Atdheu im nëpër rrudhat e kohës

Libra

Atdheu im nëpër rrudhat e kohës

Nga: Aziz Bytyçi Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:50
Ballina e librit

Thënje e poetëve , bota është e vogël dhe kalon shpejt jeta , por është një sprovë që kërkon gjithë jetën , luftë të pakompromis për të vërtetën dhe të drejtën . Të gjitha këto paraqesin realitetin jetësor . Poetja e përjeton thellë në shpirtin e saj dhe si poete  nuk mund t’i mbaj brenda vetës së saj, të kënaqet me të mirat e saj vetëm për vete , ajo shqetësohet pra me ato të padeshirueshmet që ndodhin në vazhdimësi në rrjedhat e jetës së sotme që po i perjeton populli jonë dhe vjen me këto përmbledhje poezishë.

Poetja Lumturije Bala (ELI) vije me librin e parë të botuar me poezi “Ndëshkim dhe Varfëria”.Këtë përmbledhje tani të botuar  autorja në fjalë trajton tema të ndryeshme që kanë të bëjnë me realitetin në të cilin jetojmë . Poetja na vije nga universi në mes Alpeve të kristalta shqiptare  , nga Mbimalësia e Shkodrës ,ati vendi të bekuar , të djepit e të kultures së kombit tonë , me të cilat është e  mishëruar përjetësisht nga të cilat frymëzohet , por jo të gjitha përjetimet e saja janë identike, sepse jeta e cila zhvillohet në mes këtyre maleve të larta legjendare sikurse edhe në fusha e kodrina  ballafaqohet me të gjitha krajatat e jetës shpesh të vështira me të cilat ballafaqohet  njeriu i sotem.

Emri i krijueses së letrave shqipe ,zonjës  Lumturije Balaj (ELI) është bërë tashmë  i njohur në analet e poezisë , e sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgat  dhe në atdhe.Kjo Letërsi tashmë quhet e diaspores , e sidomos  poezia,  ka arritur t’i kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur ,por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues .Pa mëdyshje në mesin e tyre  patjetër bënë pjes edhe krijuesja dhe poetja e njohur Lumturije Bala (ELI). Kjo poete me këtë përmbledhje poezish vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjërimit poetik në vargje .Poezia si krijim është një dritë shpirtërore e vezulluese , e cila gjithmon shfaqë e reflekton diçka të re për të shëndrritur botën , andaj mund të them se poezit e poetës në fjalë  janë një grishje e ndjeshmërisë për temat , motivet për të cilat thurë vargje.Poetja Bala (ELI) është mjeshtreje e artit poetik , e ngarkuar me meditime filozofike, ëndrrime,fluturime , përjetime të ëmbla e të dhimbëshme dhe siç thekson kritika letrare ,pra vargu i poetes ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti në vendin tonë dhe pse jo edhe në diaspor ku jeton poetja tani. Poeti është mbret që e kupton Letersinë si një ansambel meditimesh sociale ,patriotike dhe filozofike që ta përkujton Kantin e dikurshëm , i cili e kundronte kulturen si një gjeometri ku zotronte teoria , si një metafor e bukur e kohës , e hapsirës dhe mjeteve tjera për rrumbullakësimin e jetës .

Të gjitha këto paraqesin realitetin jetësor . Poetja e përjeton thellë në shpirtin e saj dhe si poete  nuk mund t’i mbaj brenda vetës së saj, të kënaqet me të mirat e saj vetëm për vete , ajo shqetësohet pra me ato të padeshirueshmet që ndodhin në vazhdimësi në rrjedhat e jetës së sotme që po i perjeton populli jonë dhe vjen me këto përmbledhje poezishë. Autorja ndan ato me lexuesin duke u dhënë shpesh edhe këshilla e sygjerime në formë lutjeje që ta shohin botën me sy real dhe mos t’i mashtrojë lakmia që ajo afronë.

Poetja shkodrane , e do jetën dhe e jetonë atë thellësisht dhe shpirtërisht, por duke iu përmbajtur rrept kodeve morale e njerëzore të cilat i ka si motiv të përhershëm dhe krejt natyrshem i fton edhe të tjerët që t’i zbatojnë  këto kode .

Shkurt dhe kuptueshëm poetja thërret me sinqeritetin më të madh në formën  e këshillës , përmes vargjeve të saja pra ,se fjala jeton edhe në  rrasën e varrit , që edhe pas vdekjes fizike, pesha e fjalës vlersohet para njerëzve të kësaj toke , të kësaj kohe dhe të kësaj mendje e formimit dhe parimeve njerzore.Andaj  poetja Lumturije Bala (ELI) apelon nëpërmjet këtyre poezive që ajo është e lënduar në shpirtë për popullin e saj , sot në këto kohëra që gjindet ,  iu tërheq verejtjen serioze të gjithëve pa përjashtim e veçmas bartësve të pushtetit apo fatit të popullit, që të jenë të kujdesshëm se çfarë përgjegjësie kanë në kokat e tyre , në të kundërtën tradhtia nuk i falë .

Shpirti i poetës veq edhe po shifet gjatë poezive të saja , i kushton thellë me zemer të thyer varfëris së popullit tonë, atëher sipas një takimi që patëm me poeten në fjalë , për fjalëtë e saja , porosi e mesazhe  të botuara ne të përditshmen Kombetare “Bota Sot” dhe ky mesazh i saj të transmetohet duke i lexuar këto poezi dhe shkrimin që po botohet në këtë burim informative, mund të them më i lexuari në boten shqiptare është . Zonja Bala (ELI), thotë ,kjo gjë më ka dhënë shumë aspirim për ta kompletuar këtë libër me një përmbledhjeje poezish , kushtuar varfërisë ekstreme që po troket në secilen ditë e më shumë në trojet shqiptare.Duke u bazuar nga përmbledhjet e poezive që posedon ky liber , në brendësi le të kuptohet qartazi se doemos ka edhe titullin e përshtatshem “NDESHKIM DHE VARFERI” Në këtë përmbledhje  time të poezive ka thelbësisht gjëra elementare të freskëta që  po hasim në padrejtësi me shkeljet e abozimet që po i bëhen një të varfëri nga ata bosa që kanë pasuri të patundeshme dhe mundohen ende që të përfitojnë mbi djersen e fukarenjëve. Krejt në fund poetja jep një mesazh për lexuesit , pra kuptohet nëpërmjet  gazetes , që thotë , kam nderin dhe respektin për ju I nderuari gazetar  ,z.Aziz Bytyçi dhe për gjithë stafin e kombetares Bota Sot.Pa imponime por me pakë fjalë , që të aktivizohen e të lexojnë sa më shumë libra , jo vetem librat e mija por titullar të shumë autorëve , të marrin njohuri mbi çdo mbishkrim që hedhet në  çoftë në poezi të përmbledhura autoresh, romane, librash të ndryshme, kjo është porosia ime  sepse në të kunderten them , nëse lexuesi apo lexuesit nuk janë të interesuar të lexojnë ata dhe nuk arrin të nuhasin një të vertet të një historije apo dedikimi të dikujt në kohën e shkuar , perfundon poetja Lumturije Bala.

Biografia

Lumturije Bala (ELI) u lind në universin e Mbimalsisë së Shkodres,është njëra nga poetet  më të frymëzuara të diaspores sonë.Shkollimin fillestar e finalizoi me suksese të shkelqyeshme në shkollën fillore 8 vjeqare, ndersa  gjimnazin e kreu në Shkodër duke udhëtuar  disa kilometra në ditë. Pas përfundimit të gjimnazit u regjistrua në fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës (dega civile) të cilen e përfundoi me sukses  dhe pastaj  kishte fatin të punsohej si jurist, pra bëhet fjalë në Shqipëri para disa vitesh.Ajo tani jeton dhe vepron në mërgat pra në Zvicërr,

Pa hequr dorë thotë poetja nga aktivitetet e ndryeshme letrare e artistike, në vendin tim dhe në diaspor ku jetoi unë si dhe në përkrahje të disa Shoqatave humanitare  për përkrahje të realizimeve për botime dhe aktivitete letrare.Poetja edhe në mërgat ku jeton e ushtron detyren e profesionit të saj dhe , thotë  : “ushqim të shpirtit të saj e ka poezin,prozen,esen dhe tregimin” . Këtë vit poetja jonë e nderuar pritet ti botoj në atdhe edhe 6 tituj librash, 5 libra do të jenë me proz poetike dhe një  roman.I urojmë suksese poetës  në çdo cep të jetes.

Image
Ballina e librit

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat