135 tituj të ri të librave shpërndahen në 37 biblioteka komunale

Libra

135 tituj të ri të librave shpërndahen në 37 biblioteka komunale

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:39
135 tituj të ri të librave shpërndahen në 37 biblioteka komunale

135 tituj të librave të reja do të jenë në raftet e bibliotekave komunale në Kosovë, donacion ky Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këtë donacion do ta marrin edhe bibliotekat komunale shqiptare jashtë kufijve të Kosovës.

Titujt e këtyre librave që janë botim i vitit 2018, janë përzgjedhur nga Këshilli i Librit i cili është organ i Ministrisë së Kulturës.

Në ceremoninë tradicionale të shpërndarjes së librit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se ministria që ai udhëheq do të jetë mbështetëse e madhe e librit. Gashi tha se librat që po shpërndahen sot janë të një cilësie të lartë.

Gashi: Librat që po japim sot janë librat më të mirë të botuar gjatë 2018

“Sot jemi mbledhur solemnisht që t’i dorëzojmë donacionin e Ministrisë së Kulturës për 37 biblioteka komunale në Kosovë dhe jo vetëm, sepse këto donacione do t’i dorëzojmë edhe tek bibliotekat e tjera shqiptare jashtë kufijve të Kosovës. Donacioni që ne po e dorëzojmë sot është jo i vogël dhe vlerësojmë se është tejet cilësor, meqë librat që sot po japim janë librat më të mirë që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe këtë vlerësime  ka bërë një trup profesional siç është Këshilli i Librit si organ qe funksionon në kuadër të MKRS-së”, tha ai.

Ai tha se këto libra fillimisht përkrahen për botim dhe blihen nga shtëpitë botuese në Kosovë, me c’rast përkrahen shtëpitë botuese dhe shkrimtarët e  edhe lexuesit të cilëve u ofrohet libri pranë komunave të tyre. 

Kryetarja e Këshillit të Librit, Sabile Keçmezi –Basha, tha se librat që u shpërndahen bibliotekave komunale, përfshijnë tematika të ndryshme si ato pulitke, fetare, gjinore e letrare.

Ajo ka vlerësuar lartë rolin e Ministrisë së Kulturës  duke thënë se e njëjta ka sjellë kulturë në lexim dhe në vazhdimësi  ka investuar  blerjen e  botimeve të reja të autorëve kombëtar e të huaj.

Tha së në vitin 22018 MRKS ka investuar 158 mijë e 522 euro në botime.

Keçmezi-Basha: MRKS  gjatë vitit 2018 ka investuar 158 mijë e 522 euro në botime

“Ministria e Kulturës përmes Këshillit te Librit ka botuar libra të autorëve shqiptarë e të komuniteteve të të gjitha trevave, orientimeve politike, fetare, gjinore, letrare e estetike, duke u treguar e hapur ndaj prirjeve dhe prefencave të ndryshme stilistike e të tjera. Si edhe letërsi botërore të vendeve të ndryshme e gjuhëve të ndryshme,  të të gjitha periudhave letrare nga antikiteti e deri në ditët e sotme… vetëm në vitin 2018 Ministria e Kulturës ka financuar 11 revista me karakter kombëtar e regjional, ka financuar botimin e 53 librave të autorëve të ndryshëm, ka bërë blerjen e 56 librave nga autorë kombëtar e të huaj ku total i investimeve ka qenë 158 mijë e 522 euro, tha ajo .

Sekretari i Bibliotekës ‘Pjetër Bogdani’, Izet Avdyli tha se dhurimi i librave në ditët e sotme është i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh se jemi në kohën e zhvillimit të shpejt të internetit.

Avdyli: Të dhurosh sot një libër, është më shumë se vetëdijesim

“ Fillimi festës së nxitjes së librit ishte bërë traditë që moti, që ai që blinte një libër, i dhurohej një lule, kurse sot librat që po dhurohen bibliotekave komunale të Kosovës. Ulqinit, Tuzit, Luginës së Preshevës, Tetovës, janë më shumë se lule. Ngasë të dhurosh libra sot, në kohën e zhvillimit të hovshëm të internetit është më shumë se një vetëdijesim për librin”, tha ai.

Ministri Gashi në mënyrë solemne u ka shpërndarë librat drejtorëve të bibliotekës komunale të Prishtinës dhe atij të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat