U promovua romani “Baladë Muhaxhirë” i autorit Nimon Muçaj

Libra

U promovua romani “Baladë Muhaxhirë” i autorit Nimon Muçaj

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 janar 2020 Në ora: 10:21
Kryesia e promovimet në sallën e Bashkësisë Islame në Prishtinë

Nimon Muçaj regjisor dhe shkrimtar  studius i gjuhës dhe letërsinë anglez. Kreu edhe shkollën e lartë për aktor. Punoi si arsimtar i gjuhës angleze në  komuna e Deçanit, në Teatrin Popullor të Gjakovës si aktor. Ka qene organizator i disa shfaqje në Gjakovë, Pejë dhe Deçan. Ishte drejtor ne Teatrin Publik “Istref Begolli”në Pejë.

Deri tani ka interpretuar mbi njëqind pjesë teatrale në teatër,  tv drama, filma artistik dhe video projekte të ndryshme artistike.  Është regjisor i shumë  pjesëve teatrore, filmimeve dhe tv dokumentarëve, si dhe filma televiziv të cilët janë emituar para dhe pas lufte në RTP dhe RTSH,  në RTK, në RTSH, TV Dukagjin, Kukës  tv Opinion dhe mediume të tjera private. Ka punuar në gjitha hapësirën shqiptare, ka xhiruar edhe në Zvicër, në Gjermani dhe në Suedi.

Deri tani ka botuar  dhjetë vepra letrare, balada. Për aktivitete e tij gjatë tridhjetë vjetëve të fundit  ka marrë shpërblime letrare, për regji- dramatizime dhe interpretim nëpër festivale të ndryshme. Andaj autori i romanit në jetën e tij  e njohim si aktor brilant, në jetëshkrimin e të cilit janë shënuar shumë role në teatër dhe në kinematografi. Shqiptare dhe ma larg. Ai, njëkohësisht, është një shkrimtar i veçantë, autor i disa veprave të çmuara letrare, që të krijojnë kënaqësi të veçantë. Kështu në sallën e konferencave të  Bashkësisë Islame në Prishtinë në pranin e dashamireve të librit u promovua romani me titullin “Baladë Muhaxhirë” i autorit Nimon Muçaj.

Image
Pjesëmarrësit e promovimit të romanit të autori Nimon Muçaj

Në këtë promovim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav me bashkëpunëtorë, profesorë, studiues, intelektualë, dashamirë të librit e të kulturës, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu Tërnava përgëzoi autorin e librit, “Baladë Muhaxhire” të Nimon Muçaj. Botimin e romanit “Baladë muhaxhirë” e konsiderojmë si një mirënjohje për autorin dhe si një shlyerje borxhi e si një përkujtim  qoftë edhe në këtë masë, – për të gjithë ata shpirtra të vuajtur të cilët me dhunë u detyruan t’i lëshonin vatrat e tyre stërgjyshore dhe gjithçka tjetër që kishin.

Po ashtu e konsiderojmë edhe si një ndihmesë shtesë për brezat e ardhshëm për ta njohur, kujtuar dhe për të mos e harruar të kaluarën tonë. “Kjo veprimtari në kuadër të BIK-ut, me kalimin e viteve, është rritur dhe zhvilluar në bazë të kërkesave të besimtarëve të tij dhe masës së gjerë të lexuesve, aq sa sot Bashkësia Islame, respektivisht shtëpia botuese “Dituria Islame”, numëron të botuara mbi  dyqind vepra të fushave e disiplinave të ndryshme,  edhe botimin e periodikut të saj.                                                                       

Shpirtra të vuajtur të shqiptareve u detyruan t’i lëshonin vatrat e tyre stërgjyshore dhe gjithçka tjetër që kishin

“Kështu, me shkëputjen e sanxhakut të Nishit nga trungu i vilajetit të Kosovës, vetëm gjatë vitit 1877/78, sipas studiuesve të historisë, statistikat e botuara deri më tani flasin për spastrimin e më se njëmijë vendbanimeve shqiptare, dhe për dëbimin e më shumë se dynd mijë shqiptarëve. Dhe jo vetëm kaq, por gjatë viteve 1877/78 ushtria serbe përveç shqiptarëve të Saxhakut të Nishit, po ashtu kishte dëbuar nga vatrat e veta edhe shqiptarët dhe popullsinë myslimane të etniteteve të tjera edhe nga Saxhaku i Jeni-Pazarit dhe nga Mali i Zi.

Shumica e këtyre të shpërngulurve u vendosën aty ku mundën dhe aty ku i hodhi vala, brenda trojeve tona shqiptare dhe në Turqi duke u gjetur kështu në një pozitë shumë të vështirë shpirtërore, sociale dhe ekonomike”. Në fjalën e tij të promovimit  dr. Hysen Matoshi dhe dr. Emin Kabashi në mes tjerash theksuan: “Romani  me titullin “Baladë Muhaxhire” i autorit Nimon Muçaj përbën një përpjekje të rralla ndër ne për trajtimin artistik të plagëve më të madhe të botës shqiptare në dy shekujt e fundit, dëbimi nga vatrat stërgjyshore. Romani  në fjalë është konceptuar në trajtën e rrëfimit kronologjik plotësuar me reminishenca të shumta e rrëfime paralele me ngjarje të përjetuara dhe të ritreguara nga perspektiva të ndryshme narrative. Përjetimi është shpërfaqje e botës emocionale e artistike një përthyerje interesante autoriale e dhimbjes së përjetuar në kujtesën kolektive për pjesën e humbur të atdheu”-tha prof. dr. Matoshi  një herit edhe redaktor i romanit.

Kurse referuesi tjetër i këtij romani  dr. Emin Kabashi duke folur për vlerat letrare të këtij romani ndër të tjera tha: “Se karakteristikat që e bën të veçantë strukturën të romanit të Nimon Muççaj është përmasa e hapësirë të rrëfimit të ngjarjeve. Janë dy tri kaza, dy tri vilajete, dy tri kontinente nëpër të cilat lëvizin personazhet e romanit të tij nëpër ët cilin shtrihet rrëfimi i ngjarjeve që e bënë strukturën e romanit.

“Lexuesi i këtij romani gjatë leximit për herë të parë në gjuhen shqipe edhe në romanin shqiptar përballet me një temë po thuajse të pa trajtuar fare në këtë letërsi. Tragjedia e zhbërjes së pjesës lindore të tokave shqiptare qoftë edhe në trysninë e sistemeve shoqërore në atdheun tonë e ka lënë në harresë si dëshmi artistike njërën nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë kombëtare.                                                   

Image
Romani me titullin “Baladë Muhaxhire” të autorit Nimon Muçaj

Shumica e të shpërngulurve nga Sanxhaku i Nishit u vendosën aty ku mundën dhe aty ku i hodhi vala

Autori i këtij romani  meriton respekt për gjetjen e temës, për mënyrën e trajtimit si dhe për mbar shtrimin artistik të saj“ shtoi ai drejtori për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra  u cili para të pranishmeve foli për veprimtarinë e kësaj shtëpie botuese, duke potencuar mes të tjerash se deri më tani janë botuar mbi dyqind tituj nga fusha të ndryshme fetare, si nga jurisprudenca, historia dhe qytetërimi islam, tefsiri, hadithi dhe fusha të tjera.

Krahas këtyre librave kemi botuar edhe një sërë monografish dhe botimesh të veçanta me vlerë për histografinë, kulturore, gjuhësore dhe në letërsinë shqipe. Drejtori Shkodra falënderoi Myftiun Tërnava për mbështetjen e vazhdueshme që po jep për botimin e librave fetarë e shkencorë, duke u zotuar se edhe në të ardhmen se do të botojnë  edhe vepra të këtilla në interes të fesë dhe shkencës dhe të letërsisë shqipe. Njëkohësisht ju  shprehi mirënjohje për veprat tuaja me cilësi te larte historike, kulturore, atdhetare dhe me gjuhe te ruajtur origjinale te katundeve, bjeshkëve tona,te vendlindjes s‘ime. Jam shume krenar dhe ndjehem i priveligjuar qe librin e „madh“ qe u promovua  ma rikujton bjeshkën, katundin dhe t‘im at Eshkës i dha flake ne unor.

 Autorin këtij romani qe po e promovojmë  e njohim si aktor brilant, në jetëshkrimin e të cilit janë shënuar shumë role në teatër dhe në kinematografin shqiptare. Ai, njëkohësisht, është një shkrimtar i veçantë, autor i  dhjetë veprave të çmuara letrare, që të krijojnë kënaqësi të veçantë  lexuesve kudo që janë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat