Libër enciklopedik me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Libra

Libër enciklopedik me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nga: Nue Oroshi Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:01
Kopertina e librit

Literaturës Kastriotase po i shtohet edhe një libër enciklopedik me titull:''Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Heroi Kombëtar i Shqiptarëve''.Ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që në këtë 15 vjeçar të punës atdhetare dhe shkencore që po e nxjerr në dritë shoqata e intelektualëve shqiptarë ''Trojet e Arbrit''.Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë shoqata''Trojet e Arbrit'' i mbajti 19 sesione shkencore, prej të cilëve 15 sesione të rregullta dhe 4 të veçanta si edhe 8 akademi.Qdo sesion shkencor i rregullt dhe i veçantë u pasua me botimin e veprave enciklopedike,ku i qendruam besnik studiuesve dhe lexuesve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Ky libër që po i japim lexuesit shqiptar vjen si fryt i sesionit shkencor madhështor që shoqata ''Trojet e Arbrit'' e mbajti më, 28 korrik 2018 në Lezhë me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me temën:'' Gjergj Kastrioti -Skënderbeu,heroi kombëtar i shqiptarëve''.Ideja për mbajtjen e këtij sesioni shkencor kishte ardhur gjatë një takimi në Lezhë në mes të studiuesve: dr.sc.Kastriot Marku,Mr.sc.Paulin Zefi dhe Mr.sc.Nue Oroshi. Meqenëse shoqata e intelektualëve shqiptar kishte përvojë të gjatë 15 vjeçare e mori përsiper anën organizative,programore dhe financiare kurse Drejtoria e Kultures në Lezhë anën e mikëpritjes sipas traditave shqiptare.Ky bashkëpunim doli shumë i suksesëshëm edhe falë përkrahjes së Kryetarit të Bashkisë së Lezhës,Fran Frrokaj.Kështu që shoqata ''Trojet e Arbrit'' dhe Bashkia e Lezhës organizuan sesionin më të madh shkencor të vitit jubilarë të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, pikërisht në Lezhën e Kastriotit.Kjo u bë falë kontributitë të pakursyer të 50 studiuesve shqiptar dhe të huaj të cilët morën pjesë në këtë sesion madhështor shkencor si edhe i dërguan punimet e tyre. Këto punime po i botojmë në këtë libër enciklopedik i cili në shenjë të 550 vjetorit të kalimitë në amshim po botohet me 550 faqe.

Në këtë sesionë shkencor shoqata''Trojet e Arbrit'' doli me dy ide të reja,që në Prizrenin e Besëlidhjes shqiptare të ndërtohet Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si dhe në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet muzeu i Mesjetës shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.Sa i përket idesë se parë ajo është shumë afër realizimit të saj ku kanë përfunduar të gjitha marrëveshjet me komunën e Prizrenit, si dhe ka filluar realizimi i monumentit me një lartësi prej gjithsej 3.3 metrash ku se bashku me bazën shkon afersisht 5 metra.Prizrenit si qytet historik do ti vije një pamje shumë madhështore me rastin e vendosjes se Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren si dhe me rastin e ndertimit të muzeut të Mesjetes shqiptare me emrin e Gjergj Kastriotit- Skëndebreut.E gjithë kjo punë po kryhet falë mbështetjes së mërgimtarëve shqiptarë në Evropë dhe Amerikë dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ''Trojet e Arbrit'' përkundër sukseseve të mëdha në periudhën kohore 2018-2019 pati edhe dy humbje të medha.Gjatë kësaj kohe na vdiqën dy studiuesit tanë të vyer prof.dr.Riza Sadiku dhe Mr.sc.Mehmet Gjoshaj.Te dy profesorët e nderuar për 15 vjet me radhë i patëm dy shtylla të forta të organizimit tonë shkencor dhe atdhetar. Përfaqesonin dy treva heroike siç është ajo e Drenices dhe e Kërqovës dhe të cilët një jetë të tërë ia kushtuan shkencës shqiptare duke punuarë me dhjetra vite në muzeun e Kosovës.Kontributi i tyre shkencor dhe atdhetarë në shoqatën ''Trojet e Arbrit'' ishte shumë i madh.Do u jemi mirënjohës për jetë të jetëve.Libri që po e sheh driten e botimit është si fryt i studiuesve të vyer shqiptarë.

Në këtë libër përveç temave historike qe zënë vendin më të madh kemi edhe tema mjaftë interesante të karaktereve të ndryshme siç janë folklori,etnologjia,paraqitja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në literaturen Evropiane, pa lënë anash edhe shumë tema të ndryshme siç është jehona e veprës se Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nëpër periudha të ndryshme historike.Kastriotizmi si konceptë tekë shqiptarët do te jetojë sa të jetojë shqiptaria.

Përkundër faktitë se ne ket kohë te mjegullnajave te ndryshme politike kemi edhe shume kopila që po e mohojne Kastriotizminë shqiptarë, vrulli i tyre ësht vetëm kalimtarë, për faktine se sa herë qe në trojet shqiptare kanë zgjaturë kokën kopilatë aziatike dhe karpatianë ishte pikërishtë epika e shpatës së Gjergjit te Kastrioteve ajo që ka zgjuarë ndjenjen kombëtare tekë shqiptaret për te ndalurë punën që beninë dhe po bëjn kopilat aziatikë e karpatianë duke e sulmuarë Gjergj Kastriotinë Skenderbeun,ësht pikerishtë ky libër dhe shumë libra të tjerë që dëshmojnë qartë se fryma Kastriotase ësht shumë me e madhë në Trojet Shqiptare se sa fryma e mbeturinave aziatike dhe karpatiane.Për fund e ndiej vetën shumë të lumturë që pikerishtë në kët pervejtorë të madh arritëm që shqiptarizmës ti japimë një vepër enciklopedike me një vlerë të qmuarë shkencore.Për kët falënderoj të gjithë studiuesit dhe studiuesitë që me studime e tyre mbajn vazhdimësin e rrugës se Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat