Ekonomi Politike ndërkombëtare

Libra

Ekonomi Politike ndërkombëtare

Nga: Nijazi Halili Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 12:15
Nijazi Halili

Së shpejtim me librin e ri të autorit Prof.Dr.Nijazi Halili,  Ekonomi Politike ndërkombëtare, ky është një libër universitar me theks të veçantë për ekonominë politike ndërkombëtare. Ofron një prezantim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm të temave kryesore që nga historiku deri te përditshmëritë e sotme të ekonomisë politikë ndërkombëtare. I gjithë materiali mbështetet me teoritë e shkencëtarëve eminent dhe më të njohur botërorë në sferën e ekonomisë i shkruar me një tekst të qartë, elegant. Struktura e këtij libri është strukturë e intuitave dhe e lehte për t’u përcjellë dhe studiuar nga gjeneratat e reja.  I ndarë në kapituj themelorë teorikë, fillon me historikun e më vonë në kapitujt tjerë vijon të qartësohen dhe zbërthehen temat lidhur me çështjet kryesore të ekonomisë politike  të sotme botërore. Qëllimi kryesor i këtij libri është që studentëve t’u mësohen njohuritë themelore për integrimet dhe politikat ekonomike evropiane, botërore, sistemet dhe politikat makroekonomike. Botimi i këtij libri do të bëhet nën siglën e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Arteve, Departament i Ekonomisë  dhe Shkencave  politike në Nju-Jork, SHBA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat