Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o vdekje!

Libra

Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o vdekje!

Nga: Leonora Berisha Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:23
Kopertina e librit

Në  këtë  libër janë shkruar shumë  matriale, kumtesa, dokumenta,  dëshmi nga shumë       studiues të trojeve etnike shqiptarë  dhe nga diaspora, për një figurë  të  madhe atdhetarë      të  kombit tonë  Imzot Nikollë Kaçorri і cili dha një  kontribut të   madh kur u bë  shpallja e pavarësisë  së Shqipërisë. Ky libër u botua me rastin e 155 vjetorin e lindjes së Imzot Kaçorrit dhe me 100 vjetorin e shkuarjes  së  tij në  amshim, duke u mbajtur një  session shkencor në Durrës me datën 3 qershor 2017.  Në  këtë  libër janë botuar të  gjitha shkrimet e rreth 20 studiusve që   morën pjesë në  këtë  sesion shkencor,  ku të gjithë   temat e tyre ishin përkushtuar jashtëzakonisht shumë   për këtë  personalitet të       shquar shqiptar, me perfundimin e leximit të  këtij libri menjëherë  kuptojmë       rëndësinë e madhe që ka ky libër për historinë shqiptare, ku janë paraqitur shumë   tema interesante dhe të  analizuara shumë  mirë  në  këndvështrime të  reja,  duke sjellur fakte të  reja për historiografinë shqiptare  të kësaj figure historike.

Ajo që  e bënë  edhe me të  veçantë  këtë libër është  mënyra e trajtimit të  temave  të ndryshme  për Imzot Nikollë Kaçorrin, duke filluar nga jeta dhe veprimtaria e Kaçorrit në kuvendet Kombëtare,  kontributin e tij në       themelet e shtetit shqiptarë,  pastaj veprimtarinë e tij si klerik katolik dhe si atdhetar і shquar,  po ashtu në  këtë      libër paraqitet nga studius  të tjerë roli і imzot Kaçorrit në qeverinë e Vlorës, memorandum і Dom Nikollë  Kaçorrit dhe atdhetarve të tjerë dërguar mbretit dhe perandorit të       Austro˗Hungarisë Franz Jozefit e deri tek përjetësimi і tij në këngët popullore shqiptare, duke na bërë me dije kontributin e madh të Imzot Nikollë  Kaçorrit për themelimin e shtetit shqiptarë,  si dhe në këtë libër flitet edhe për përkujtimin dinjëtoz të  imzot Kaçorrit pasi që shteti shqiptarë e priti më heshtje ardhje e eshtrave të tij në  Shqipëri dhe në fund të       këtij libri janë  vendosur edhe disa fotografi të të gjithë  pjesëmarrsëve në  sesioni shkencor në  Durrës. Tani do të shkruajë disa të  dhëna kryesore për jetën dhe veprimtarinë e të       madhit Imzot Nikollë Kaçorrit të marrura nga ky libër і cili ka vlera artistike që  e pasurojnë      historinë   shqipe.

İMZOT NIKOLLË KAÇORRI˗ Lindi në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862 i cili rridhte nga një familje me besim të përzier nga babi katolik dhe nga nëna myslimane, ku falë zgjuarsisë dhe dëshirës për tʹu shkolluar, Nikolla і vogël ra në sy të arkipeshkvit të Durrësit në atë kohë, і cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshatar. Me 1884 mbaroi  studimet filozofike˗teologjike për meshatar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturën, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve.Ai ishte sekretar і Arqipeshkëvisë së Durrësit, ku shërbeu për njëzet vjet, Imzot Kaçorri ishte edhe ndër të parët që merrë pjesë në organizimin e shoqërive patriotike si “Vllaznia“,“Bashkimi“ ku atje takoheshin intelektualet më zë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me Abdi Toptanin dhe Mustafa Merlikën, duke pasur si problem primar rilindjen e Shqipërisë,arsimimin e shqiptarëve etj. Kaçorri mori pjesë edhe në shumë kongrese të tjera si në Kongresin e Manastirit, pastaj në Kongresin Kombëtar të Elbasanit, edhe pse i ndjekur ky personalitet asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me çetat kryengritëse. Në nëntor të vitit 1912 si delegat i Durrësit mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri῎. Në mbledhjen e 41 delegatëve që kishin mbërritur në Vlorë, atdhetari Nikollë Kaçorri ngrihet e thotë:

“Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur  o vdekje!῎

Këto thirrje u bënë himn për të gjithë pjesëmarrësit,dhe në këto moment mund të themi se del si figura  atdhetare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kaçorri emigroi në Austri ku qëndroi tri vjet në Vjenë deri sa vdiq më 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërushme,duke lënë amanetin për tʹiu kthyer eshtrat  e tij në Shqipërinë e tij të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat