„Ushtari Astrit Suli“ - një roman nga Arber Shabanaj - prolog

Libra

„Ushtari Astrit Suli“ - një roman nga Arber Shabanaj - prolog

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:04
Ushtari Astrit Suli

Unë në këtë roman interpretoi kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, „krejtësisht të pamaskuara“, pra muashtu siedhe kanë ndodhur, të ja sjellë lexuesit para syve. Këtu rrëfehet mbi përjetimet nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri më 1999.

Sidomos ata, të cilët thurin urrejtje të pabaza dhe antipati kontraproduktive kundër shqiptarëve, ata që janë në gjendje, Shqipërinë, kështu e ashtu t‘a dojnë dhe të cilët janë të interesuar në faktet deri më tani fare pakë të ditura, i ftoi përzemërsishtë, të e lexojnë veprën time.

Unë u përndjeka atëbotë nga dhuna e regjimit sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani, në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu, pra në siguri. Mirëpo nuk më lënte kurrësesi të qetë vetëdija e ime përsonale dhe kombëtare, nëse nuk do të mirrja pjesë - krahë për krahë me bashkëkombasit e mi -, në luftën çlirimtare.

Për shkak të kualifikimit dhe përvojës time në sferën ushtarake - të cilat unë, sikurse edhe të gjithë kosovarët e tjerë, atëbotë gjatë shërbimit ushtarak dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm në armaten e agresorit i realizova -, mua m‘u desht të e kryejë detyren time si epror ushtarak, sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte, në mënyrë që ushtarët e mi, fare pakë apo hiqë të pregatitur, t’i mësoja dhe sa më mirë për frontin e luftës t’i pregatisja.

Shumëçka na mungonte në luftë. Ne nuk ishim akoma me bukë dhe me ujë të furnizuar, e lëre më me pasisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë ne ishim të fokusuar në vendimin tonë të patjetërsueshëm - për një Kosovë të lirë -, të luftojnë kundër okupatorit.

Në këtë vepër unë mundohem, që lexuesit të ja afroi të merë pjesë në mendimet dhe ndjenjat e mia si oficer, si përgjegjës i këtyre njerërzve të rinjë në moshë. Si një protagonist nga këta luftëtarë të guximshëm të lirisë, të cilët ishin nën besueshmërinë e komandës time, ju prezentoj ushtarin Astrit Suli.

Ai e përbënte „pjesën tjetër“ të ushtarit, i cili kishte për detyrë të zbatoi urdhërat ushtarake dhe luftarake, siedhe njëkohësishtë të heroit të njëhershëm.

Muashtu sikurse ai, edhe shumë të rinjë të tjerë, edhe jetën e tyre e lanë për çlirimin e atdheut të tyre dhe atë, nën kushtet më mizore, të cilat njeriu vetvetës mundet të ja imagjinoi.

Në pjesën e parë të romanit tim e përshkruajë, se si unë - me dijen dhe vetëdijen time më të lartë - mundohesha, që bashkëluftëtarët e mi për aktin e luftës sa më mirë të i pregatisja.

Në pjesën e dytë ja afori lexuesit ngjarjet e tmerrshme të luftës, nga vija e frontit, para syve. Nuk e kishim vetëm detyren herkulese që armaten e okupatorit -, e cila ne pothuajse në duar të veta na kishte - ta e luftonim, por ne edhe nga eprorët tonë më të lartë ushtarak u tradhëtuam, ata të cilët vetën e tyre si sindrom patollogjik me „komandantë“ e vetëtitullonin. Si pasojë, ç’do furnizim u pezullua dhe nuk u realizua dot. Si rezultat i asajë dukurie fort negative, luftëtarët e lirisë nuk kishin as se çfarë të hanin e as të pinin, përderisa, papralelishtë dhe në të njëjtë kohë, „komandantët“ e vetëçuajtur dhe analfabetë një jetë relativisht të mirë dhe të begatshme e kalonin.

Disa ushtarë plagosen, besa duhet edhe jetën e tyre të e humbin, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej garnatahedhjeve të vetë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, togu i të cilëve ndodhej nën komandën e protagonistëve të porsacekur, të pakualifikuar.

Unë e trajtoj si detyën time sublime, që këtë faqe nga ajo luftë aq e tmerrshme lexuesit të interesuar dhe vigjilent para syve të ja sjellë dhe përmes këtu edhe publikishtë të ja dëshmoi. Këtë unë jua kamë „me borxh“ atyre që e kanë mbijetuar luftën e sidomos atyre që ranë në luftë për liri - e në veçanshmëri familjeve të dëshmorëve. Prandaj ato ngjarje tronditëse e të tmerrshme të luftës, nxjerren nga të gjitha anët në sheshin e dritës dhe këto dokumentohen për botën pasuese.

Kjo është një vepër e mrekullueshme, e cila përgjatë leximit shumë momente rrënqethëse e ndjenja të fuqishme me vete sjellë, poashtu edhe këtë apo atë njohuri sublime e kapitale e reprezenton! Unë i lejoi vetës time që, këtë vepër nga unë, sejcilit në zemër të ja adresoi!

Libri në fjalë është botuar në gjuhën Gjermane dhe mund të porositet përmes `buchhandel.de´ (Thalia, Amazon). Përzemërsishtë ju falemnderoi!

Der Soldat Astrit Suli

Roman / Neu

Arber Shabanaj

Taschenbuch

450 Seiten

ISBN-10: 169-5-86612-6

ISBN-13: 978-1695-86612-6

Verlag: Kindle / Independently published (28. Sptember 2019)

19,25 EUR

Erscheinungsdatum: 28.09.2019

Sprache: Deutsch

P.S.:

Ç’farë më brengosë shumë, është fakti se - edhe përmbi heroin e kombit, Astrit Sulin, i cili gjithë kohës, poashtu edhe në frontin e tmerrshëm të asajë lufte ushtari im ishte -, kandidatë të ndryshëm të imagjinuar e difuzë, i lejojnë vetës të fabulizojnë tekste, këto të cilat askund farën e së vërtetës nuk e kanë. Kështuqë një ish-ushtar i thjeshtë - këtë të cilin unë, me qëllimin për t’ja ruajtur jetën, në frontin e luftës, e mora, e bashkangjita dhe e integrova në strukturen e togut t‘im (në kontinuitet-të kompanisë t’ime) të luftës, këtë ushtarë, të cilin e kishte braktisur „komandanti i vetë i shpifur“ atëbotë, sepse atë e kishte marë gjumi në bjeshkët e Pashtrikut, meqenëse edhe alkoholi i tepruar e ka bërë të vetën -, i lejon vetës së vetë, të thurë e të botojë në gazetë legjenda e informacione shumë të pavërteta përmbi princin e guximit, përmbi zotëriun e ndjerë, përmbi heroin A. Sulin!

Popujt që kanë traditë shtetëformuese nuk e kishin toleruar të pavërtetën e atillë. Shtetet kompakte, në të cilat respektohet ligji dhe regullat ligjore, me siguri se trillimet e atilla shumë të pavërteta, evazive, do të i kishin paditur dhe përndjekur penalishtë. Sepse heroi i bukur e fort i guximshëm, Astrit Suli, ka vuajtur shumë më tepër nga disa `shqipfolës me prejardhje kosovare´, sesa nga vetë armiku.

Unë çuhem Arber Shabanaj dhe isha eprori i parë-kryesorë-direkt dhe i autorizuar - në vijen dhe frontin e Luftës së Kosovës -, i heroi të rënë në luftë, për lirinë e Kosovës,i Astrit Sulit.

Kështuqë unë, si epror i parë dhe më i afërmi i Astrit Sulit, nga fronti i asajë lufte të egër dhe të kobshme, themeloi dhe dëshmoi - me dijen dhe vetëdijen t’ime më sublime, me përvojen luftarake dhe kualifikimet e mia ushtarake dhe duke u bazuar në arkivin-sekretin ushtarak nga fronti i luftës -, më sa vijon; se heroin e madhë të sipërcekur shumë më tepër e kanë dëmtuar `komandantët analfabetë e të shpifur, shqipfolës, me prejardhje kosovare´, sesa vetë armiku i përbetuar shka këtë arriti ta e bëjë. Dhe ju apeloi të gjithë atyre „kriminelëve të lapsave e të tavolinave“, që të pushojnë tanimë menjëherë me gënjeshtra dhe fabula, të mos e etiketojnë e ofendojnë ish-luftëtarin t’im, heroin Astrit Sulin. Ai nuk është i vdekur, meqenëse jamë unë gjallë.

 Dhe ju siguroi, se nuk do të heshtë më, por do t’ju kundërvihem protagonistëve të atillë (të cilët agojnë si hije të zeza, apo si `këpurdhat e helmueshme mbas rrebeshit´), të cilët i japin vetës së vetë të drejtën, besa edhe emrin t’im të e cekin nëpër shënimet e tyre me gabime të panumërta gjuhësore dhe me drejtëshkrim deformues kontraproduktiv. Të e lejnë intrigën e shkrimit dhe të pushojnë menjëherë me turpin e tyre dezinformativ të deritanishëm. Ata të cilët e kanë „parë luftën nga transheja e tyre“, të cilët as kokën nuk mundnin të e ngrisnin lartë, nga paniku e papërvoja ushtarako-luftarake, të cilëve unë ju shpëtova prapan… e edhe jetën… Të atillët e kanë marë sot - në emër të anarkisë, të forcës e të korrupcionit - të drejtën të raportojnë nëpër portale e gazeta dështarake, përmbi atë akt kapital lufte, të cilin n’tvërtetë s’e kanë parë dhe nuk e kanë kuptuar fare. Do të bëjë ç’mos, që ta e ruajë dinjitetin dhe integritetin e luftëtarit t’im të lirisë siedhe atë t’imin personal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat