Bibliotekat turke numrojnë mbi 69 milionë libra

Libra

Bibliotekat turke numrojnë mbi 69 milionë libra

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:01
Bibliotekë

Bibliotekat në Turqi kanë pasur rreth 69,3 milionë libra në fund të vitit 2018, njoftuan nga Instituti Turk i Statistikave.

Bibliotekat në Turqi kanë pasur rreth 69,3 milionë libra në fund të vitit 2018, njoftuan nga Instituti Turk i Statistikave.

Nga TurkStat thonë se numri i librave në bibliotekat turke u rrit me 7,43 për qind vitin e kaluar në krahasim me vitin 2017, kur kishte 64,5 milionë libra.

Nga ky institut thonë se deri në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 31.500 biblioteka, përfshirë bibliotekën kombëtare dhe bibliotekat publike dhe universitare.

"Numri i librave në Bibliotekën Kombëtare (që ndodhet në Ankara) ishte 1.463.488 në vitin 2018 me një rritje (vjetore) prej 3,8 për qind. Materiale tjera në Bibliotekën Kombëtare janë gjithsej 197.216 në vitin 2018 me një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2017", thuhet në raport.

Në Turqi, ka 191 universitete me të paktën një bibliotekë dhe 3,9 milionë anëtarë të regjistruar në vitin e kaluar.

"Numri i bibliotekave universitare u rrit me 6 për qind në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 dhe arriti në 598", thonë nga TurkStat.

Të dhënat zyrtare gjithashtu thonë se bibliotekat universitare në vend kanë 17,6 milionë libra, rreth 1,7 milionë publikime periodike, 92 milionë libra elektronikë, mbi 700 mijë punime dhe rreth 1,2 milionë materiale tjera.

Raporti i ardhshëm i TurkStat për bibliotekat do të publikohet në korrik të vitit 2020. (AA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat