Prapë për dashurinë

Libra

Prapë për dashurinë

Nga: Ismail Belaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:23
Ilustrim

E nisëm shkrimin me këtë titull, sepse autori, Gashi vazhdon të merret me temën më të gjerë, dashurinë, në gjirin e të cilës mund të bëhen trajtime të shumëllojshme artistike, sikundër që ky autor, kishte bërë edhe në librin me poezi, “Rreze jete”.

Po e citojmë studiuesen, Nora Visoka – Weller: “Ubundu” është një term në grupin e gjuhëve “bantu” që flitet nga klani Nguni në Afrikën Jugore në kuptimin e përgjithshëm: “Unë jam, sepse jam bashkë”, në kuptimin individual... (këtu do të marrim krahasimin në marëdhënien burrë-grua... Koha Ditore, f. 21, 12 janar 2019.)

Empatia, pra, përbën esencën në relatat ndërmjet, njerëzve përgjithësisht.Autori Gashi shquan për nuancime që kapin raste të veçanta te trajtimit artistik. Kete aspekt ne librin ne shqyrtim e ilustrojne keto vargje:

“Tani nuk mund
Të ikësh, zemra ime,
Edhe pse erërat
E egra kanë ikur,...” (f.11).

Ajo sikundër vëren autori i reçencës për librin (Xheladin A. Çitaku): “autori operon me gjendjen shpirtërore, gjithnjë të ndryshueshme, lot, buzëqeshje, thellësi mendimi a përjetime emocionuese, të cilat sistemohen brenda vargut, brenda simbolikës, duke arriturr efektin e duhur te lexuesi:

                        “ma lër lotin
                        të ma prek faqen
                        deri te buza,
                        të rrjedh siç rrjedh,
                        Vesa e ftohtë në gjethe..” (f.11.)

Per tu analizuar libri poetik ne fjale, nevojitet mbështetje në njohurinë se individualiteti krijues është një natyrshmëri e kalimit, nga përsiatjet, nga motivet dashurore në ato “reflektive që kapin pamje të tjera më të gjera filozofike të jetës:

                        “Ndonjëherë mjegulla,
                        Më tërheq për mënge,
                        horizonti i balsamosur me dyll blete
                        Ndonjëherë do të vallëzoja me
                        pëllumbat mbi pullaz..
                        nuk mund t’i mungoj jetës
                        Dhuratë nga perëndia”

Ky autor ka elanin krijues, qe premton nje zhvillim te metejshem ne planin e realizimit artistik te tekstit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat