Historiani Adem Derguti që me penën e tij të artë bëri histori për vendlindjen e tij, Bllacën

Libra

Historiani Adem Derguti që me penën e tij të artë bëri histori për vendlindjen e tij, Bllacën

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 tetor 2019 Në ora: 08:46
Kopertina e librit

Shumë libra te botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,që kanë kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro....Për 20 vjet 5500 eksemplarë-3400 ka ndarë gradisë. Po presin edhe dy libra tjera për botim; ''Shtypi për luftën e UÇK-së në komunën e Suharekës (1998-1999, dhe '' Shtypi ndër vite për arsimin në Komunën e Suharekës. Derisa kjo komunë nuk ka bërë asgjë,asnjëcentë dhe bashkëfshatarët e tij,në veqanti ata sadopak që kanë financuar, nuk jetonin në Bllacë,kahere ishin shpërngulur, dhe kështu këto dy libra që po presin financimin,autorit duhet ndihmuar,biles këto dy të fundit që po presin për tu botuar.

Kulla  Digë e Qëndresës Shqiptare (Ramë Bllaca ,1879-1917)

''Bllaca ka histori dhe herojn që na bëjnë krenarë ne dhe brezat që vijnë,ka personalitetet me rrezatim kombëtarë; Ali Bllaca,Fetah Hoxha- Bllaca, Ramë Bllaca,Qazim Bllaca., Asllan Fazlia,, Rizah Bllaca, dhe se fundi edhe UÇK-ja, kanë mbet gurë të rëndë në THemelet e Kosovës. Jamë krenar që jam përpjekë me shkrimet e mija modeste t'i përjetësoj personalitetet e tyre'',fillon kështu autori i librit të posa botuar, Ramë Bllaca.

Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohën shumë... Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë... Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës - Asllan Fazlia - kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK - ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çeshtjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çeshtje dite. UÇK - ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK - ja që i bindi edhe njëherë shëqiptarët se serbët i vret plumbi...

Çka e shtyri Adem Derkuti të shkruaj për vendlindjen e tij ,Bllacën?

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfaredolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Ndaj është ky shkaku që më dha guximin e duhur, të hulumtoj për një kohë të gjatë, e të mbledh material për një monografi të tillë që po ia përcjellim lexuesit. Vetëm me shpresën se po bëjmë një detyrë për Kosovën, se po shlyejmë një pjesë të borgjit që ia kemi, si çdokush tjetër. Si dhe me shpresën se do të mundemi, në këtë mënyrë, ta artikulojmë nderimin që kemi për burrat e mëdhenj e qëndrestarët e Bllacës, falë të cilëve nuk vdiq kurrë shpresa për liri, falë të cilëve jetojmë sot jo nën pushtue-sin serb. Se ato ditën ta mbajnë gjallë shqiptarinë.

Duke e çmuar si një lloj përmendore për të meritueshmit, si një përmendore që na thërret e na kujton të mos harrojmë, të mos harrojmë se harresa do të jetë gropa jonë e zezë që ka me na përpi, i japim udhë këtij libri, duke kërkuar nga lexuesi mirëkuptim. Mirëkuptim, pasi jo gjithshka është thënë. Se nuk qenka aq e lehtë sa e mendonim në fillim. Por, gjithkush e ka lejen të thotë e të shkruajë. Ne do të falenderonim ato që shohin e flasin për atë që është shkruar. E jo për atë që s'është thënë e shkruar. Veç e ndjejmë se ka vend që të shkruajnë e të flasin për Bllacën tonë të dashur edhe shumë të tjerë pas nesh.

Jo rastësisht populli ia kishte ngritë këngën

Ky Ramë Bllaca çka ka thënë

Hiq emza nuk mujë me dhënë

Shqiptarët n 'Turki nuk mujnë me shku

Pesëqind vjet me ta kem luftue...

Në memorien e bllacjanëve ka mbetur e pashlyer buajtja e Isa Boletinit në fshat të tyre me gjithë njerzit që mbante pas, me mushka të ngarkuara për luftë... Nga memoria e bllacjanëve nuk shlyhet Azem Galica që në një rast i kishte provokuar bllacjanët duke u thënë se kam ardhë më vra Ramë Bllacën. E bllacjanët i ishin përgjigjur se më para të vrasim ty se sa e vret ti Ramë Bllacën. Shumë bllacjanë e kanë treguar këtë ndodhi dhe e shprehnin se sa mirë i vinte Azem Galicës që bllacjanët e donin Ramën.

Shumë libra te botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,qe kane kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro.... Ky është kontributi i historianit Adem Derguti,dhe ai ende po shkruan dhe nuk ka te ndalun,dhe ne nuk na mbaten gjë tjetër vec t’i themi;FALEMINDERIT OOOO Adem Derguti,për punën e juaj të palodhshme.....

Të gjitha këto libra,dhe për punën e bërë  deri në botim.financimet ishin merramendëse.

''Tani. këto ditë,doli nga shtypi monografia e shtatë Ramë Bllaca. I falenderoj ata që kontribuan në botimin e librit: Rrahman Zeqiraj 200 euro, Misin Zekolli 200, Muhamet Bekteshi 200, Mehmet Sopaj 100, Shyqeri Suka 50, Gëzim Berisha 50, Hajriz Suka 50, Muharrem Mazreku 50.Të gjithë kërkuan që të mos u përmendet emri sepse siç thanë ata ne po kontribojmë për historinë e fshatit Bllacë. Dy monografitë tjera për luftën dhe arsimin në nivel komune do të botohen në nëntor. I falenderoj edhe ata që kontribuan për këto tri libra me dokumente e forma tjera. Mehmet Rukiqi, Salih Zogiani, Hajrush Guraziu, Mehmet Fangu, Shyqeri Suka, Milaim Lumi, Sabit Bajraktari, Muhamet Bekteshi, Ali Buzhala, Arditë Lumi, Nazmi Kyqyku, Reshar Suka etj.

Në veçanti e falenderoj Rexhep Shahun i cili ka kontribua në botimin e disa librave.Historia jonë vetëm në libra do të jetojë e mund të jetojë, pasi në varre në mbivendosim të rijtë mbi të vjetrit e nuk na mjafton toka për varre.Kur ne të jemi harruar, në libra do ta gjejnë të sotmen tonë, kohën tonë.

Shumë libra te botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,qe kane kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro....Për 20 vjet 5500 eksemlarë-3400 ka ndarë gradisë. Po presin edhe dy libra tjera për botim; ''Shtypi për luftën e UÇK-së në komunën e Suharekës (1998-1999, dhe '' Shtypi ndër vite për arsimin në Komunën e Suharekës.

Tani, ku jeni ju institucione të Komunës së Suharekës dhe të shtetit të Kosovës ,ministrit e Kulturës,që nuk po financioni asnjë lekë për historianin Adem Derguti,i cili me një pension mban 4 anëtarë familjes...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat