10 thënie të famshme për librat

Libra

10 thënie të famshme për librat

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Po të isha i burgosur, do të doja një libër, për të fluturuar përtej mureve.

Peppe Lanzetta

Asnjë libër nuk mbaron. Librat nuk janë të gjatë, por të gjerë.

Giorgio Manganelli

Këtë libër e kam shkruar ndërkohë që prisja gruan të vishej.

Groucho Marx

Librat, disa i urtësuan, të tjerët i marrosën.

Francesco Petrarca

Kudo që djegin libra, do të djegin edhe njerëz.

Heinrich Heine

Duhet shfletuar një bibliotekë për të bërë një libër.

Samuel Johnson

Kujdes se mos përpihesh nga librat! Një gram dashuri vlen sa një kilogram dije.

John Wesley

Mendoj që televizioni është shumë edukativ. Sa here që dikush e ndez, shkoj në dhomën tjetër e lexoj një libër.

Groucho Marx

Fati i shumë njerëzve varet nga prania apo mungesa e një biblioteke në shtëpinë e fëmijërisë.

Edmondo De Amicis

Nëse lexoj një libër që më ngrin të tërën, saqë asnjë zjarr të mos më ngrohë, di që është poezi.

Emily Dickinson

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat