Dhembjet s'janë plagët e mia - Bota Sot
Dhembjet s'janë plagët e mia

Libra

Dhembjet s'janë plagët e mia

Nga: Agim Desku Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:42
Agim Desku

DHEMBJET S'JANË PLAGËT E MIA

Asit Fadil Vokrrit

Dhembjet nuk janë plagët e mia të fundit

Ato i ruaj për secilin varg kur më vie koha ime

ndaloj t'i shkruaj

Po i kam fjalët

që s'dinë të fundosin asnjëTitanik

Më kishte marrë malli

t'i dëgjoj simfonitë e Betovenit

Atëherë kur ushtarët e lirisë

thyen gurët e Kosharës

Liria ime u bashkua

me tokë e qiell të ri

Deri të zjarrët e ferrit

u bëra edhe unë Gandi i ri i Kosovës

Hoqa dorë nga udhëtimet e pafundme

tw rrugës Via Egnatia

Mjaft më bëri të dehur

kjo rrugë e marrë

Nuk dinim në fillim

në ishim njerëz të tokës

a djajë të krisur të Hiroshimës

Për pak sa dola nga epruvetat e shekullit 21

Opëracionet e kafkës sime

bëheshin në kokat e minjve të shtëpisë

Lavdi për heronjtë

që s'janë ma në mesin tonë

Ata bashkë me mësuesit

kryen misionin e shejtë të atdheut

PS-Falenderoj z.Bislim Selmanin për idenë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...