Doli nga shtypi libri: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epoka jonë” - Bota Sot
Doli nga shtypi libri: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epoka jonë”

Libra

Doli nga shtypi libri: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epoka jonë”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:47
Kopertina e librit

Shtypshkronja "LENA GRAPHIC" në Prishtinë, në orët e mbrëmjës nxori nga shtypi librin përmbledhës të të dyja manifestimeve të mbajtura për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun:"GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU DHE EPOKA JONË" (Klina në vitin e Gjergj Kastriotit). 

Janë të përmbledhura kumtesat e tribunës shkencore në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Zllakuqan, 25 korrik 2019 si dhe Fjalimet e rastit në veprimtaritë për Akademinë përkujtimore kushtuar Kuvendit të Lezhës dhe zbulimit të bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Klinë njëkohësisht në libër është botuar edhe një fotoalbum përmbledhës etj.

Libri është i botuar nga Shtëpia Botuese: Forumi Intelektualëve "LUIGJ GURAKUQI", Klinë e nga këshilli i redaksisë - Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi", Klinë në përbërje prej: Pal Canaj, Dom Pal Tunaj, Izak Dodes, Mikel Gojani, Dodë Ndrecaj, Lekë Mrijaj-përgaditur nga Prend Buzhala.

Libri "GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU DHE EPOKA JONË", është botuar me këtë përmbajtje:

-Prend BUZHALA: Parathënie,

(Kumtesat në Tribunën shkencore në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut).

-Pal CANAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU DHE KASTRIOTIZMI SI FRYMË E RUATJES SË IDENTITETIT SHQIPTAR,

-Prend BUZHALA:DEKALOG PËR GJERGJ KASTRIOTIN- SKËNDERBEUN,HERO KOMBËTAR

-Fjala përuruese e don Izak DODES, famullitar i Kishës Katolike Shën Gjon Pagëzuesi në Zllakuqan,

-Skënder MERTURI, drejtor i DKRS, Klinë,

-Frrok KRISTAJ: FIGURA E SKËNDERBEUT,

-Don Fran SOPI, famullitar: ROLI I GJERGJ KASTRIOTIT NË MBROJTJEN E ATDHEUT ËSHTË SHEMBULL DHËNËS PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

-NDUE DEDAJ (Rrëshen, Mirditë): SKËNDERBEU NË HISTORINË DHE ETNOKULTURËN E MIRDITËS,

-Idriz BERISHA: GJERGJ AKSTRIOTI SKËNDERBEU, NË ARTET FIGURATIVE,

-Mikel GOJANI:SKËNDERBEU, ME PËRMASAT E NJË STRATEGU, BURRË SHTETI, POLITIKANI E DIPLOMATI TË NIVELIT NDËRKOMBËTAR,

-Dodë NDRECAJ: FIGURA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBUT NË LETËRSINË ANGLEZE,

-Lekë MRIJAJ: MARTIN SEGONI, BIOGRAFI I PARË I HISTORISË SË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT,

-Kastriot I. VESELAJ:PARAQITJA E GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË TEKSTET E HISTORISË NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI,

-Tomë MRIJAJ (SHBA): ARBËRIA ME KRYETRIMIN DHE BURRËSHTETIN GJERGJIN E KASTRIOTËVE-SKËNDERBEUN,

-Dodë NDRECAJ: LARTËSIMI I BUSTIT TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË KLINË,

-Pal CANAJ: SOT NË KLINĒ, ME RASTIN E AKADEMISË PËRKUJTIMORE DHE 

-Fjala e prof. dr. Zenun Elezaj, Kryetar i Komunës së Klinës,

-Fala e Ramush Haradinaj Kryeministër i Republikës së Kosovës: KUVENDI I LEZHËS ISHTE PIKËNISJA QË BASHKOI KOMBIN TONË,

-Prend BUZHALA: NË HISTORI SHQIPTARËT KANË FITUAR VETËM ME FLAMURIN E SKËNDERBEUT E ME VIZIONIN E TIJ EUROPERËNDIMOR,

-(Recensione për vepra të autorëve klinas kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut):

-Mikel GOJANI: NJË POLIFONI MONUMENTALE TEKSTUALE PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN,

-Prend BUZHALA: POEZIA NDJEK TRADITËN E LASHTË TË KËNDIMIT TË HERONJVE E PRIJËSVE,

-Ramdan MEHMETI (Prishtinë): POEZIA E KODIT TË HEROIT TË PËRJETSHËM,

-Prend BUZHALA: ÇKA I LIGJËRON KOHËS SË SOTME GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU,

-Raif GASHI (Prishtinë): SKËNDERBEU NËPËR KOHË DHE GJERGJ KASTRIOTI I KOHËS SONË,

(Shkrime dhe kronika nga mediet të ndryshme shqiptare):

-Lekë MRIJAJ: NË ZLLAKUQAN, TRIBUNË SHKENCORE NË VITIN MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT,

-Lekë MRIJAJ: SOT NË KLINË, ËSHTË BËRË ZBULIMI I BUSTIT TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT,

-Lekë MRIJAJ: INTERVISTË ME SABRI BEHRAMAJ, MODELUES I BUSTIT GJERGJ KASTRIOTI- SKËNDERBEU NË QYTETIN E KLINËS,

-Prend BUZHALA dhe Pal CANAJ: GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU FIGURA MË PËRFAQËSUESE SHQIPTARE,

-Prend BUZHALA: IDRIZ BERISHA, NËPËR DEKADA NË SHOQËRI ME SKËNDERBEUN, 

-Ndue DEDAJ:PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKOLLAT E KOSOVËS,

-Aleksandër NDOJA: NË 575 VJETORIN E BESLIDHJES, KLINA PRET BUSTIN E GJERGJIT, NDËRSA HARADINAJ VENDOS “KUFIRIN” MES DY BOTËVE

(KRIJIME TË POETËVE KLINAS)

-Hajdin MORINA, Klinë: ARBËRIA TË RRJEDH NGA SYTË,

-Mikel GOJANI, Klinë: MBËRRITI GJERGJI NË QYTETIN TIM

-Idriz BERISHA, Klinë: DRITË-HIJE MBI GJERGJIN,

-Ismet KRASNIQI, Klinë: FLAKA E JANARIT,

-Don Bardhec ZYMI (Don Beni): GJERGJ KASTRIOTI ATLET I KRISHTIT,

-Gjon GJERGJAJ, Klinë: ENGJËLLI I BARDHË PËR SKËNDERBEUN

Përmes këtij libri janë falenderuar të gjithë mbeshtetësit e manifestimit- Sesionit Shkencor njëkohësisht edhe ata tē cilët e mbeshtetën projektin mbi vëndosjën e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si dhe librit në botim siq vijon me kēto emra: Ukë Berisha, Fazli Shala, (Albini)’, Islam Raci, Pjetri i Mark Gjergji, Dodë Nrecaj, Sejdi Raci- (Semirra), Nebih Dushi, Tun Dedaj, Nikollë Shala, Gjergj Gjoni,( Restonat Kosova), Tomë Mrijaj, Nju Jork, Vëllezërit Dodaj, Nezir E. Sejdiu, Hysen Kalludra, Taip Gashi, Sylejman Gashi, Fahri Raci (firma RACI), Agron Coli (BaciPetrol), Pjetër Coli, Vilson Shabanaj, Zef Heqimi (Europark–Zllakuqan).Tomë B. Duhanaj, Albert Dedaj, Familja Gjergj N.Qunit, Krist Nue Gjergji, Alban Anton Kolaj, Lirije Mrijaj Shahini (Ramiz Llapatinca, Pashke Perlleshi Kened Mrijaj, Dugagjin Mrijaj, Arben Mrijaj), Gjerë Simonaj, Dedë Musë Martini, Pjetër Luz Gjergji, Pajazit Berisha, Fran Mrijaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...