Që pasurojnë krijimtarinë letrare ...

Libra

Që pasurojnë krijimtarinë letrare ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 korrik 2019 Në ora: 10:11
Vëllimi me poezi për të rritur me titullin ,, Këngë e lot’’ të autorit Fadil Currit

Poeti Fadil Curri me veprën e tij me të re  me titullin“Këngë e lot” është munduar që spektrin e motiveve, të temave, të cilat i ka shqyrtuar, ta shtrijë nga motivet e përditshme të popullit tonë, për ta realizuar atë që ka ëndërruar me shekuj. Pra, në rend të parë çlirimin nga regjimi i egër serbo sllav, të cilin regjim fatkeqësisht një pjesë e Evropës ende po e përkëdhel, regjimin që synonte për ta asgjësuar popullin shqiptar dhe Kosovën.

Në recesionin e poetit Imri Trena në mes tjerash thuhet së: “Vëllimi me poezi për të rritur me titullin ,, Këngë e lot’’ të autorit Fadil  Currit  me mëton për të komunikua me gjithë gamën e aspiratave të popullit shqiptar në mileniumin e ri.  Poeti Curr është munduar që spektrin e motiveve, të temave, të cilat i ka shqyrtuar, ta shtrijë nga motivet e përditshme të popullit tonë, për ta realizuar atë që ka ëndërruar me shekuj. Pra, në rend të parë çlirimin nga regjimi i egër serbo sllav, të cilin regjim fatkeqësisht një pjesë e Evropës ende po e përkëdhel, regjimin që synonte për ta asgjësuar popullin shqiptar të Kosovës. Disa poezi të autorit, për tematikë kanë shqetësimet e tij emocionale, të cilat para disa vitesh i shkaktonte dhuna, eksodi dhe mohimi i së drejtës për të jetuar i lirë në trojet stërgjyshore. Të tjerat për motiv kanë atdhedashurinë dhe heroizmin e bijve më të mirë të kombit. Marrë në tërësi në këtë vëllim, lirisht mund të themi se poezitë e veprës me titullin ,, Këngë e lot’’ të krijuesit dhe poetit Fadil H. Curri, janë realizime modeste poetike. Pra, ky do të ishte rrafshi i parë i vlerësimit real të kësaj përmbledhje me vjersha. Edhe ky vëllim poetik me larushinë motivoje dhe tematike të këtij rangu, do të pasurojnë krijimtarinë letrare tek ne dhe shpresojmë se do jetë cytje për autorin për krijime tjera letrare suksese.

Veprat e Currit rrezatojnë vlera të rëndësishme në rrafshin edukativ, arsimor, estetik e stilistik   

Image
Bota fëmijërore është mjaft komplekse dhe si e tillë karakterizohet me ngjarje të shumta në librin “Në kraharor të gjyshit”

Në fjalën e recensentit Zymer Mehanit  kushtua promovimit e librit të dytë me titullin”Në kraharor të gjyshit” në mes tjerat thuhet:” Emri i shkrimtarit Fadil H. Curri sigurisht se është i njohur për lexuesit tanë me një bagazh të gjerë veprash zhanresh të ndryshme, si poezi, publicistikë, kritikë letrare e të tjera, e tash në këtë  vëllimin  po na rishfaqet edhe si poet i letërsisë për fëmijë. Veprat e këtij shkrimtari rrezatojnë vlera të rëndësishme në rrafshin edukativ, arsimor, imagjinatë, estetik e stilistik etj. etj. Poeti i talentuar z. Fadil H. Curri po dëshmohet i suksesshëm edhe në fushën e trajtimit të temave, të motiveve, të dukurive e fenomeneve dhe të ngjarjeve që kanë të bëjnë me botën komplekse të fëmijëve, të cilën ka arritur ta paraqesë me vargje poetike cilësore, krijime që shquhen me vërtetësi të artit të përsosur. Bota fëmijërore është mjaft komplekse dhe si e tillë karakterizohet me ngjarje të shumta dhe nga më të ndryshmet. E shumë ngjarje këso fare poeti Fadil H. Curri tha në fjalën e tij Mehani me stilin e tij të veçantë, me vullnet dhe admirim për fëmijët i ka trajtuar bukur e me plot frymëzim në vëllimin poetik “Në kraharor të gjyshit”.Poezitë e këtij poeti, kësaj radhe janë vargje për kushtuese për nipa e mbesa, fatkeqësisht të lindur në mërgim, për botën e tyre, ëndrrat, dëshirat e mallin që poeti ndjen. Në poezitë e poetit Fadil H. Curri, vërtet fëmijët, (nipat dhe mbesat e tij) kanë karaktere të shëndosha me vlera të mëdha, të ushqyera edhe me dashuri princore e gjyshërore, me të cilën ata do të rriten prore. Poeti Fadil H. Curri ka arritur të pasqyrojë në shumë aspekte botën e tij shpirtërore e ndiejna, mendore e imagjinatave për fëmijët e fëmijëve të tij, duke i paraqitur në vargje ndjenjat e gjyshit, të çiltra, shpirtërore, me dëlirësi e zemërgjerësi etj. Fadil H Curri, edhe me vëllimin poetik “Në kraharor të gjyshit” e ka dëshmuar prirjen dhe zotësinë prej krijuesi në trajtimin e temave e motiveve të rëndësishme për fëmijë dhe botën e tyre.                                                                                                    

Vetë subjekti i poezive të vëllimit flet jo vetëm për rinovimin e aftësive të poetit dhe për ngritjen e tij të sigurte prej artisti nga vëllimi në vëllim, por edhe për përkushtimin e kujdesin e treguar për shprehjen koncize, me të cilën di ta bëjë konceptimin maksimal të mendimeve e ngjarjeve dhe kapjen e aspekteve të veçanta të jetës, që janë karakteristike në të menduarit dhe imagjinatën e fëmijëve. Pikërisht kjo mënyrë e trajtimit të reales të gërshetuar kaq bukur edhe me fantastiken, u siguron poezive të  Currit jetëgjatësi dhe ua shton edhe më shumë vlerën, gjë që dëshmon vendos shemërinë dhe seriozitetin e vazhdueshëm të autorit për t`u falë fëmijëve krijime artistike me përmbajtje të rëndësishme ideo-edukative. Poezitë e poetit Fadil H. Curri i përshkon një larushi motivesh dhe tematikash. Vëllimit poetik “Në kraharor të gjyshit” të poetit Fadil  Curri vlerën ia shton edhe gjuha e pastër që është përdorur, fjalori i thjeshtë, por i kuptueshëm për fëmijët, si dhe elementet tjera teorik-letrare, siç janë stili, motivet, mesazhet, tematikat, figuracioni poetik, rinimi dhe metri i vargjeve. Po ashtu librit i japin vlerë edhe fotot që janë gërshetuar për mrekulli me vargjet. Shkrimtari, poeti dhe publicisti Fadil H. Curri  shquhet edhe për vështrime kritiko-letrare- gjë e cila shihet në katërmbëdhjetë veprat e tij të botuara deri me tani. Veprat letrare të botuara të këtij shkrimtari dhe poetit të vyeshëm gjerë me tani është dalluar edhe si  redaktor i librit,’’ Flas me Sandokanin’’. Është recensent i librit, me titullin’’ Rezalla në rrugëtim lirie’’. i librit,’’ Yje të qiellit tim’’,  recensent i librit,’’ Jeton Gona,  N’ zemrat tona. Është përfshirë me poezitë e tij, në mbi njëzë e pesë antologji letrare, poezi  e këtij  autorit janë të përkthyera në gjuhen angleze dhe norvegjeze. Ishte natarë i Shoqatës së Shkrimtarëve,’’ Fahri Fazliu’’, në Kastriot. Tani është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Image
Emri i shkrimtarit Fadil H. Curri është i njohur për lexuesit me këtë bagazh prej katërmbëdhjetë veprash zhanresh të ndryshme, si poezi, publicistikë, kritikë letrare e të tjera
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat