Gërshetimeve - dhembjeve të një figuracion të pasur poetik ...

Libra

Gërshetimeve - dhembjeve të një figuracion të pasur poetik ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:30
Pamje  nga ambientet e Asamblesh komunale në Deçan ku u mbajte promovimi

Në ambientet e Asamblesë komunale të Deçanit në kuadër të kremtimit të Flakës së Janarit me ndihmën e Drejtorisë  komunale të Kulturës dhe Shtëpisë Botuese “Meshari” dhe pranin e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj u bë përurimi i vëllimit poetik  me titullin “Shpirti  peshon” të autores mërgimtare Fitore Haklaj për të cilën në mes tjerash  u tha:” Se mërgimtarja gjatë kohës së luftës së fundit si shumë shqiptar emigroi në  Itali bashkë me familje, ku vazhdoj të punoj edhe të studioj. Nga Italia  bashkë me familje emigruan në  Zvicër ku filloi qëndrimin dhe punët e reja. Gjatë kësaj kohe filloi punën në emergjencë, si vullnetare në këtë lami. Këtu nuk  ka mungua  edhe aktivitete  tjera si asistente në shtëpinë e pleqve. Në vitin 2014 Fitorja filloj studimet në një shkollë private dhe më pas në vitin 2017  me diplomë“ Sekretare për studio të mjekësisë”.  

Fitorja  si një sihariqe i ëmbël para lexuesve në mërgim dhe atyre në  Kosovë dhe ma larg na erdhi me një vëllim të bukur metaforik, me titullin "Shpirti peshon" nga Shtëpia Botuese "Meshari".

Autorja Fitore Haklaj jeton dhe vepron në mërgimit, ku kultura në të cilën e gjeti e frymëzimin për të krijues në dy fusha të bukura të artit dhe atë të poezisë dhe pikturës, gjë që e bëri të dashur tek elita e botës akademike evropiane. 

Image
Nga kryesia e promovimit të të  vëllinit poetik me titullin “Shpirti pushon” të poetes Fitore Haklaj

Fitorja e frymëzuar nga ekspozitat nëpër Itali, Francë dhe Zvicër u bë e adhuruar tek akademiket evropian

Para të pranishmeve- dashamireve të fjalës së shkruar për vëllimin  poetik dhe veprimtarin letrare folën shkrimtari Agim Desku dhe publicisti Sejdi Berisha të cilët në mes tjerash theksuan: “ Autorja e  e  vëllimit poetik Fitore Haklaj  i hodhi ca në vargje dhe ca në pikturat, të cilat miqtë e saj përkatësisht njohësit e pikturës i propozuan t'i ekspozon nëpër bienalet e pikturës, ku do të ngrihet emri i saj si artiste shumë e nderuar. 

Sigurisht një ftesë kaq të bukur artistja në bashkëpunim me artistët e Cyrihut se shpejti do hap edhe ekspozitën e parë në bashkëpunim me miqtë e saj të fushës se artit, që ia hapen dyert kësaj artisteje. Mirëpo kjo artiste zgjodhi poezinë ta promovoj si fushën ku i fle shpirti përpos asaj të Picture, që do ta promovoj më  në kuadër të Flakës se Janarit, përkatësisht për nder të kujtimit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, ku do të mbahet në Asamblenë Komunale të qytetit dhe vendlindjes se saj Deçanit të Festës se Gështenjave.

Libri me poezi i autores  Fitore Haklaj me titull "Shpirti peshon". në botim të Shtëpisë Botuese "Meshri", Prishtinë. Një ndër sukseset më i madh i saj ishte piktura e vizatimi, që ndër vite nuk u ndal, ku pati rastin të marr pjesë në shumë mostra me plotë suksese, këtë aktivitet e vazhdon edhe sot.

 Bekimi i Zotit thotë ajo është familja që e kujton më mall nga mërgimi e fëmijët që janë pasuria më e madhe e saj. Fitorja sot jeton në Zvicër me frymëzime gjithmonë për shkrime dhe piktura të cilat ju bashkëngjiten punës dhe jetës se kësaj krijuese. Vëllimi poetik “Shpirti peshon” është libri i parë i autores.                                                                        

Fitorja e frymëzuar nga ekspozitat nëpër Itali, Francë dhe Zvicër u bë e adhuruar tek akademiket evropian 

Për botimin e këtij vëllimi poetik u përkujdes e poetit  Agim Desku dhe  publicistit  të mirënjohur Sejdi të cilët në fjalet e tyre në mes tjerash theksuan: “Së poetja dhe piktorja mërgimtarja Fitore Haklaj me vëllimin e saj poetik me titullin “Shpiti peshon”  lenë përshtypjen se kjo poete e ka gjetur portën për botën e bukur të poezisë dhe artit, një derë që rri hapur për të gjithë ata që e duan fjalën e bukur artistike.

Objekt pafund frymëzimi i poetes është piktura dhe  llojëshshmëria e ngjyrave që duke e dashur artin provoj edhe në një dyanësi të krijoj, ku imazhin për pikturën ta paraqes në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga vargu i saj poetik, duke e bleruar edhe më shumë. Kështu zemra e poetes ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe fillon ta thërret muzën e krijimit poetik. E gjithë kjo ndodh kur autorja është larg vendlindjes dhe tërë imagjinatën e saj krijuese mundohet ta pasqyroj në pejsazhe të bukur ngjyrash sikur tˊi krijonte vetë ylberi.

Në qendër të rrëfimit poetik janë figura të ndryshme poetike, që e veçoja orkidenë si lule dhe në anën tjetër, lulja si figurë poetike. Gërshetimi i këtyre elementeve bazohet në perceptimin filozofik e të konceptuar të jetës, rrjedhës, frymë marrja, kravatave ë saj. Qendër e rrëfimit të poezisë orkideja është lulja, e cila si gjallesë mundohet të bëj jetën e vet ashtu çfarë duhet të jetë ajo. 

Image
Një foto e përbashkët e një pjese të dashamireve të librit  të promovimit të Vëllimit poetik me titullin Shpirti pushon”

Gjërat e bukura të cilat meritojnë respekt - poetja dhe piktorja Fitore  i ka plasua në poezitë dhe pikturat e saja ...

Në simbiozë më të është edhe njeriu dhe jeta e tij, që në njëfarë mënyre i ka specifikat e veta, të cilat e veçojnë nga tërësia e botës. Vetë natyrshmëria e jetës së lules dhe e jetës së njeriut rrjedh bashkërisht, por edhe ndaras. E përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë, ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të skalitura në dallueshmërinë delikate, e pse jo edhe në meditimin e kuptimit filozofik. Por megjithatë jeta e njeriut dhe e lules bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë poetikisht dhe figurativisht në vargjet e poezisë se poetes Fitore Haklaj.

Kështu poetja dhe subjekti i saj lirik njëjtësohen për të udhëtuar si poete nëpër rrathët e jetës së lules të cilat në fakt shënojnë epokat, stinët dhe vitet e historisë së jetës në veçanti dhe të botës në përgjithësi. Ky njëjtësim nuk rrjedh dhunshëm, por ai rrëshqet duke gurgulluar ëmbël, ashtu siç janë motet dhe stinët në hemisferën dhe atmosferën e tokës.

Simbioza e kësaj jete nganjëherë ngjyroset me ngjyra të llojllojshme që më dominuese është ngjyra e orkidesë e cila shndërrohet edhe në figuracion poetik. Ky mozaik ngjyrë shemërie nuk është i ngurtë, madje as i imponuar, por edhe mbase, një anë e jetës sonë të kaluar nëpër shekuj dhe nëpër histori. Poezia e jetës së lules dhe njeriut të Fitore Haklajt, kuptimin meditativ dhe filozofik të jetës, e merr duke u zhytur në ngjyrime artistike të thella. Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes, çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës.

Në këtë vëllim poetik poetja Fitore Haklaj ka vënë figuracion të bollshëm e të skalitur bukur artistikisht, por edhe një meditacion me plot kuptim për jetën, qëndresën, sakrificën e fitoren. Këto dhe të tjera elemente në këtë vepër janë dëshmi se krijuesja Haklaj kultivon stil të veçantë, andaj vargu i kësaj përmbledhje tregon individualitetin e saj krijues. Në fund të këtij promovimi për të pranishmit - Sofe Sadria Rizaj e përcjell më violinë nga solisti Ferat Shala deklamimet poetike të aktorit Rrustem Latifaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat