Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia shqiptare-amerikane e shkencave dhe arteve me seli në Shba

Libra

Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia shqiptare-amerikane e shkencave dhe arteve me seli në Shba

Nga: Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,PhD Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 10:06
Projekt i “Enciklopedisè

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.

Në këtë libër, që mban titullin “Enciklopedia “…., i ndarë në disa kapituj.

Sipas autori ky libër enciklopedik  ka një vlerë të veçantë për kohën kur të  botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.

Enciklopedia e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një libër enciklopedik që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi kanë punuar studiuese si Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.

Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji në hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, ku  ne e dimë se Shqipëria ende nuk e  ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale në botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime.

Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

Enciklopedia ka  si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.

Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i.

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord, emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti.

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë. Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë.

Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.

Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it. Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, e koncize.

Por nuk do të lejojmë  pa e  përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?
Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur?

Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj.

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit. Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.

Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet.
Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjegjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Sipas autorit Enciklopedia  i ka kaluar të gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe ende nuk e ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.

Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat