Doli libri i ri i autorit Gjon Keka Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane

Libra

Doli libri i ri i autorit Gjon Keka Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:16
Libri

I bindur se Emri dhe të bëmat e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë dëgjuar edhe në vendet më të thella të botës, madje mund të them edhe tek popullësia indigjene si dhe në të gjitha skajet e Universit.

Prandaj ,nuk do të ndalem te kjo se si arriti figura e Gjergj Kastriotit në literaturën Lituane ,sepse kjo tanim është një realitet ,jo vetëm për përfshirjen e tij dhe figurës së tij në këtë pjesë të Europës ,por edhe për pushtimin nga kjo figurë në literaturën e përgjithshme europiane dhe botërore.

Si arriti që figura e Gjergj Kastriotit t'i pushtoj mendjet dhe zemrat e shumë popujve dhe shkrimtarëve e historianëve ?!

Ndikimi i kësaj figure mbikohore dhe përfshrija në Literaturën e shumë kombeve e popujve tregon se ky personalitet dhe shpirti i tij e vizioni i ka prekur popujt dhe kombet e autorët që ta vendosin atë brenda vëmendjes dhe referencës së Literaturës së tyre ,respektivisht Literaturës europiane të kombeve të ndryshme.

Sidoqoftë,është e rëndësishme që kjo figurë është trajtuar dhe e njohur edhe në literaturën e popullit Lituan. Kjo për faktin se duke ditur që ky vend gjendet jo edhe aq afër Arbërisë ,megjithkëtë emri i kryezotit të Arbërisë dhe të bëmave të tij kanë mbërri atje dhe tanim e ka vendin e tij në Literaturën Lituane. Këtu në këtë libër i ofrohet për herë të parë vepra që është shkruar në gjuhën Lituane për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun ,vepër këtë që autori e ka gjetë gjatë hulumtimeve mbi figurën e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.(Pjesë nga parathënia e librit)
Libri është botuar nga Shtëpia botuese „Hieronimus“ ,dhe shtypi Shtypshkronja „Lena Grafik“.Poashtu librin mund ta gjeni në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini -Toena në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat