Reflektim diplomatike në shtetënderimin e Kosovës

Libra

Reflektim diplomatike në shtetënderimin e Kosovës

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:16
Ballina e librit

Morali politik dhe etika politike ditë e më shumë po shuhet edhe po degradohet. Motivet vetjake të bazuara në interesin përsonal po rrezikojnë me të madhe pushtetin.

Ky moral i ka rrënjët te liria dhe sakrifica. Sa po kthehen nevojat e popullit për një mirëqenie të përbashkët të shoqërisë? Si duket shumica kanë hyrë në politikë për të mësuar shtetndërtimin. Kemi apo nuk kemi njerëz të denjë që zbatojnë kodin e etikës që përmbush vlerat e një menaxhuesi të mirë politik? Si duket mungesa intelektuale e tyre dhe grupeve përreth po i zvarritë sukseset e prekshme konkrete që sot i nevojiten Kosovës dhe politikës së saj të jashtme.

Mendimet politike që kanë bërë revolucion në shtetet përëndimore datojnë shumë herët. Sikur ato të kardinalit Richelieu  në shekullin XVII kur thotë se: “interesat shtetërore janë mbi ato të interesave fetare”? Sipas tijë “Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm. Shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë.”

Zgjimi kombëtar si duket po vonon te ne shqiptarët. Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti dhe ekzistenca sikur nuk po funksionojnë në kohë paqeje, kohë kjo kur duhet respektuar mendjet e pastra që kemi brenda shoqërisë, e sidomos të një plejade profesorësh me thirrje akademike ndërkombëtare. Edhe opinionet dhe veprimtaria e tyre shkencore shumë pak ose fare po shfrytëzohen. Ata që në jetën e tyre si kanë lexuar as dy rreshta e lëre më dy libra vlerësojnë situate dhe ngjarje politike ndërkombëtare dhe përfaqësojnë diplomacinë.

Me një përkushtim të madh  ka kohë që mundohem ti sqarojë dhe dokumentoj këto fakte ndër shekuj te shqiptarët.  Sikur gabimet e hershme nuk po na mobilizojnë sot kur mundësia për të dhënë më shumë është më e madhe.

Dija është jetë ndërsa dijedhënia është mision. Profesion i shenjtë apo mision i shenjtë që ngrit dhe edukon gjenerata. Jo rastësisht, ju kam përkushtuar këtij profesioni duke bërë të mundur një komunikim më të mirë mes studentit dhe profesorit. Ky libër para opinionit publik e në veçanti para studentëve  do të  shpalos  një punë që kapërcen kornizat e një libri shkollor për një lëndë të caktuar, me të cilin i ofroj dije, metodologji, guxim dhe gadishmëri ndryshimesh me risi të reja në arsim që hedhin dritë dhe edukatë.

Këtë mund po e bëj që të shërbejë si një lidhje midis studentit dhe mësimdhënësit për të siguruar një atmosferë dhe një mjedis më dëshirues në klasë për lëndën që e ligjëroj. Këtij  guximi intelektual i kam hyrë duke marrë parasysh vullnetin për të mësuar më shumë, duke u marrë me nevojat  për mësimnxënie në shekullin e shkencës.

Që të edukosh të tjerët duhet të jesh i edukuar, që të ndikosh drejtë te brezi i ri duhet të jesh një shembull i mirë.

Mësimdhënësit e vyeshëm shpesh edhe nuk lanë vepra të shkruara, por kryevepra e tyre është edukimi i brezave. Por unë, lexuesit i kam ofruar këtë libër, i cili që nga sot kalon kufijtë e vetvetes për t’ua përcjellë gjeneratave të reja njohurinë rreth  historisë së diplomacisë shqiptare dhe punën që duhet bërë në avansimin e saj.

I gjithë ky material i paraqitur në këtë libër është përplot me të dhëna bazike dhe shkencore që do t’ua ngacmojë kurreshtjen edhe studijuesve të rinjë për të eksploruar edhe më shumë. 

Mozaikun e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, po e plotësoj me shpirtin e fjalës së shkruar dhe mendjes. Kjo forcë e fjalëve të shprehura për lexuesit sjellë përvojën time intelektuale për lexuesit dhe studijuesit e diplomacisë.

Mendimi  im si krijues prek të gjitha segmentet e shtetit dhe shtetndërtimit duke mos e harruar të kaluarën e begatë shqiptare dhe të arriturat aktuale të diplomacisë botërore.

Jo vetëm që prek dhe tregon ngecjet e shqiptarëve por edhe përshkruan qartë sakrificën, mundin diplomatik ndër shekuj duke u bazuar në analizë historike përballë zhvillimeve ndërkombëtare të kohës, zhvillime këto që për shqiptarët në vazhdimësi, ishin jo të favorshme.

Të shpërndarë në pesë shtete, shqiptarëve po u mungon edhe bashkëpunimi. Ky mosbashkëpunim vazhdon edhe sot para përpjekjeve për të zbatuar sfidat dhe  zvarritjet që po na i bën  komuniteti ndërkombëtarë.

Opinionet dhe refleksionet në këtë libër janë aktuale dhe gjithmonë  i fuqizoj me idetë e mija, gjithmonë duke ofruar zgjidhje të problemeve e gjithashtu duke përshkruar rrugët dhe punën që duhet bërë në kontestin kohorë.

Unë, si autor nuk lë pa spikatur dhe veçuar fytyrat e larta ushtarake dhe politike që me dekada ndihmuan çështjen shqiptare.

Vend të veçantë në opinionet dhe reflektimet diplomatike  zënë edhe marëdhëniet e brishta shekullore shqiptaro-serbe për të cilat marr guximin intelektual, krahas përvojës, të bëj përpjekje në unifikimin e përfaqësuesve shqiptarë të Kosovës me dëshirën më të madhe që të jenë sa më të përgatitur në vazhdën e bisedimeve që si duket në vitin 2019 do u vije fundi.

Po e përfundoj këtë mendim me thënjën e  poetit të mirënjohur  Halil Kajtazi “Shkenca është dritë e njerëzimit,  shkenca është xixë e shkatërrimit”. Urojë që shkencën ta bëjmë për të mirën tonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat