Biblioteka online JSTOR mundëson qasje të lirë shkaku i koronavirusit - Bota Sot
Biblioteka online JSTOR mundëson qasje të lirë shkaku i koronavirusit

Libra

Biblioteka online JSTOR mundëson qasje të lirë shkaku i koronavirusit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 09:52
Ilustrim

Për të larguar vëmendjen nga situata shqetësuese për shkak të pandemisë nga koronavirusi, gjatë qëndrimit në vetë-izolim, më e mira që mund të bëni është të zhyteni në një libër të mirë.

Këtë mund të bëni edhe përmes mënyrës digjitale.

Biblioteka e njohur akademike online, JSTOR tashmë mundëson qasje të lirë për shkak të gjendjes nga virusi Covid-19.

Përmes një cicërime të lëshuar në Twitter, JSTOR ka bërë të ditur se 6,000 tituj të ndryshëm të saj dhe 150 revista janë të hapura për këdo që pëlqen leximin.

JSTOR vuri në pah po ashtu se ka rikthyer edhe 26 arkiva të revistave të shëndetit publik, të cilat mund t’i lexoni deri më 30 qershor.

Për njerëzit që më parë nuk kanë pasur qasje në bibliotekën e JSTOR, tani mund të pushkoni nëpër të gjithë përmbajtjen e saj të hapur të qasjes pa pasur nevojë të krijoni një llogari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat