Befasitë e romanit “Mos u hidh në greminë” të shkrimtarit Danel Cana - Bota Sot
Befasitë e romanit “Mos u hidh në greminë” të shkrimtarit Danel Cana

Libra

Befasitë e romanit “Mos u hidh në greminë” të shkrimtarit Danel Cana

Nga: Albert Z. Zholi Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:30
Kopertina e librit

Romani “Mos u hidh në greminë”, i autorit Danen Cana, vëllimi i III-të, që ju dha lexuesit në muajin Janar 2020, është një memorje e gjallë e rinisë, të viteve qeverisëse të sistemit një partiak dhe përmbledh ngjarje nga viti 1970 deri në 1990.
Duhet ta themi dhe ta shkruajmë me gërma kapitale se çdo lexues i vëmendshëm, që në fillim të leximit të këtij libri, del në mendimin se autori me modesti nuk thotë “merreni, lexojeni...” por thotë “hajde ta lexojmë...”

Mënyra e të shkruarit, shtjellimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë të tillë, që lexuesin e mbajnë me ëmbëlsi tërheqëse pranë çdo rreshti dhe faqe të librit.

Autori e shpreh që në fillim se, sado që është munduar ti anashkaloj disa ngjarje, prapëseprapë, ajo kohë ka mbetur në kujtesën e shumë njerzve, të cilët jetuan në atë kohë të zhvillimit të “luftës së madhe të klasave” nga rregjimi në fuqi.
Mënyra se si u zhvillua, si u përhap, si u përforcua dhe ashpërsua në popull, është një “ thikë me dy presa”, të cilën autori na e sjell në një mënyre shumë të thjeshtë, të kuptueshme dhe reale, të besueshme.

Pikërishtë ky moment, ndoshta i rrallë por jo i pa përfillshëm, na ndihmon të kuptojmë botën e vogël në ndërgjegjen e çdo qytetari, fshatari, nëpunësi të shtetit, apo edhe të një antari partie të thjesht, që e quante veten si “komunist me ndërgjegje të pastër proletare”.

Jemi përpara një trajtimi në një mënyrë të re të zhvillimit të luftës së klasave, e cila nuk është shpikur nga autori, as si një krijim artistik, por ishte në popull, ekzistonte ai shpirt human, besnik i ndjenjave të pastra njerëzore.

Pikërishtë këtu rreh “çekani” i penës së Danel Canës, i cili sjell me mjeshtëri, thjeshtësi, kontradiktat e kohës në të cilën jetoj, u shkollua, punoj dhe krijoi familje, si një qytetar i denjë.

Duke marr shkas nga këto, them me plotë gojën se është një libër që ja vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të shtoj pasurinë e biblotekës personale të secilit nga ne.

Unë uroj autorit të ketë një krijimtari sa më të gjatë në jetën e tij, të na sjellë edhe më tepër libra të tillë, në prozë dhe në poezi, ku jo më pak vlera ka paraqitur deri tani, me një sërë librash të botuar e nxjerr në dritë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat