Rropatje në kërkim të njerëzve atdhedashës 

Libra

Rropatje në kërkim të njerëzve atdhedashës 

Nga: Sadri Rexhepi Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 11:19
Sadri Rexhepi

Sikurse per shumë krijues tjerë poashtu edhe per mua është një fenomen i rrall që një njeri të merret me krijimtari në letërsinë shqipe pas moshës 80 vjeçare . 

Libri i ri me poezi i poetit  të vjetër Haxhi Xhafer Besisë  “ Vaj i Mërgimtarit”, është një nismë poetike për të hyrë në radhën poetëve të vjetër  shqiptar me seriozitetin e një poeti   që tenton të lejë gjurmë në poezinë e brezit të vjetër.Në vëllimin poetik më titullin e sipër cekur  autori paraqitet me shumë poezi të zhanreve të ndryshme por më të rëndësishmet janë: UDHË E MËRGIMTARIT, LIRIA, VDEKJA NË MËRGATË, PËR ATDHEUN, SKËNDERBEEU NË KOSOVË,  PREKAZI, DHUNA, MËNGJESI I PËRGJAKUR, QENDRESA, NËNA, VDEKJA, NGA KURBETI etj. Libri i parë ishte një kërkesë ndaj vetvetes për të sjell tek lexuesi dëshirën dhe ëndrrën e vjetër tetëdekadshe  fëminore për të krijuar dhe ti ofrojë lexuesit, pasi vitet e vështira për tetë dekada  nuk i krijuan luksin për të krijuar i lirë dhe të kalonte një jetë të lumtur si moshatarët e tij në Kosovë kurseë vala e shpërnguljes  pas luftës së fundit shqiptaro-serbo-sllave ku jeta dhe veprimtaria e tij llogaritet e barabart  njësoj sikurse e etnoseve tjera atje ku jeton përkohsisht  në Holanden e largët  nga Kosova. Pas librit të parë “Qëndresa Shqiptare ” Haxhi Xhaferi  i rriti kërkesat ndaj vetes, zgjeroi tematikën e krijimtarisë,  ofroi më shumë tek vetja hulumtimin njerëzor  ndaj fenomeneve të përditshmërisë,edhe pse me një gjuhë të thjesht por të pasur , tentoi të kapërcejë disa tabu individuale dhe kolektive.(….)

Për vite të tëra në emigracion, për vite të tëra në një vend me demokraci të konsoliduar siç është Holanda, Xhaferi përcolli tek vetja dëshirën për të marrë dhe dhënë nga kulturat mes dy vendeve, të emancipojë më shumë veten dhe të jetojë realitetin me ngjyrat reale pa dallime artificiale fetare dhe racore ashtu siç bejnë popujt qe kanë nivel të lart të demokracisë në shtete e konsiliduara. Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet letrare, duke futur në bibliotekën e tij shumë libra me poet shqiptar dhe të huaj, Xhaferi  e kultivoi më shumë vargun metaforik duke e përcjellë poezinë me vërtetësinë e një veprimtari  që di çfarë kërkon në jetë dhe çfarë mesazhi duhet të përcjellë. Larmishmëria e poezisë, tematika,  për ta sjellë sa më qartë idenë e poezisë tek lexuesi ka bërë që në këtë libër, poezia e Xhafes të vijë më e qartë, më e bukur, më e larmishme, më mesazhe të qarta.

Poezitë për Atdheun, Kosovën, Flamurin kombëtar, dashurinë, fëmijëve, janë një pjesë e tematikave të gjalla që ai  i ka përcjellë me shumë intimitet, ndjeshmëri dhe diku edhe të mbështjella më filozofinë popullore shqiptare. Xhaferi nuk tenton që ti kapërcejë idetë e vargut  pa lidhje kohore dhe artistike dhe të përqendrohet  vetëm tek një temë.. Xhaferi nuk bën një jetë të mbyllur, as të kufizuar në ide, ajo është tejet e hapur në jetën e tij familjare dhe atë shoqërore dhe vargëzon bashkë me jetën me koherencën e saj. Poezia e Xhaferit  në këtë libër nuk është statike, as statistikë shifrash, por është një shprehje shpirtërore   e vargëzuar që sjell një erë mirëkuptimi dhe dëshirë të mirë për të jetuar një botë në paqe.

Poezia e tij në këtë vëllim vjen në mënyrë organike, tepër i sinqertë. Diku në ndonjë poezi ka dhe shenja atdhetarie, por tematika që zënë këto poezi kanë të bëjnë me pjesë të krahinave shqiptare në ish Jugosllavinë, si Kosova, që koha, historia, është treguar e padrejtë ndaj saj. Ky atdhetarizëm ka dhe forcën brenda, për të dalë mbi të dhe për të kërkuar të drejtën historike sipas normave dhe ligjeve ndërkombëtare edhe për krahinat tjera shqiptare në Ballkan.Së këndejmi,  vëllimi  poetik “Vaj I Mërgimtarit ”, i Xhaferirt, është një  përmirësim elastik me mesazhe të qarta. Me këtë vëllim, Xhaferi kërkon më shumë tek vetja, më shumë vëmendje nga lexuesi, sikur e qorton veten që nuk ka bërë më shumë në këtë zhanër në të kaluarën. Por arsyetohet  se ai kishte jetuar në kushte tepër të rënda robërie serbo-sllave.Por me një mirëkuptim të theksuar shprehet per rininë me  kritika per të ndihmuar sa më shumë rindertimin e atdheut. Duke qenë vetvetja, me sinqeritet burrëror, Xhaferi  në këtë vëllim ka përcjellë një poezi atdhetare, dhe të përgjegjshme. Dëshira e tij në këtë vëllim është: Ju lutem më lexoni me seriozitet, unë shkruaj me shpirt, ju më jepni  zemër çka më takon për këto vitet e fundit të jetës sime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat