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kkraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati janë mbledhur në Razmë ku mbajtën dhe mbledhjen finale për të vendosur fituesin i cili është shpallur tashmë.

Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në katër vite më shumë se 100 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar 4 vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.

I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen:Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.

Dje, bashkë me jurinë në Razmë kanë nisur dhe “Ditët Letrare të Razmës“, mbajtur nga Instituti Europian Pashko

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat