Dëshmitar - Bota Sot
Dëshmitar

Libra

Dëshmitar

Nga: Agim Desku Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:46
Agim Desku

Ferrin e kam dëshmitar pesqind vite ëndrrash

Diellin nuk ma lanë për Zot të tokës as të qiellit

Dikush e kërkoj vërbërimin e Homerit

Të mos më pagëzojnë në emrin Agim

Sepse linda si agim i lirisë në një tokë zanash

Ku ëndrrat për më jetue i lirë mˊi fali nëna

Babait iu burrërova më fuqinë e Prometheut

Nëse më kërkohet tˊi dal zot atdheut

Dëshmitar i pesëqind viteve pa Zotin tim isha

Deri sa diell e qiell më ngritën nga jeta e ferrit

Zot dheu dhe kalorës Prometheu m'u bëre ti Qani Berisha nga Amerika

Lordi Bill Klinton tempulli i shejtë në Vashington

Dëshmitarët e mbretërisë se bashkuar që ndezen qirinj për mua

Në Natën e Madhe të zjarrëve prekaziane

Pafajësinë e kam dëshmitar tw fjalës

pa tradhëti qe u rritëm se bashku

si dy mbretër tw Ilirisë

Dëshmitar e kam Homerim

kur ecnin bashkë me fisin tim pellazg

Nëpër Itakë për ta rikthye serish kalin e Trojës

Ah ç'më kishte bërë të krisur

rruga e gjatë Via Egnatia

Ç'ndarje m'i bëri popullit

më të lashtë në botë

Atë botë përse lejuan të krijoheshin perandorë

dhe demonë në të njëjtën kohë

Fajtorët janë të gjithë zotnat e rrejshëm

Që nga Zeusi nga të cilët edhe sot jetojnë

në shpirtrat e demonve

Historinë e rrejshme e kam dëshmitare

që kurrë nuk mësova për të vërtetën

e popullit tim të shejtë

Dëshmitar kur i falëm botës

e kam Papa Klimenton,Gjergj Kastriotin,

Shën Terezen,Adem Jasharin,

Ibrahim Rugovën,Marie Shllakun,

Durrahun,Tanagren.

Trojën nuk e falëm

Serish jemi kalorës të saj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...