Doli nga shtypi libri i titulluar ”Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore” suedisht-shqip

Libra

Doli nga shtypi libri i titulluar ”Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore” suedisht-shqip

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:59
Doli nga shtypi libri i titulluar ”Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore”

Pas një pune intenzive dhe aspak e lehtë, me një përkushtim të madh të autorit dhe përkthyesit Prof. Fetah Bahtiri, sot e kemi në duar librin e titulluar ”FJALOR DHE FRAZA NË SHËRBIMET MJEKËSORE SUEDISHT – SHQIP 2”. Mund të themi se ky është i vetmi fjalor për shërbime mjekësore në Suedi, për pacientët shqiptarë me nevojë dhe po ashtu edhe për spitalet e qarqeve të ndryshme, byrotë ndërmjetësuese të përkthimeve dhe drejtëpërsëdrejti për stafin mjekësor për të komunikuar me pecientë. Kjo ide e autorit, gjithnjë e më shumë i jep prioritet pacientit për të shprehur dhimbjen e tij para mjekut, sikurse i jep mundësi edhe mjekut për ta pyetur, sugjeruar dhe këshilluar pecientin.

Ështe e qartë se autori, sipas idesë së tij, ka pasur për qëllim që me këtë fjalor, ta bëjë sa më funksional rrëfimin pacientëve për gjendjes e tyre shëndetësore, madje me saktësi maksimale falë shtruarjes së lëndës paralelisht në të dy gjuhën – suedisht dhe shqip. Kjo e arritur e autorit ka mundur të realizohet falë përvojës së tij mbi 20-vjeçare si përkthyes nëpër institucioene shëndetësore, gjatë cilës kohë ka vërejtur me të drejtë se çfarë fjalësh u nevojiten një pacienti dhe një mjeku për të komunikuar mes veti më lehtë dhe më kuptueshëm.

Image

Mund të pyesim: pse autori Prof. Fetah Bahtiri,është i preokupuar të realizojë vetëm vepra të mira, për të mirat e nerëzimit? Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e këtij njeriu i cili sa është kombëtar, krijues e letrar, ai është edhe humanist i madh dhe i prirur për të qenë në shërbim të njeriut në situata më të vështira, për t’i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për shërim.

Përveç fjalëve të përkthyera në librin ”FJALOR DHE FRAZA NË SHËRBIMET MJEKËSORE, SUEDISHT-SHQIP 2” të autorit Prof. Fetah Bahtiri, këtu mund të gjeni fjalë që përdoren shpesh, e që ndoshta nuk gjenden në fjalorë të tjerë. Autori ka arritur që gjatë përvojës së tij në përkthime, t´i mbledhë fjalët të cilat i duhen njeriut më së shumti e më së shpeshti në shëndetësi. Këto mund t´i gjeni në titullin ”DISA FJALË QË PËRDOREN SHPESH- NÅGRA ORD SOM ANVÄNDS OFTA”, fjalë këto që e mundësojnë pacientin të orientohet. Kështu, me përkthimin e fjalëve të përzgjedhura, autori i është çasur preokupimit të njeriut për shumë çështje të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me shëndetësinë. Në këtë libër, autori Prof. Fetah Bahtiri, me shumë të drejtë i jep disa të dhëna të sakta e koncize për të drejtat e azilkërkuesve për shërime dhe trajtime shëndetësore në Suedi, gjë që këso shpjegimesh nuk ndodhen në libra të tjerë, e aq mër pak të përkthyera kaq bukur e kaq qartë në gjuhën shqipe.

Duke e lexuar këtë fjalor me shumë kujdes, kam ardhur në përfundimin tim, se: ”Pa qenë gjuhëtar i mirë, askush nuk mund të bëhet oset ë jetë përkthyes i mirë”. Pse?, Sepse, në libër kam vërejtur se si autori aplikon gjuhën dhe mënyrën e shpjegimit të fjalëve e të fjalive edhe duke i elaboruar ato me fjalë shtesë, në mënyrë që lexuesi apo i sëmuri t´i kuptojë ato më mirë. Pra, përdoret një bagazh i pasur e i fjalëve për t´u bërë i mundshën sqarimi i plotë e i drejtë i frazave, i terminologjisë mjekësore dhe shprehjeve të tilla.

Këtë cilësi e shohim në të gjitha pjesët e librit, por unë kam mbetur i impresionuar me brumin e shtruar nën kryetitullin FLYKTINGMEDICINSK MOTTAGNING - PRANIMI MJEKËSOR I REFUGJATËVE, ku kam gjetur se dëshmohen vlerat e këtij fjalori, kur shihen prirjet specifike të Prof. Fetah Bahtirit për të përkthyer, e që do të thosha se këtu hasim një përvojë të re aktuale çfare sot e kërkon shëndetësia bashkëkohore, me çka autori e zgjëron horizontin e tij të dijes me shpjegime të reja mjekësore, e që sjell metodë të re të të përkthyerit për të qenë në shërbim të njeriut.

Në esencë, shumëçka ky fjalor përfshin, sidomos fjalët e duhura të përkthyera dhe të shpjeguara, që nga çasti kur pacienti u drejtohet shërbimeve mjekësore, hyrja e tij në spital, shtrirja, analizat, këshillat dhe provat mjekësore, trajtimet e ndryshme dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të sëmurin si dhe trajtimin e tij.

Autori, zgjedh fjalët që kanë mundësi korrenspondimi edhe kur personi ka nevojë trajtimi emergjent, e që ndoshta është fillestar me mësimin e gjuhës suedeze, apo ndoshta nuk e di fare gjuhën suedezse. E njëjta gjë vlen edhe për mjekun suedez dhe personelin tjetër shëndetësor kur atyre u drejtohet për ndihmë e trajtim një pacient shqiptar i cili nuk e njeh gjuhën suedeze, e as personeli shëndetësor nuk e njeh gjuhën shqipe dhe në këso rastesh lirisht mund të pohojmë se ky fjalor mund t´u shërbejë njësoj të dy palëve, sidomos në ndërkohë gjersa pritet që të vijë ndonjë përkthyes në vend. Praktikisht ky fjalor, sidomos në mungesë të përkthyesit, është çelës i zgjidhjes së situatave kur kërkohet komunikimi mes dy palëve që nuk e njohin gjuhën e njëri tjetrit (pacienti shqiptar që nuk di suedisht dhe personeli mjekësor që nuk e di gjuhën shqipe).

Para se ta përfundoj këtë recension, dëshiroj ta theksoj edhe një element dhe vlerë të jashtëzakonshme të këtij fjalori unik: libri është një mjet i shkëlqyeshëm didaktik për disa lloje sëmundjesh dhe trajtimin e tyre. Ai që e lexon librin ka rast të mësojë dhe të fitojë dituri e njohuri për shumë sëmundje, madje të sqaruara në mënyrë tejet të kuptueshme.

Autori, Prof. Fetah Bahtiri, me këtë vepër ”FJALOR DHE FRAZA NË SHËRBIMET MJEKËSORE, SUEDISHT-SHQIP 2”, ka bërë një vepër tejet humane, që do të mbetet për kohë të gjatë në shërbim të paciantëve shqiptarë dhe mjekësisë suedeze, e që për mendimin tim, të gjitha qendrat mjekësore në Suedi, e sidomos shërbimet emergjente, kanë nevojë dhe duhet ta kenë këtë fjalor në bibliotekat dhe në shërbimet e tyre shëndetësore.

Ky fjalor është i nevojshëm po ashtu, edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Suedi, sepse Fjalori mund t´u shërbejnë të gjithëve, në veçanti atyre që nuk e njohin mirë gjuhën suedeze.

Në fund më duhet ta cek se unë shpresoj dhe pres që autori do të mund të na gëzojë edhe me një fjalor të këtillë të ri – numër 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat