Mesazhi filozoifik në rromanin e Muharrem Kurtit, ”Jeta e rrënojave”

Libra

Mesazhi filozoifik në rromanin e Muharrem Kurtit, ”Jeta e rrënojave”

Nga: Tahir Bezhani Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:51
Tahir Bezhani

Krijuesi nga Gjakova,z. Muharrem Kurti,tani është një emër i theksuar në letrat shqipe,  një poe i spikatur dhe romansier i dalluar me temat e përditshmërisë sonë, të kohës dje e sot, si në  prozë ashtu edhe në poezi. Ky autor, kohë të gjatë bartë në vete historinë e dhimshme të popullit që i përket, vuajtet e mësuara e të përjetuara që në moshë të re, të cilat, tani janë shndërruar në art të mirëfillt, si reflesion dhe filozofi letrare, ku lexuesi e gjenë vetën e tij brenda këtsaj filozofije shoqërore.Në të vërtetë, ka ca gjëra që krijuesin Muharrem Kurti e bëjnë si të veçant nga emra tjerë, sepse ka një stil krijuesi ndyshe nga të tjerë, një  diapazon të njohurive të përgjithshme letrare,njeh mirë psikologjinë e popullit dhe traditat, ka një shpirt të ndjeshëm prej artisti e krijuesi, ku reflesionet e filozoifisë përsonale, shpërthejnë fuqishëm  dhe  gama e tyre frymëzuese është depërtuese, universale, optimiste në kapërcimin e  barierave jetësore. E gjithë kjo filozofi  krijuese ka shtrirje  në tema të nduar-duarta, atraktive dhe përmbajtësore,ku lexuesi,padyshim se e kerkon krijimin e këtij poeti e prozatori të mirëfillt.

Tani, me përvojen e gjatë krijuese e jetësore, si profesor dhe njohës i mirë i letërsisë shqipe, z.Kurti njihet nga lexuesit me temat e tij  bashkohore e tërheqëse për gjitha moshat. Temat që e dominojnë krijimtarinë e këtij krijuesi janë; dhimbja, dashuria, motivet sociale, marrëdhënjet ndërnjerëzore të kolektivitetit, por ka edhe tema të nxehta të politikës së shtrembëruar. Në këtë kuptim mban qëndrimin e një opozitari të rrespektuar.Nga gjitha këto, çdo herë, na e rrëfenë kohezionin e largpamësisë si udhërrëm për dalje nga situatat e ngërqruara, të zbehura.....

Këto që u thanë më sipër, mund t’i lexojmë në romanin e tij më të rij,”Jeta e rrënojave”,botuar në maj të këtij viti. Që në fillim të hapjës së librit për lexim, ndeshemi me temën përvluese të luftës,e cila mbolli dhimbjen  në palcë,varfërinë,duke shkretëruar çdo gjë në tokën e durimeve historike. Në pëlcitjen e gjithë atyre dhimbjeve e përjetimeve, z.Kurti, me fantazinë dhe filozofinë krijuese, na jep tabllo jete e shprese edhe kur je në fund të durimit ekzistues.

Në shtjellimin e ngjarjës në rroman,  z.Kurti, përmes dy protagonistëve kryesorë, shtjellon tërë ngjarjen,duke ua ngarkuar tërsinë e peshës, situaten në dy kahje: në një anë qëndron Rean Urti,i mbijetuari i tërmetit dhe i fatkeqsisë familjare  e njerëzore; ndërsa nga ana tjetër, na sjellë Svetllana Vukmiroviqin, përsonalitetin  e ngjarjeve negative, e cila gjatë luftës në Kosovë,ka vrarë e djeg,ka bënë gjitha të kqiat që mundshme,si një oficere e lartë e ushtrisë okupatore serbe. Ajo,ka vrarë edhe familjen e Rean Urtit,vëllan Ilirin,motrën etj. Por ma në fund,mbetët fillikat e vetmuar,nga se edhe asaj i vritën të gjithë në luftë,e gjithë familja e farefisi i Svetllanës.

Në këtë situatë të krijuar, z. Kurti, me imagjinaten e tij, krijon baraspeshën e   luftës,  si dukuri, si hegjemonizëm shtetërorë i trashigimisë  serbe,  nuk sjellë asnjë  të mirë as për vet popullin Serb, pos skamjës, varfërisë e shumë të kqijave  tjera. Në fakt autori në libër situaten pas shkatrrimeve nga lufta e quan simbolikisht tërmet, sepse në këtë mënyrë identifikon vet ashpërsinë luftarake të Sërbisë ndaj shqiptarëve, një populli  pa armatin,numërikisht më i vogël. Por, ven në spikamë, qëndresen historike luftarake, si provë  nërpër shekuj në mbrojtje të tokave të veta.

Në ato momente të jetës në rrënoja të protagonistit në liber,Rean Urti,në një mbrëmje të ftoftë,me borë e acar,në shtëpi gjysëm gërmadhë,troket në derë përsoni i panjhur, duke kërkuar shpëtim. Është Svetllana,e mbetur nën mëshirën e stuhisë së acartë dhe egërsirave të malit, kur kërkoi ndihmë tek Rean Urti. Ai pa hezitim,e pranon brenda,e ushqen,e ndihmon  në ato kushte që vet, duke mos e ironizuar për asnjë çast kombësinë dhe bëmat e saj.

 Gjatë ditëve në vijim,ajo ia rrëfen luften e dirigjuar nga një sistem i egër ndaj popullit shqiptarë, me synime për ta zhbë nga faqja e dheut. Të gjitha, të gjitha ia tregon, pos rastin se si ia kishte vrarë vëllanë e ç’njerzuar motrën me paramilitarë serb ,nuk  ia kishte tregaur. Me gjestet humane e tepë njerëzore, Rean Urti, nuk donte të dëgjonte asgjë nga lufta, për ta lënë si të kaluar dhe për të mbijetuar në ato rrethana gërmadhore që ua kishte sjellë lufta teper e pa pastër e kreut të Sërbisë.

Duke parë çdo ditë,duke komunikuar mes veti në një shtëpi gjysmë të rrenuar,mes tyre ndizen xixat e dashurisë,ndizen epshet e arsyeshme në mes dy gjinive të kundërta. Rean Urti nuk i lutet për dashuri,por as nuk e kundërshtonte bukurinë e një sllavje që çmend në shtrat,e që rrezon pamja e saj. Kështu një natë,Svetllana,humb durimin dhe i futet në krevat Rean Urtit, ku pastaj lindë një dashuri . Reani imagjinonte ish bashkëshortën e tij, Dinorën e bukur,me të cilën kishte krijuar familjeën,ndërtuar jetën, por çdo gjë ia rrënoi lufta...

Svetllana për çdo ditë duke e parë se Reani shte i sinqert,i bukur,i edukuar,me gjitha karakteristikat njerëzore,veten e ndiente shumë keq nga brenda,dhe në heshtje namte veten me fjalët:” Zot më fal,edhe pse nuk e meritoj! Kam vrarë shqiptarë të pafajshëm madje edhe fëmijë! Sikur po u vjen era gjak duarve të mija!....” Autori i librit “Jeta e Rrënojave”,z. Muharrem Kurti,me një dije prej prozatori të spikatur,me pak fjalë na jep shumë kuptime në aspektin diverziv te të menduarit për  luftën,inspiruesit e fajtorët e saj dhe krimet e kryera. Ndërsa Reani,reagon ndryshe,jo duke folur me veten,por haptazi: “të gëzojmë dashurinë tonë të sapolindur me kaq bukuri! Ta lëmë hasmërinë prapa,edhe krimet,sado na dhëmbin,se plagët nuk ndreqin gjë.”Me dy këtyre opsioneve,mes nemës së vetvetës dhe dëshirës për ndërtimin e së resë (kur ka mundësi), reflektohen dy botë të ndryshme: ate që kryesi duhet të pendohet për bëmat e veta kriminale, ndërsa viktima, të jetë humane dhe të falë faje, për një  jetë  të re mes botës së qytetërua.

Autori Muharrem Kurti,me  motivin e shtjelluar në këtë vepër,na del jo vetëm se një mjeshtër i prozës, por lozë rrolin e prezentimit të humanizmit nga një popull viktë,një humanizëm i lindur në palcën e kombit të tij. Këtë virtyt e gëdhend nga faqja njerëzore, jo nga frika, siç mund të paramendojë dikush. Shumë shkrimtarë me renome kanë trajtuar këso temash në botë e Evropë, bile edhe Nobelista, si Imre Kertes etj. Do merrja guximin të them se këto ide, mund të jenë edhe si një platformë maredhënjesh mes njerzëve e shteteve.

Dy çenje njerëzore, në rrethana të papritura, iu dorzuan dashurisë dhe fatit në jetën e rrenojave, si befasi dhe detyrim jete...Pas një kohe dashuri e thelluar mes dy fateve njerëzore, si produkt jep lindjen e një fëmije. Të dy të dashuruarit kanë mirëkuptim edhe për emërimin e fëmijës.  Pas shumë kohe, një ekspeditë e Kryqit të Kuq ndërkombëtarë, përmes helikoipterit, heton jetesën e vetme në atë rreth, të dy përsonave me kombësi të ndryshme. Befasohen së tepërmi për mënyren se si ia kanë dalë me jetën,befasohen ma tepër për dashurinë mes tyre kur dihet se gjitha ato gërmadha ishin shkaktuar nga barbaria serbe. Përsoneli i Kryqit të Kuq ,e  merr anash dhe pyet Svetllanen se “a mos ishte e grabit dhe  shantazhuar nga ky përson”,por ajo regaon ashpër e kategorikisht se “e don shume,si jetën e vet!...” Me të parë se ishte ofruar koha e lindjës së fëmijës,e marin Svetllanen me helikopter dhe e dërgojnë në veri të Mitrovicës për lindje. Pas lindjës, Reani tenton ta vizitojë ,por nuk e lënë ndërkomëtarët. Duke trajtuar atë pjesë të Kosovës si “zonë neutral” edhe me shërbime spitalore serbe,asesi nuk e lejojnë Reanin ta vizitojë bashkëshorten Svetlla Vukmiroviqin dhe birin e sapolindur. Arsyetimi i përsonelit spitalor-serb ishte se nuk kanë kunorizim dhe se për fëijën duhet të konstatohet atësia përmes ADN-së.....

Pse kërkohet ADEN-ja e atësisë?......

Tema e trajtuara dhe stili bashkohorë me modernitetin prozaik të z.Kurti, na bëjnë të shkojmë më tej në filozofinë e këtij apsurditeti. Pra,duke e njohur prozën dhe poezinë e  këtij autori,mendoj se ADEN-ja nuk paraqet thjeshtë identifikimin e një atësie ,por ma thellë se kaq, identitetin e regjionit të Mitrovicës veriore për të cilën,populli Serb,qe njëzet vite, imagjinon përherë konflikte ,krime kërcnime, shantazhime e pasiguri. E gjitha këjo si shtrojerë për bisedime,për përfitime të tokave të huaja......

Krejt në fund, romani i z. Kurti”Jeta e Rrënojave”,na vjen si një sihariq i kohës, për ta njohur një periudhë të mbushur sakrifica për një jetë të lirë,pa hasmëri. Pos kësaj,z.Kurti paraqet një humanizëm si kapital i kombit të tij,i cili nuk është agresorë,hakmarrës,uzurpues i tokave të huaja,nuk ka prirje kriminale luftarake ndaj askujt. Mirëfilli tregon humanizmin e gadishmërinë si për luftë mbrojtje,si për paqë të ndershme mes njerëzve,njerëzorës.

Kjo vepër është një pasuri për gjeneratat,pasuri për bibliotekat shkollore e universitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat