Kali i Trojës - Bota Sot
Kali i Trojës

Libra

Kali i Trojës

Nga: Agim Desku Më: 22 qershor 2019 Në ora: 22:49
Agim Desku

Rri i zgjuar

Kur gjashtëmbëdhjetë shekuj

Para Krishti i ka rënë

Kryq e tërthor mijëra herë

Itakës sime

Më Tanagrën flasin edhe sot

Gjuhën e njëjtë të zanave

Sˊka mbetur njeri pa e ditur

Se cili është misioni i tij

Ah njeriu i fisit tim është i zënë peng

Ëndrrat për liri e mbytën çdo ditë nga pak

Thua se bota po vdes sot

Dhe fjala ime nuk merret për të vërtet

Nuk mjafton vetëm të vdiset për gjysmë liri

Herojtë kanë lindur para Itakës sime

Dhe ende nuk kanë vdekur

Jetojnë në rebelizmin e vargut tim

Mos vdekësha as unë pa u ba kalorsi i Itakës sime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...