Përmes shprehjes artistike, Ymrije Beqiri, kërkon t'i jep domethënie jetës

Libra

Përmes shprehjes artistike, Ymrije Beqiri, kërkon t'i jep domethënie jetës

Nga: Maxhun Smajli Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:17
Kopertina e librit

Duke u takuar me krijues, duke folur për krijimtarinë, duke lexuar të shkruarat, bëhet një jetë nxitëse për të shkruar e krijuar. Në vazhdën e lëximeve të mia, me andje të vertetë, lëxova përmbledhjen me poezit “Ndryshe ëndërrova”, e autorës, Ymrije Beqiri.

Gjatë lëximit të kësaj përmbledhje me poezi shoh jo vetëm ato kuptime dhe mundësi të vargut dhe të figurës poetike, që i sheh edhe lexuesi, por edhe ato që, shpesh, nuk vërehen as nga disa prej kritikve letrar.

Derisa lëshoj shikimin në thellësitë e vargut poetik, nxjerrë në sipërfaqe domethënien e vargut, ku zbulojmë një thymje shpirtërore të poetës, Ymrie Beqiri, por jo deshpërim, goditje malli por jo dorzim, si shprehje më e mirë e njeriut të fortë. Në të njëjtën kohë shfaqen mirëdashja, dhemshuria, falja dhe dashuria, veti këto që rrallë i hasim në botën që na rrethon.

Nganjëherë, autorja, flet me vrerin e shpirtit të saj. Sikur derdh lotë dhimbjeje, kur thotë:

                        “Nuk do derdhi lot në këtë përvjetor,

                         që ti mbushe plotë njëzet,

                         që kur re me armë në dorë,

                         për me mbetë e gjallë për jetë.”

Përmes shprehjes artistike, autorja interpreton jetën si një mister, që nxjerrë pyetjën, Pse?, ku autorja, në harmoni me mendimet e thella të saja, disi, kërkon t'i jep domethënie jetës duke ndjekur artet e bukura; krijimtarinë dhe humanizmin, për t'i frenuar vuajtjet.

Përmes vargjeve të poezisë: “Dashuria ime”, shohim se gratë meritojnë vemendje e kujdes më të madh, gjë që autorës nuk i është dhënë mjaftueshëm. Përmes vargut shpjegon përse shpesh zhgënjehet edhe kur dëshiron të bëjë të mirën.

Përpëlitjet e autorës, Ymrije Beqiri, janë të shpirtshme parë në aktin e rrafshit krijues. Ajo, thur vargje vetëm kur diçka e mbrenshme e detyron.

Tek vargjet e poezisë: “Kujtim do e mbaj këtë ëndërr të bukur”, lexojmë:

                        “Kujtim do ta mbaj të ëmblin përqafim,

                         dhe puthjen që ta dhash në cep të buzës,

                         syrin e bukur mbushur plot shkelqim,

                         dhe drithërimat që na kaluan trupit.”

Komunikimin e saj me vetvetën dhe lexuesin përmes gjuhës së vetmisë e shpreh tek vargjet e poezisë: “Agoi dita”, kur thotë:

                        “Më ngushton shpirtin vetmia

                         mbetur vet në fillim kësaj dite,...”

Me ndershmëri intelektuale e humane, i kushton vemendje luftetarëve të lirisë. Vargjet e poezisë “Luftetarëve të lirisë”, e frymzojnë lexuesin, kur thotë:

                        “Ju shoh plagët e luftës,

                         ju shoh në ditë lirie,

                         më ushton krisma e pushkës,

                         o, trima, luftetar të kësaj Dardanie.”

Autorja, Ymrije Beqiri, përmes vargjeve e kësaj përmbledhje ngushllon edhe kurbetqarët, ku fuqija e fjalëve poetike shfaqet më së miri tek vargjet e poezisë: “ Plisi i bardhë”:

                        “Bash nga xhepi i zemrës sime,

                         nxorra unë një piktur t'vyer,

                         ishte trualli i tokës time,

                         n'mes, zemra ime e thyer.”

 

dhe vazhdon:

 

                        “Merre vëlla këtë pikturë,

                         e ma qo në trojet e mija,

                         m'i thuaj nënës s'e harroj kurrë,

                         s'kam më t'shtrenjtë se Shqiperia.”

           

Dhe, për fund; Autorja, Ymrije Beqiri, i takon një moshe të formuar për të lëvruar me sukses në fushën e krijimtarisë. Andaj, përmbledhja me poezi, “Ndryshe ëndërrova”, krijon një copë biografie të jetës së autorës, të cilat kanë lënë gjurmë në të kaluarën e saj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat