Integrimi ndërkombëtar!

Libra

Integrimi ndërkombëtar!

Nga: Prof.Dr. Nijazi Halili Më: 3 janar 2020 Në ora: 11:59
Prof.Dr. Nijazi Halili

Shembull më i suksesshëm i procesit të integrimit deri tani, megjithëse edhe ky sukses është vetëm i pjesshëm, është Bashkimi Evropian. Megjithëse mund të shohim aspekte të integrimit ndërkombëtar që të veprojnë edhe në vende të tjera të botës, këto procese kanë shkuar shumë më larg në Evropë sesa në vende të tjerë. Bashkërendimi rajonal që po ndodh tani në Europën Perëndimore, është një dukuri e re historike që është arritur vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Deri pesëdhjetë vjet më parë, kontinenti evropian ka qenë mishërim i sovranitetit kombëtar, konkurrencës shtetërore dhe luftërave. Sistemi ndërkombëtar u shpik në Europë. Për pesëqind vjet, deri në vitin 1945, shtetet e Europës kanë qenë të zënë me luftëra të pandërprera kronike. Vetëm në shekullin 20, këtë kontinent e rrënuan dy luftëra botërore.

Shtetet evropiane kanë ndryshime fetare, etnike e kulturore historike e të ditëve të sotme. Të pesëmbëdhjetë anëtarët e BE-së së sotme flasin trembëdhjetë gjuhë të ndryshme zyrtare.

Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë kandidat të dështuar për integrimin, ky dukej se ishte Europa. Ajo që është edhe më e habitshme, është se integrimi evropian filloi me bashkëpunimin e dy prej armiqve më të egër gjatë njëqind vjetëve të fundit, armiq në tre luftëra të mëdha qysh prej vitit 1870, Francës e Gjermanisë (fjala Gjemani nënkupton Gjermaninë Perëndimore prej vitit 1944 deri në vitin 1990 e pas kësaj periudhe Gjermaninë e bashkuar).

Pjesë të shkëputura nga libri i radhës Ekonomi Politike ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat