Botohet libri “Ajo” nga Yllka Shala - Bota Sot
Botohet libri “Ajo” nga Yllka Shala

Libra

Botohet libri “Ajo” nga Yllka Shala

Nga: G.B Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:13
Yllka Shala

Në rreshtat e parë të poezisë mund të vërehet talenti që ka ajo. E të gjitha poezitë që i kishte shkruar prej kohësh, i solli të përmbledhura në librin e parë, të titulluar “Ajo”, shkruan “Bota sot”.

Ky libër tha se i kushtohet secilës, ku çdo femër mund të jetë “Ajo”, ta gjejë vetën në rreshtat e librit apo në një nga poezitë.

Në promovimin e librit, autorja Yllka Shala tha se ka qenë ëndrra e saj ta botojë këtë libër dhe ka poezi ku secila femër mund ta gjejë veten.

“Në këtë libër e kam përshkruar një femër, ashtu siç edhe e kam titulluar librin ‘‘Ajo‘‘. Janë shumë poezi në të cilat secila femër mund të gjejë veten“- u shpreh Shala.

I shkruar me shumë përkushtim, libri përmban poezi që i kushtohet dashurisë dhe vuajtjes, për të cilat ajo thotë se ka gjetur frymëzimin tek vetë jeta.

“Jam frymëzuar në shumë raste nga vetja, por edhe nga shoqëria, secila poezi niset nga ajo“, u shpreh autorja.

“Është bukur kur jeton me ëndrra, shpresa dhe lutje, por akoma më bukur kur ato iu realizohen“, ishte shprehja me të cilin ajo e përmbylli promovimin e librit, duke premtuar se pas librit me poezi do të sjellë një roman.

Libri “Ajo” tashmë ka dalë në shitje dhe mund ta gjeni në Librarinë Dukagjini.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat