Doli nga shtypi libri i radhës i autores Naxhije Doçi, me titull “Jeh motesh”

Libra

Doli nga shtypi libri i radhës i autores Naxhije Doçi, me titull “Jeh motesh”

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:32
Kopertina e librit

Libri ka 129 faqe dhe është i ndarë në katër Nënkapituj: 1.Dritë mbi stuhitë, 2.Plisbardhët e tokës sime perlë, 3. Etje vargu për vende e kënde, 4.Ndjenjësi me dehje muze”. 

-Në librin “Jeh motesh” një numër poezish janë me motive atdhedashurie, kryesisht për disa ngjarje të rëndësishme historike-kombëtare, si edhe për disa figura të dalluara, që me veprën dhe jetën e tyre kanë zënë vend krenarie në histori. Pjesa tjetër e poezive janë me motive përshkruese për vende e kënde inspirimi për autoren,si edhe poezitë ndjenjësore për jetën nëpër kohë.

-Redaktor dhe recensues i librit “Jeh motesh” është Prof. Prend BUZHALA. Vlerësimi me përkushtim i poetit dhe krijuesit fjalë-artë, Prend BUZHALA i ka dhënë sqarim të thukët esencës kuptimore dhe përmbajtësore të librit. Them lirisht se i ka shtuar edhe rrëzëllim arti librit. Mbi bazën e kësaj edhe falënderimi im për të ka nyansat e artit, rrjedh si gurrat e bardha.

-Falënderoj edhe të gjithë kontribuesit të tjerë në libër: Lektura - Prof Dr. Rexhep Doçi, Kopërtina: Piktori-Idriz Berisha, Realizimi kompjuterik-Prof. Dr. Ilir Doçi, Disejni-Taulant Berisha.

-Falënderoj edhe Shtëpinë Botuese “ LENA” dhe Shtypshkronjën “LENA GRAPHIC DESIGN”, në Prishtinë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat