Edhe në romanin “Psycho” lufta e UÇK-së ishte e pastër

Libra

Edhe në romanin “Psycho” lufta e UÇK-së ishte e pastër

Nga: Ilir Muharremi Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:13
Kopertina e librit

Këto ditë u bë bujë rreth deklaratës së historianit të njohur Jusuf Buxhovi i cili tha se lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër. Mirëpo, në romanin e njohur “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi, lufta e UÇK-së del shumë e pastër. Vetëm se në roman përmendet që do të ishte mirë të vinte një njeri si Papa t’i qetësonte gjakrat mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ja në vazhdim po ju sjellim një fragment nga romani.

ditë teksa rrinim në një tendë, nga i ftohti i madh kishim ndezur një zjarr, ishin edhe njëzetë burra të tjerë aty, që dëgjonim mallkimet e atij djaloshi. Ai na vështronte shumë i hutuar. Gjoksin e kishte të mbuluar nga djersa, gjithmonë thoshte se duhet të përfundojë kjo, pastaj të vijë një njëri i mirë si Papa, i cili nuk do anonte as nga njëra palë e as nga tjetra, do përkrahte drejtësinë e njerëzimit zonjë. Të lutej si për shqiptarët ashtu edhe për serbët. Të kryhej sa më shpejt kjo luftë e poshtër. Djaloshi gjithmonë përsëriste, të kryhet kjo luftë sa më shpejt që është e mundur. Sa herë që na ngulte sytë i kishte të humbur dhe vazhdimisht tunde kokën. Një ditë ngriti zërin dhe u deklarua në sytë e plotëve. Kishte pak qetësi, e vëreja teksa fliste. “Njëri prej nesh duhet të marrë vuajtjet e të gjithëve”, pohoi. . Të paktën ne bënim luftën e pastër zonjë. Sikurse edhe serbët mendonin të njëjtën. Ata vrisnin të tanët, dhe ne vrisnin të tyret. Si në çdo ushtri kishte xhelozi edhe aty, politikë, secili mbante afër shokët e vet, në fakt të gjithë përpiqeshim në sy të armikut të bëheshim një zonjë. Unë i mbaja të mitë, kurse në front ishim krejt vëllezër.”

Ky roman është fitues edhe i çmimit si romani më i mirë i vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat