Estetizëm senzual

Libra

Estetizëm senzual

Nga: Baki Ymeri Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 08:52
Ballina e librit

Në fillim të shekullit XIX-të lulëzonte në Vienën sharmante, që na fanitej plot salltanete mëndafshi dhe kadifeje, e konsteluar me stoli, duke u lazdëruar në ritme valsi, piktura e Gustav Klimt/it. Në qendër të kësaj frononte gruaja e lëngshme, dashamire ornamentesh, ajo vetë një ornament i këtij arti të robëruar nga fama e Jugendstilit, një nga jakat e fundit të periudhës që mbante emrin la belle epoque. Më pëlqen ta shikoj në poezinë e bashkëkohanikes sonë Florica Bud një thërrimë të një vizioni të këtillë dhe, pse jo, një ilustrim të tipit human që e promovon. Ndjeshmëria që e fisnikëron është vetëm një dukje pikturale.                  

Paleta koloristike të cilën e përdor në mënyrë provokuese, qoftë kur indikon një „të kuqe regale/mbretërore”, të cilën e „Silabizon atërisht semafori/ kur/ e zbavitur/ harroj ti mbuloj/ rrënjët/ me përzjerje çorbore/ prej diellit e çernoziomit.”                                                                            

 (E kuqja mbretërore),  qoftë kur përkulet me elegancë mbi çastin efemer: „Oh, vdektar me/ kohë e përshkuar/ me nxitim/ ndale fluturimin e këtij/ çasti me kundërmim të verdhë flamengo/ që refuzon/ të dashurojë/ hapsirën e magjepsur.” (E verdha flamengo),  qoftë kur invokon në mënyrë romantike/plastike një „vjollcë dashurie/ për vasha lucide/ të përkulshme dhe të ëmla”.           

Poetja kultivon një gamë asociacionesh, një teksturë dekorative për t’u kundruar dhe çikur me ëmbëlsi dhe delikatesë. Fantezia e saj ofron lëndinën e një senzualiteti të metamorfozuar. Një çelës intencionalisht formale e përkthen intencën e një estetizmi që turfullon me përmasa të madhe mbi ndjenjat, porsi një flutur me flatra të mëdha, duke u lëvizur ngadalë ndërmjet korolave: „Po rendi e trembur drejt teje/ bie e penguar për të prekur dheun/ me ngjyrë të portokalltë nën flutura/nga fijet me shprehje të uritura/ fis i varfër i fijes së Ariadnës/ ajo nonkonformiste në etapën e parë e kënaqur pastaj/ bie dhe më në fund mund të brohoras/ sa shumë më ka kapluar për ty!” (E portokalltë nën flutura).

Impulset e shtresave primare të qenjes përpiqen të tërhiqen nga një ekspresion përmasash insulare, duke kërkuar me pangopshmëri koneksione tjera e tjera, duke e denoncuar qëllimin  e njerëzimit për t’o përmbushur „zbrazëtirat me çdo gjë tjetër/ sidomos me dashuri”. Nganjëherë kjo përfiton aspektin e një ëndrre galante, në rozenë e mënyrës Watteau: “Të dua/ rose des vents/ ma ka prishur këpucën roze/ nga sidefi i dantelluar/ jam nganjëherë/ zonjusha e nderit/ e plakave epshndezëse/ madje as për muerte rosa/ që shëmbëllejnë me mua/ stivon flokëdredhur gjylpëra të breut/ që do të na ngjesin me kushtëzim në qiej.” (Rose des vents). Zakonisht, ndërkaq, Florica Bud i dorëzohet vullnetit të një përzjerjeje simpatike të Klintit dhe suprarealizmit, kështusoj i dozuar sa që i dyti mos ta bezdisë thurrjen madhështore të të parit, „e grisur nga/ vuajtjet/ turbulluese dhe e rëndë/ argjend i gjallë që ngjeshet në tulin/ e plotë/ gërmadhë dëshirash/ të rënda si plumbi”. (Guantanamera). Është një brokart i flakur mbi zbrazëtirat që, definitivisht e orientojnë aq herë punën mjeshtërore të dorës dhe mëndjes njerëzore.  (Gheorghe Grigurcu)

Më është bërë zakon që Florica Bud të më befasojë me çdo libër të ri, indiferent nga gjnia letrare që trajton, autorja duke shtjelluar me gjendshmëri, stile, kanone, konvecione. As ky vëllim vargjesh  aforistike nuk bën përjashtim, me formulime që i përkthejnë në përditshmëri ankthet e hapësirës publike dhe, përkundrazi, të unit të vetmuar. (Dan Silviu Boerescu)

 

Libri i mirë është ai që e kultivon shpirtin me ëndrra, mendime dhe kujtime, me  shprehje të rralla dhe emocione të gjalla. Poezia është mbretëresha e shpirtit dhe drita e dashurisë. Nga lëndinat e lulëzuara të diasporës shqiptare, Ana Xh. Hoxha vjen para nesh me një spektër të ri frymëzimesh lirike që mund të konsiderohen si perla poetike. Nuk është as libri i parë dhe as libri i fundit i saj, por njëri nga vëllimet më të suksesshme. Poeti është një forcë e gjallë e vitalitetit shqiptar, një album meditimesh me tingujt e gjallë të shqiptarizmit. Ana dëshmon se e ka përvetsuar teknikën e artit dhe historinë e ndjeshmërisë, duke e ndjerë gjuhën shqipe si një xeherore të florinjtë për të krijuar vlera të reja. Ana është një shpirt i florinjtë që e kupton letërsinë si një ansambël meditimesh sociale, erotike, patriotike dhe filozofike.

Poezia është dëshmi e dashurisë, kurse femra te shqiptarët është një krijesë magjike për zbukurimin e botës. Një nga poezitë më të bukura të Anës mban titullin „Jam krenare që jam shqiptare”. Nuk ka poet që nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë gjatë jetës së tij. Poeti e konsideron femrën si një zjarr të shenjtë. Dashuria është zjarri i bekuar që të jep fuqi dhe shëndet. Poezia të dhuron rininë e përjetshme, dritën e jetës dhe dritën e dashurisë. Poeti është zogu që i zgjon fjalët nga gjumi. Poeti ëndërron se si ngjitet në qiell dhe shëtit nëpër yje, nëpër shekuj dhe  nëpër fjalë. Dëshira e tij është të lumturojë zemra, të përfitojë famë dhe të arrijë në botën e përjetësisë, përtej hënës, përtej diellit dhe përtej yjeve. Këtë e thot edhe autorja e kësaj vepre: „Me qumshtin e qiellit/ Me puthjet e ëmbëla/ Me rezet e diellit/ Dashuria do t’i përqafojë/ Lutjet e ngecura ndërmjet/ Fjalëve që nxitojnë/ E pafajësinë e harrojnë”

Arti poetik është një koncept me një karakter normativ, specific për estetikën që regjistron një ansambël rregullash e normash lidhur me ëndrrat dhe realitetin, lidhur me jetën dhe vdkejen, lidhur me dashurinë dhe lumturinë, lidhur me kohën dhe përjetësinë, duke respektuar teknikën e letërsisë. Poezia afron njerëz, kombe dhe kontinente. Poeti është misionar i fisnikërimit të shpirtit dhe zbukurimit të gjuhës. Vargjet e poetit të prekur nga flatrat e engjëllit kanë perfeksionim, risi, ndjesi, pavarësi, muzikalitet, tinguj dhe jetë. Poezia lind nga lufta që shpërthen në shpirtin e poetit. Sipas Friedrich Schlegelit, ajo krijon lidhje me shpirtin e të gjithë atyre që e lexojnë dhe adhurojnë. Pa qenë të dashuruar, vargjet nuk mund të kuptohen, ndjehen apo pranohen nga shpirti. Në vargjet e Ana Xh. Hoxhës,  zotëron dashuria ndaj atdheut, Zotit, familjes dhe vendlindjes: “Që të çapëlosh dalngadalë/ Me kohën tënde – përrallë/ Shijoje jetën për së mbari/ Duke e provokuar zemrën / Që t’i ndjesh mrekullitë[ E kësaj bote hyjnore...” Dhe më tej: „Hidhe pluhurin e harresës/ Përdore mendjen shumë/ Jepi përparësi shpresës/ Që të ecësh me besim/ Me ndjenjat e çiltërta/ Duke i besuar Zotit”

Poeti e hymnizon zanën e tij që është muza e frymëzimit. Poezia e mërgimtarëve tanë i hapë lexuesit një dritare të re ndaj botës. Përmes aventurës së saj nëpër oqeanin e fjalëve, përmes forcës së saj të jashtëzakonshme, poezia është një nga portat më të sigurta për dalje nga vetmia.  Poeti noton ndërmjet ëndrrës dhe realitetit. Ai din të joshë vëmendjen e lexuesit duke u dhënë vargjeve të veta shpirt, mendim, kuptim dhe ndjeshmëri. Dhe jo vetëm kaq! Poeti din t’i japë lexuesit një copë nga jeta erotike dhe nga jeta patriotike. Pa një dhuratë të këtillë shpirtërore, bota zakonisht duket e mbyllur. Sipas dëshmive konkrete të poetëve tanë, jeta është një copë kohe me copëza shpirti. Koha nuk ndalet, thot poeti: “Ajo nuk na fal/ As nuk pret,/ Ecën si uji nën urë/ Nuk kthehet kurrë.”

Poezia është buisja e parë në panteonin e letërsisë. Ajo është hovi shpirtëror, ndezja e shkronjave, ndijimi e mbindijimi. Ana Xh Hoxha është si shqiponja që mediton e flatron. Fjalët e saj shëmbëllejnë me flutra fluturuese, që përvetësojnë zemra, dhe ulen për të pushuar, në simfoninë e heshtjes. Pastaj çohen e vallëzojnë, kur nga qielli bien të rreshura ëndrrash, si do valë të mëndafshta, që ua freskojnë shtatin, vashave të dashuruara Poezia e Anës shëmbëllen me një nuse të puthur nga engjëjt. Arti është pjellë e imagjinatës. Hija e hijeshisë që i ringjall iluzionet dhe ëndrrat. Pasqyra e shpirtit poetik është simbol i hijeshive të jetës, ku zbulojmë ikona të gjalla. Poezia është dhurata hyjnore e qetësisë së shpirtit. Në vargjet e kësaj vepre shungullon jehona e një ndjeshmërie të brishtë. Aty ballfaqohemi një dashuri vullkanike dhe me prodhimin më të zgjedhur të meditimit, ku lartësohen ndjenjat.

Poeti vjen nga largësia apo nga tanishmëria prezente dhe shkon në ardhmëri nëpërmjet gëzimeve e shqetsimeve dilematike të fiksuara nga historia. Që të mos mbetet i vetmuar, atë e lexojnë, e inkurajojnë, e ndjekin dhe mbështesin njerëzit që gjatë kësaj rruge t’u bëjë ballë rreziqeve, duke i dhënë impuls për të vajtur nga drita në dritë. Poeti është prezent në destinet e atdheut dhe ai ndikon që jeta të përfitojë kuptim në hipostaza të ndryshme. Për çdo ditë, duke u ngjitur, ai afrohet pranë zhurritjeve të mëdha bashkëkohore, duke mbajtur shëmbëlltyrën e botës së ëndërruar përmes kohës së tij, duke qëndruar kështu në ballë të turmave, njësoj si dëshmorët e kombit.

Pa poetë dhe pa heronj, historia duket e ftohtë. Ana jeton dhe krijon në Nju Jorkun e famshëm dhe sharmant, që na fanitet plot salltanete mëndafshi dhe kadifeje, një qendër e stolisur me ritme valsi, me biblioteka, piktura, poezi dhe dashuri. Në qendër të kësaj vepre zotëron gruaja e lëngshme, dashamire ornamentesh, ajo vetë një ornament i këtij arti të robëruar nga fama e poetëve tanë dhe të huaj. Më pëlqen ta shijoj lirikën e saj si një ilustrim të tipit human që e promovon. Ndjeshmëria që e fisnikëron është vetëm një dukje pikturale.                   Poeti është karrocieri i përjetësisë, që e përçon parfumin e dashurisë. Mendimet rendin pas tij palë-palë. Gjithmonë ai ngutet për në treg, për t’i mbushur tryezat me fjalë. Poeti mbetet gjithmonë i ri, sepse ky është misioni i tij: Me pak fjalë të thotë shumë, që të shtyn t’ia rilexosh librin, para se të fluturosh në gjumë.

Poezia është pasqyrë e shpirtit që të bën të famshëm po qe se din ta „ngarkosh” vargun me dritë dhe emocion! Poezia ka në origjinë një përjetim shpirtëror, më shumë apo më pak kompleks, më shumë apo më pak të organizuar: një emocion, një ndjenjë, një pasion, një imagjinatë, një aspiratë. Poeti autentik, sipas një eseisti të huaj, për dallim nga jopoeti, e josh lexuesin me një shprehje lirike ku zotërojnë vibracionet e pastra psikologjike. Poezia e mirëfilltë është një formulë magjike. Ajo është zanë mali apo zana e ujërave, zana e zanave apo mbrojtësja e mrekullisë që mba në duart e saj krejt yjet e qiellit. Poezia e Anës është qumshti i jetës dhe drita e dashurisë, ndërsa ideatori i kësaj vepre, Eduard M. Dilo, është misionar i fisnikërimit të shpirtit me vlerat e gjuhës që shkruhet atje ku duhet. Rruga e poezisë është barabartë me rrugën e dritës, me rrugën e mendimit, me rrugën e ndriçimit të mbrendshëm.

Në vargjet e Anës shpërthen drita e fjalëve dhe parfumi i dashurisë. Poezia është lufta e fjalëve që burojnë nga zemra, sidomos kur poetja shkruan për vlerat e atdheut ku zotëron drita dhe femra. Lirika e saj nuk është as feministe dhe as pesimiste, por një vullkan dashurie dhe lokomotivë ideshë me vlera reale dhe optimiste. Pse? Sepse Ana din ta ngarkojë vargun me shpirt. Të flasish për poezinë dhe sentimentin, duket një subjekt i njohur dhe i pranuar, kurse simbioza e këtyre dy elementeve duket e kuptueshme. Në të vërtetë, nuk mund të mohohet raporti i poezisë pa prezencën e sentimentit. Poezia lirike nuk mund të krijohet pa emocione, ndërsa emocionet janë dhunti e lindur, e kultivuar dhe bekuar e poetit të mirëfilltë.

Në çdo veprim njerëzor dhe në çdo aktivitet, shqiptari i Suedisë e afirmon sentimentin si një shprehje e angazhimit të tij personal. Ndjenjat e tij shndërrohen në një veprimtari të bujshme artistike, duke i dhënë prioritet meditimit dhe moralitetit. Mendimi dhe veprimi të japin shansin të krijosh dashurinë ndaj së bukurës dhe pasionin për art. Mendimi dhe moraliteti i artistit depërtojnë në art, siç depërton në art edhe ndjenja, respektivisht sentimenti. Kështusoj, bota shpirtërore e krijuesit, si mënyrë personale për të menduar, ndjerë dhe krijuar, krijon vlera letrare dhe njerëzore të denja për t’u mbajtur mend.

Në të vërtetë, poezia është jo vetëm një ndjeshmëri personale, por edhe një fakt historik. Rezultati final i saj është hijeshia. Poeti din të depërtojë në shpirtin e lexuesit duke u bërë bashkëkohanik i tij për krijimin e një rilindjeje të përjetshme. Ai komunikon me realitetin për të qenë i kuptuar dhe për të ndriçuar mendjen dhe shpirtin e lexuesit me fuqinë dhe shpejtësinë e një vetëtime. Poezia e tij ka një qëllim fisnik, për të depërtuar në zemrën e lexuesit me zërin e zemrës. Jeta në plotëkuptimin e saj është një dokument historik, ndërsa poezia është vetëm një ndjenjë, ndjenja për përjetësimin e historisë me argumentet e dashurisë dhe atdhedashurisë. Poeti është një fotograf i universit njerëzor dhe kozmik që e rrethon. Zëri i tij është lava lirike që shpërthen në vargje. Në vargjet e Remziut defilon jeta shqiptare e gërshetuar me nostalgji dhe mallëngjim. Jeta vjen e shkon, njësoj si paratë, kurse librat mbeten, njësoj si fjalët e Lasgushit: Pas çdo gazi e hidhërimi, mbetet vetëm kujtimi, ah dhe i shkreti mallëngjimi. Autori ka një fantazi të veçantë krijuese. Fjala e tij poetike ka një bujshmëri semantike. Lirika patriotike dhe ajo erotike kanë vlerat e veta të denja për deshifrim dhe afirmim. Fjala është zotërimi i botës së fshehur të vetëvetes. Fjala e shprehur me elegancë, me mençuri dhe ndjeshmëri, ka një fuqi të jashtëzakonshme magjike.

Shpirti i poetit është i mbushur me ndjenja dashurie ndaj njeriut dhe njerëzimit. I tillë është edhe Zoti i dashurisë që e shkul poetin nga mjegullat dhe nga netët e trishtimit. Shpirtin e tij e joshin përjetë dilemat, pyetjet dhe mendimet që zbresin nga qielli. Nata e poetit është kandili që i bën dritë dashurisë së përjetshme. Sa herë e dashur bie në mendime, vetëm ty të kujtoj moj e dashura ime, thot Daja me fjalë identike në vargjet e tij. Poezia i bën dritë botës, ndërsa dashuria e vërtit botën përreth diellit. Daja vjen para nesh me flatrat e dashurisë dhe mendime të shëndetshme. Ai nuk ka frikë nga terri i ekzistencës, ngase jeton në një vend ku poeti nuk bëhet lëmoshtar, nuk internohet në shtratin e spitalit si pasojë e sëmurjes nga uria siç ngjau me Lasgushin dikurë, nuk i bezdis pasanikët duke u kërkuar ndihmë dhe nuk hidhet në valët e Senës së Parisit, siç u hodhën dy poetë të famshëm, i pari francez dhe i dyti rumun me prejardhje hebraike: Paul Celan dhe Gjerasim Luka.

Paralelisht me Sërmnovën në jug dhe Kallmarin në veri, në vargjet e Dajës defilon Arbëria dhe gjaku i Arbërit. Trimëritë e Xhemë Hasës dhe Kryetrimit të Arbërisë, janë subjekte elementare të veprave të tij paraprake. Daja shkruan për dashurinë ndaj mëmëdheut dhe flamurit kombëtar. Aty unë, Gjergj Kastrioti e bëri të papërsëritshme një epokë, siç ishte ajo në kohën kur  e udhëhiqte atdheun e shqiponjave. Një shqiponjë e këtillë e mërgatës shqiptare, është edhe poeti Sadulla Zendeli Daja. Vargjet e tij janë të ndërtuara në bazë të disa sintagmave universale (mirësia dhe ligësia, terri dhe drita, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja), njeriu duke patur si temë qëndrore misterin e ekzistencës. Gjëja më me vlerë që mund të marrësh nga dikush që do, është koha. Nuk janë fjalët, nuk janë lulet, nuk janë dhuratat, por është koha. Sepse ajo nuk kthehet më mbrapa. Atë ta ka dhënë Zoti ty, dhe është vetëm e jojtja! Nuk ka rëndësi nëse ka qënë një orë apo një jetë. (D. Grosmann). Lirika e Dajës evoluon nga vitaliteti i jetës drejt trishtimit metafizik: “Hap dritaret e kohës/ T’i shoh lulet e vjeshtës/ Afër e kam botën tjetër” (Dashuri e bekuar).

Frymëzimi për poetin s’është gjë tjetër veçse një dritë e bekuar që buron nga thellësitë e shpirtit. Ai është një ndriçim që sipas fuqisë së dhuntisë, e lidh fjalën me fjalë, mendimin me mendim dhe dritën me dritë. Sipas Biblës, në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte Zoti, dhe Zoti ishte Fjala. Ai ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. Nga drita e njerëzve lindin fjalët e poetit që ulen në varg, vargu në poezi, dhe kështusoj të tubuara, e ndriçojnë zemrën. Në vizionin e Hesiodit, frymëzimi është një dhunti e muzave. Sipas Platonit, ai është një emisar i qiellit. Njerëzit e pajisur me dhuntinë e harmonisë dhe të ritmit, janë ata që e kanë lindur poezinë. Vetëm ata që dinë të krijojnë gjëra madhështore, e meritojnë emrin e poetit, thotë Horaci. Nga mendimet e filozofëve të famshëm të botës antike, kuptojmë se frymëzimi është drita e dritës.

Nëse faltorja është Shtëpia e Zotit, poezia është Vatra e Hyjnive. Në vargjet e tij Daja din të komunikojë me qiellin dhe hyjnitë. Ai shkruan me zërin e zemrës dhe afshin e dashurisë që fliste me gjuhën e qiellit: “Ajo i zgjonte pemët nga gjumi/ Dhe i lutej Perëndisë/ Që të fitojë besnikëria” (U zgjuan fjalët). Kemi thënë paraprakisht se poezia është e bija e mahnitjes. Nuk ka poet që nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë gjatë jetës së tij. Poeti e konsideron femrën si një zjarr të shenjtë. Dashuria është zjarri i bekuar që të jep fuqi dhe shëndet. Këtë e thot edhe Daja në kuadrin e vargjeve të tij: “Ti je lumi i jetës sime/ Gjithmonë e magjepsur/ Bukuroshe zemërtrime/ Ti je shpirti im/ I mbushur me dashuri/ Zërin tënd e dëgjoj/ Sytë e tu s’i harroj” (Në shpirt e zemër të kam). Dhe më tej: “Ti je drita që e ndriçon rrugën/ E mërgimtarit në detin e hapur/ Lëkundet anija me kujtime/ Eja moj zanë për ledhatime!” (Strehim)

Daja përshkruan disa probleme fundamentale të ekzistënës dhe ka guxim ta kapër për veshi një subjekt që na ka sjellë problem si identitet kombëtar dhe kulturor. Feja e huaj sipas tij është opium. Opiumi është një helm që nuk pihet, kurse feja e huaj është një pengesë që na ka dëmtuar si komb gjatë historisë. Daja e ka fjalën për klerikët e fanatizmit që në vend të patriotizmit i japin prioritet islamizmit apo kristianizmit. Profesori Pëllumb Xhufi ka disa porosi për shqiptarët e Maqedonisë: "Shqiptarët e Maqedonisë duhet të shkollohën sa më shumë, dhe të rrinë sa më larg fesë dhe injorantëve radikal islamik. Vetëm keshtu do të mund t’u imponohen sllavo-maqedonsve. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata bëhen shqiptarë dhe europianë të denjë".

Asgjë nuk është më e pasur, më e bukur dhe më e këndshme se sa poezia. Ajo është një dhuratë e shenjtë që krijon miq dhe famë, por jo edhe para! Jo më kot dikush ka thënë se filologjia dhe letërsia janë shkenca e kultivimit të varfërisë. Kjo vlen për vendet aziatike, afrikane dhe ballkanike, por jo edhe për perëndimin demokratik, ku poeti jeton si mbret.

Literatura, ca orice artă, descoperă viaţa. Cei care iubesc literatura pot descoperi adevărata putere a cuvântului. Pot atinge frumuseţile universale şi pot pătrunde în profunzimea lor, înţelegând că din cuvânt se revarsă lumina şi emoţia. Iubirea pentru cuvânt este iubire pentru frumos şi una dintre cele mai frumoase maniere de a explora lumea.

Poezia është e bija e mahnitjes

Poeti është misionar i fisnikërimit të shpirtit dhe zbukurimit të gjuhës. Vargjet e tij kanë nevojë për perfeksionim, risi, ndjesi, pavarësi, muzikalitet, tinguj dhe kuptim, formë dhe jetë. Vetëm atëherë poezia mund të jetë e bija e vërtetë e mahnitjes. Poezia lind nga lufta që shpërthen në shpirtin e poetit. Sipas Friedrich Schlegelit, ajo krijon lidhje me shpirtin e të gjithë atyre që e lexojnë dhe adhurojnë. Fjala dhe vargu kanë nevojë për dashuri. Pa qenë të dashuruar, vargjet nuk mund të kuptohen, ndjehen apo pranohen nga shpirti.

Ekziston nevoja praktike për njohjen e jetës dhe të njerëzve. Poezia duhet t’i hapë lexuesit një dritare të re ndaj botës. Ajo duhet t’i japë atij një copë nga jeta njerëzore. Pa një dhuratë të këtillë shpirtërore, bota zakonisht duket e mbyllur.  Nëse vargun e parë na e jep Zoti, vargjet tjera duhet t’i ndërtojmë vetë, deri në fund, duke u dhënë shpirt,  mendim, kuptim, risi dhe ndjeshmëri. Nëse nuk i respekton këto elemente, poeti shndërrohet në një lexues të thjeshtë. Për të joshur vëmendjen e lexuesit, për ta joshur lexuesin që ta lexojë poezinë deri në fund, vargu i parë dhe vargu i fundit duhet të shëmbëllejnë me një krisje pushke apo vetëtime. Kërcim nga toka në qiell dhe nga qielli nën tokë.

Ekziston nevoja për një ngarkesë ideatike dhe estetike. Ekziston nevoja për fjalë të gjalla, për besim, shpresë dhe dashuri. Shpresa është fryti i durimit, i thjeshtësisë dhe modestisë. Te poetët dhe teologët, fjalët ende kanë kuptim dhe jetë. Ata ende besojnë se në fillim ka qenë Fjala. Fjala e gjallë e Zotit të përjetshëm. Kurë kemi nevojë për Poezi? Kur heshtja e shpirtit është më rëndë se sa ajo e objekteve, kur vetëm poezia mund të na përkëdhelë dhe ngushëllojë nga humbja e përkohshme e dashurisë, besimit shpresës, paqartësive dhe dyshimeve. Poezia kështusoj, na ndihmon për shpëtimin e shpirtit.         

Vargjet e mira janë të ngarkuara me ndjeshmëri dhe metafora, me ide dhe porosi, me dritë, me emocione, ngrohtësi dhe mirësi. Në vargjet metrike jehojnë tingujt e muzikës hyjnore. Ritmi dhe rima e poezisë krijojnë kuptimin e harmonisë. Ritmi i poezisë gërshetohet me ritmin permanent të jetës. Jeta e poetit shëmbëllen me muajin e mjaltit. Poeti është engjëll vetëm kur i vjen frymëzimi, pastaj kalon në kategorinë e njerëzve të thjeshtë: si unë dhe si ti, si ai dhe  si ajo, si ata dhe si ato.                              

Poeti është një shqiponjë që vjen dhe ik, ngase shëmbëllen me kohën. Hëna është pasqyra e kohës, ndërsa koha dimensioni i përjetësisë. Sipas Paul Valery-t, poeti nuk ka funksionin për ta rindjerë gjendjen poetike. Kjo është një çështje private e tij. Ai ka funksionin të krijojë te të tjerët këtë gjendje. Një poet i mirëfilltë njihet sipas faktit të thjeshtë kur e bën edhe lexuesin të frymëzuar. Kritika letrare i vlerëson meritat e fuqive dhe dhuntive që i posedon poeti. Lexuesi është ai që i kërkon dhe gjen në vargje mrekullitë e mrekullive artistike të botës poetike. (Bukuresht, 12 Shtator 2018)

Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat