Doli nga botimi revista letrare “Urat” - Bota Sot
Doli nga botimi revista letrare “Urat”

Libra

Doli nga botimi revista letrare “Urat”

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:40
Ballina

Tani e tre ditë më parë revista letrare periodike “Urat”,ndodhet në duar të lexuesve,dashamirëve të fjalës së shkruar të Malësisë së Gjakovës e jo vetëm. Revista letrare “Urat”,siç dihet kohë më parë,botohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja,në bashkpunim me Klubin Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës,me drejtor Dr. Mahmut Lila dhe kryeredaktor,Lulzim Logu. Redaktor,z.Sejdi Berisha,ndërsa redaksia e përbërë nga  z. Muharrem Kurti,kryetarë i Klubiut letrare “Gjon Nuikollë Kazazi”,Gjakove,Migena Arllati,Manjolla Braha,Gjon Neçaj.

Ky është numri 6 i revistës në fjalë e cila,këtë radhë,sjellë punime letrare e shkencore nga shumë autorë nga trevat tona shqiptare. Nga faqja e parë prinë shkrimi me kritikë letrare nga autori Xheladin Mjeku,për veprën e Hamit Aliaj, me rastin e 65 vjetorit të lindjës. Për shqyrtim ka marë vepren “Njëqind vjet e Marte”,njëra ndër veprat më të spikatura të z. Hamit Aliaj. Pason pastaj shkrimi me kroniken”Jubileu drithërues i një poeteti”.manifestim në Tropojë,kushtuar poetit Skender Buçpapaj. Këtë radhë,studimi  i profesor Muhamet Rogovës,një shkrim mjaft i thukët,”Një segment i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore,ka për synim aspektin studiues të trashëgimisë sonë.

Homazh për poetin Din Mehmetiu,për 90 vjetorin e lindjës e 9 vjetorin e vdekjës,duke përkujtuar me një mori poezish nga disa vepra të autrorit të ndjerë,janë nga faqet më tërheqëse të kësaj reviste. “Urim e falenderim,nga revistës kulturore “Urat”,vjen nga Porf. Murat Geci,publicist e studiues i njohur në hapësirat shqiptare.

Këtë radhë poeti e publicisti nga Peja,z.Sejdi Berisha,na sjellë një vështrim-studim mbi vepren haik-u të autorit Lulzim Logu,krujes nga Tropoja. Një studim i gjatë i cili nxjerr në dritë shumë aspekte në fushen letrare të librit me haiuku nga Lulzim Logu. Pasojnë poezitë brilante të poetës  Zade Kuqi,poezi të cilat janë mjaft tërheqëse dhe kuptimplota nga aspekti letrarë e jetësorë.

Revisten e begatojnë edhe shumë punime të tjera,si ato me poezi të Sylejman Dida,shkrimi i Ardiasn Progmit,tregimi “Kujtimi i mbjellur” nga T.Bezhani,Muharrem Kurti me poezi të spikatura,z. Gjon Neçaj,”Duel me vete dhe mbrojtjha e identitetit kombëtarë. Në vijim lexojmë poetin e rrespektuar,Pozat Qose me cikel të bukur poezish të freskëta. Dashamir Malo,dashamirë i revistës sonë,vjen me poezi të bukura.

Ndër shkrimet më interesante që përmbanë revista këtë radhë,mendoj,është intervista me sponsorizuesin e revistës,dr. Mahmut Lila nga Gjakova,me të cilin bisedoi kryeredaktori i revistës z.Lulzim Logu. Do të lexoni shkrim të bukur për një përsonalitet të gjithëanshëm e dashamirë i letërsië dhe revistës sonë.

Me shkrimin e Frrok Vukaj,”Bukuri Natyrore e Vlera Qytetare Tropojë-Gjakovë”,mbaron fasqet e saj revista nr.6/2019

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat