Për Skënderbeun nga këndvështrimi i historiografisë zvicerane ...

Libra

Për Skënderbeun nga këndvështrimi i historiografisë zvicerane ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:19
Pamje nga lokalet ku promovua libri kushtua “Skënderbeut në historiografinë Zvicerane

Në promovimeve e kësaj monografie te cilat këto ditë u mbajtën në pranin e shumë dashamireve të librit dhe pjesëmarrësve të tjerë në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë, në Zvicër, në Francë dhe në Gjermani fituesi i çmimit “Yjet e Arbërit” autorit Murat Ajvazi pas përfundimit të  studimeve të historisë në Prishtinë i vazhdoi studimet pasuniversitare, në degën e historisë ku e fitoi titullin magjistri në lëndën e historisë. Është anëtar i këshillit botues të revistës „Mirdita”, anëtar i kryesisë së Shoqatës të Krijuesve Shqiptarë në Zvicër dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me seli në Gjermani.

Konstatimi i përgjithshëm i të gjitha diskutimeve në këto promovime ishte : Ky studiues  në librin e tij me titullin “Skënderbeu në historiografinë Zvicerane” për lexuesit në trojet shqiptare dhe në diasporë solli për herë të parë të dhënat shkencore për Skënderbeun nga këndvështrimi i historiografisë zvicerane Ky studiues i historisë si u tha në këto promovime ka bërë një punë të madhe e të palodhur duke hedhur në dritë rezultatet dhe të dhënave empirike mjaft të rëndësishme për historinë shqiptare, të grumbulluara nga arkivat zvicerane lidhur me këndvështrimet e historiografisë  për Skënderbeun.

Të gjitha këto, ai ka arritur t’i përfshij në librin e tij të botuar më parë, me titull:Skënderbeu në historiografinë zvicerane”. Kjo temë studimore deri  më tani ka qenë e paprekur nga të tjerët studiues shqiptarë. Mirëpo, Ky historian i vyeshëm nuk e ka ndër mend të ndalet me kaq, ai është duke hulumtuar edhe ngjarje të tjera historike të rëndësishme që lidhen me kombin shqiptar. Të gjitha këto do ti  përfshij në vëllimet e radhës, të cilat në të ardhmen e afërt do e shohin me sy dritën e botimit. “Gjergj Kastrioti gjithmonë  ka qenë motiv frymëzimi dhe burim i pashtershmi atdhedashurisë shqiptare. Vepra e Barletit kushtuar këtij krye tribunit të pavdekshëm të shqiptarizmit, hapi një traditë me rëndësi të veçantë patriotike në letërsisë shqiptare. Sipas autorit të kësaj vepre kuptojmë se të dhënat e para për Skënderbeun, në gjuhën gjermane e botuar në  Zvicrës. Vepra e. Ajvazit nuk është vetëm rezultat i punës së autorit, por edhe rezultat i hulumtimeve të bëra në arkivet dhe bibliotekat kombëtare të Zvicrës. Sipas tij, vepra “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” është përpjekje e parë për të zbardhur qëndrimin e historiografisë në fjalë.         

Image

 

 Vepra “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” është përpjekje e parë për të zbardhur qëndrimin e historiografisë                                                                  

Kjo do të thotë se ndoshta nuk do të arrijë t’i shtrojë të gjitha të dhënat mbi këtë histori meqenëse do ketë shumë studiues që kanë vënë dritë mbi këto luftëra, por këtë ua lë gjeneratave dhe studiuesve të ri të hulumtojnë dhe zbulojnë për shkrimet dhe veprat e  Skënderbeun siç thotë edhe autori i librit, me siguri do të bëhen edhe shumë hulumtime, sepse ai nuk është vetëm titani shqiptar, por edhe titan që mbrojti Evropën dhe botën e civilizuar.                                                                              

Në veprat dhe shkrimet e historianëve zviceranë të cilat në mënyrë intensive përgjatë disa viteve me radhë i kam hulumtuar nëpër arkivat, bibliotekat dhe institucionet zvicerane, më kanë shtyrë të bëj studime mbi këto shkrime, të cilat që kanë nxjerrë në pah historinë e popullit shqiptar përgjatë shekullit XV, të luftës së heroit tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe pushtimit osman. Qartë dhe me shumë kureshtje historianët në fjalë e në veçanti autorët Jean Charles Leonard Simonde de Sismondi dhe Ernest Münch, në studimet e tyre tregojnë dhe shpjegojnë historinë që ka të bëjë me sundimin e perandorisë osmane dhe betejat që ka zhvilluar. Këta historian zviceran  përshkruajnë synimin e perandorisë osmane për pushtimin që mundohen t`a rrënjëzojnë nëpër shumë vende të Evropës, marrjen e Skënderbeut peng në perandori nga Sulltan Murati, përballet dhe betejat e tij me ushtrinë turke, vdekjen e Skënderbeut dhe ngjarjet që u zhvilluan në Ballkan dhe Evropë pas vdekjes së tij. Prandaj, përgjatë studimit tim na tha në bisedën që e zhvilluam me autorin e librit mr. Murat Ajvazi në mënyrë thelbësore të këtyre veprave, jam munduar të hedh dritë në studimin e historianeve zviceran mbi heroin tonë kombëtarë Skënderbeun, e cila është edhe thelbi i kësaj vepre “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”- ngjarje kjo e cila  u shënua me shumë manifestime dhe tubime shkencore të cilat i dedikohen periudhës në fjalë kundër pushtimit osman.                                                                    

Image

Kjo vepër nuk është vetëm rezultat i punës së autorit, por edhe rezultat i hulumtimeve të bëra në arkivat dhe bibliotekat kombëtare të Zvicrës

 

Shumë referate dhe kumtesa e paraqitura në  tubimet e mbajtura shkencore në qytetin  e ndryshme të botës shqiptare dhe diaspore u ndriçuan një varg botimesh të ndryshme lidhur me Skënderbeun nga aspekti i shumë historiografive evropiane. Për Skënderbeun në historiografinë zvicerane gjermane, austriake, polake e shumë vendeve tjera - ku përfshihen shumë të dhëna dhe studime mbi popullin shqiptarë të asaj kohe dhe luftërave të ashpra të perandorisë osmane, askush nuk ka marrë iniciativën të hulumtojë mbi këtë të vërtetë. Profesor Ymër Jaka, është i pari i cili është marrë me studimin e Skënderbeut në historiografinë frënge. Vepra “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” është përpjekje e parë për të zbardhur qëndrimin e historiografisë në fjalë. Kjo do të thotë se ndoshta nuk do të arrijë t’i shtrojë të gjitha të dhënat mbi këtë histori meqenëse do ketë shumë studiues që kanë vënë dritë mbi këto luftëra, por këtë ua lë gjeneratave dhe studiuesve të ri të hulumtojnë dhe zbulojnë për shkrimet dhe veprat e historianëve të vendeve dhe gjuhëve të ndryshme. Gjatë studimit të këtyre veprave ishte një punë e vështirë meqë shkrime ishin në gjuhën e vjetër gjermane, për të cilën personalisht nuk kam njohuri, por falënderojë mikun tim Zvicrën si prof. dr. Hans Haurin, i cili më ndihmoi në studimin e veprave të gjuhës së vjetër gjermane, gjithashtu për gjuhën frënge falënderojë mikun tim Naser Kurtin.      

Nuk janë të shumta figurat historike, të cilat kanë gjetur jehonë të gjerë në literaturën botërore gjatë shekujve dhe studim për shumë historianë dhe studiues botërorë siç është figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Vepra në fjalë është përpjekje për ta vënë në pah një shekull të tërë të heroit kombëtar shqiptar, i cili me shumë guxim dhe trimëri mbrojti popullin dhe trevat e tij, sipas historiografisë zvicerane historianët zviceranë informojnë lexuesit e vet në gjuhët zvicerane - gjermane, frënge, italiane dhe retor romane për luftërat dhe betejat e shumë shekujve.

 

Studiuesi Murat Ajvazi solli  të dhënat shkencore për Skënderbeun nga këndvështrimi i historiografisë zvicerane

 

Studiuesi i historisë mr.sc. Ajvazi me ketë libët dhe shumë botime të tjera ka bërë një punë të madhe duke hedhur në dritë rezultatet e të dhënave empirike mjaft të rëndësishme për historinë shqiptare, të grumbulluara nga arkivat zvicerane këndvështrimet e historiografisë së tyre për Skënderbeun. Të gjitha këto, ai ka arritur t’i përfshij në librin e tij të botuar më parë, me titull: “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”. Kjo temë studimore deri më tani ka qenë e paprekur nga të tjerët studiues shqiptarë. Mirëpo, Ajvazi nuk e ka ndër mend të ndalet me kaq, ai është duke hulumtuar edhe ngjarje të tjera historike të rëndësishme që lidhen me kombin shqiptar. Të gjitha këto do i përmbledh dhe do i përfshij në vëllimet e radhës, të cilat në të ardhmen e afërt do e shohin me sy dritën e botimit.

“Gjergj Kastrioti gjithmonë ka qenë motiv frymëzimi dhe burim i pashtershmi atdhedashurisë shqiptare. Vepra e Barletit kushtuar krye tribunit të pavdekshëm të shqiptarizmit, hapi një traditë me rëndësi të veçantë patriotike në letërsisë shqiptare. Andaj sipas autorit të kësaj vepre kuptojmë se të dhënat e para për Skënderbeun në Zvicër, në gjuhën gjermane datojnë nga gjysma e shekullit XVI, botuar në Basel të Zvicrës, nga autori H. Paulos Iovius në librin  me titullin “Perandorët turq, origjina e tyre, ngritjet, qeveritë, historitë, tregimet deri te fundi i sundimit të Sulltanit otoman. Ai ndër tjerash shkruante Skënderbeu princi i Arbënisë, ishte i biri i Gjon Kastriotit që sundonte një pjesë të Arbënisë. Gjoni ishte burrë i fortë, shpirtmadh me mjeshtri të madhe luftarake. Meqë duhej të luftonte me sulltanin Osman Muratin, e duke dëgjuar se Sulltan Murati kishte pushtuar Greqinë dhe një pjesë të Arbënisë, aq sa më në fund u rezistoi forcave të tija, bëri paqe me të dhe si peng i dha të birin e tij – Skënderbeun, i cili më përpara ishte i quajtur Gjergj. Sulltan Murati shfaqi një gëzim tejet të madh sapo iu paraqit Skënderbeu i cili ishte një fëmijë tetë vjeçar. Duke parë sulltani një fytyrë të bukur dhe fisnike të një fëmije siç ishte Skënderbeu, ai vendosi të mos e dërgojë në shtëpinë e të atit por ta mbaj në oborrin e tij, kështu që kur të rritej të shërbente si një ushtar i denjë për nevojat e ushtrisë dhe perandorisë së sulltan Muratit.

Studiuesi i historisë mr. Murat Ajvazi ka bërë një punë të shkëlqyeshme e të palodhur duke hedhur në dritë rezultatet e të dhënave empirike mjaft të rëndësishme për historinë shqiptare, të grumbulluara nga arkivat zvicerane këndvështrimet e historiografisë së tyre për Skënderbeun. Të gjitha këto, ai ka arritur t’i përfshij në librin e tij të botuar më parë, me titull: “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”. Kjo temë studimore deri më tani ka qenë e paprekur nga të tjerët studiues shqiptarë                                                                                                                                                               

 

Përvjetorët kushtua Skënderbeut hapin rrugë të bekuar për këtë figurë të madh historike


Mirëpo, Ajvazi nuk e ka ndër mend të ndalet me kaq, ai është duke hulumtuar edhe ngjarje të tjera historike të rëndësishme që lidhen me kombin shqiptar. Të gjitha këto do i përmbledh dhe do i përfshij në vëllimet e radhës, të cilat në të ardhmen e afërt do e shohin me sy dritën e botimit. Përvjetori i lindjes apo vdekjes së Skënderbeut hap një rrugë të bekuar për ta nderuar këtë figurë aq të madhe, këtë personalitet nga më gjigandët që ka njohur historia e popullit më të shumëvuajtur të Evropës plakë. Ndryshe nga shqiptarët e Malit të Zi e të Kosovës Lindore që ende vazhdojnë t’i kenë përsipër kthetrat sllave të korbit, ndryshe nga shqiptarët e Çamërisë të degdisur në të katër anët e globit, shqiptarët e Rumanisë, të vendosur në shtetin mik këtu e 450 vjet më parë, duke mos harruar asnjëherë faktin se dikur, para dyndjes së sllavëve në Ballkan, paraardhësit e këtyre dy popujve, dakët dhe ilirët ishin fqinjë të parë, duke ecur gjurmëve të gjithë atyre rilindësve shqiptarë që Bukureshtin dhe Rumaninë e kishin atdhe të dytë nga mund t’i përhapnin pa frikë rrezet e shqiptarizmit gjithandej ku kishte shqiptarë, ndonëse me një mijë e njëqind halle që kanë, vendosën për ta nderuar dhe e nderuan krye heroin e tyre me një simpozium kushtuar gjashtëqind vjetorit të lindjes së tij. Traditën e shqiptarëve të Rumanisë e ndjekin sot ata të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë e gjetiu.  Andaj  si të gjitha figurat e mëdha historike, edhe Skënderbeu kishte  vazhduar të ushtronte një rrezatim të fuqishëm, edhe pas vdekjes së tij deri në ditët tona. Ai kishte nxitur kërshërinë, jo vetëm të historianëve, por edhe të artistëve, të shkrimtarëve, piktorëve, skulptorëve, kompozitorëve, etj. Ky personalitet historik, gjatë shekujve kishte pësuar transformime të shumanshme, duke u shndërruar në mit, ashtu siç ndodh me figurat e shquara historike. Sipas librit të Mr. Murat Ajvazi kuptojmë se bibliografia e Skënderbeut në historiografinë zvicerane, është dëshmia më elokuente e ndikimit që ka ushtruar personaliteti dhe vepra e tij gjatë shekujve. Historianët e Zvicrës i janë qasur një studimi të mirëfilltë e të gjithanshëm të një numri kaq impresionues veprash të shkruara e të botuara për Gjergj Kastriotin në gjuhën gjermane. Andaj kjo vepër nuk është vetëm rezultat i punës së autorit, por edhe rezultat i hulumtimeve të bëra në arkivat dhe bibliotekat kombëtare të Zvicrës. Sipas tij, vepra “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” është përpjekje e parë për të zbardhur qëndrimin e historiografisë në fjalë. Kjo do të thotë se ndoshta nuk do të arrijë t’i shtrojë të gjitha të dhënat mbi këtë histori meqenëse do ketë shumë studiues që kanë vënë dritë mbi këto luftëra, por këtë ua lë gjeneratave dhe studiuesve të ri të hulumtojnë dhe zbulojnë për shkrimet dhe veprat e historianëve të vendeve dhe gjuhëve të ndryshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat