Autori i librit ''Bardhësitë e Atdheut” me penen e tij të artë, për 20 vite rresht bëri mrekulli, për një vend në Librin e Genisit.... - Bota Sot
Autori i librit ''Bardhësitë e Atdheut” me penen e tij të artë, për 20 vite rresht bëri mrekulli, për një vend në Librin e Genisit....

Libra

Autori i librit ''Bardhësitë e Atdheut” me penen e tij të artë, për 20 vite rresht bëri mrekulli, për një vend në Librin e Genisit....

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 prill 2020 Në ora: 10:24
Afrim Mustafa

Bardhësitë e atdheut”, libri më universal, gjithëpërfshirës dhe më i kompletuar për heronjtë dhe sakrificat e atdheut. Libri enciklopedik “Bardhësitë e Atdheut” i publicistit Afrim Mustafa shtjellon fakte të shumta, pasqyron ngjarje dhe luftën e UÇK-së të cilat, edhe nëse i kemi dëgjuar, kujtesa e shoqërisë nuk i ka arritur t’i mbajë të gjitha në mend, andaj duke shfletuar këtë libër i rikujtojmë ngjarjet e mëdha, e duke rikujtuar nuk i harrojmë ato sakrifica dhe ato flijime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…

Jo vetëm për nga volumi, por më shumë për nga përmbajtja mbetet libri më i kompletuar i kësaj natyre, i botuar deri më tani në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Prandaj, vetëm me një përkushtim të kësaj natyre dëshmohet e vërteta e luftës së lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së… Regjistrimi kaq i kujdesshëm për të rënët në luftën e Kosovës, por edhe për dy luftërat e tjera, është një respekt i drejtpërdrejtë për këto luftëra, ku vetë autori ishte pjesëmarrës, është nderim dhe respekt për heronjtë dhe dëshmorët, si dhe të rënët e tjerë, por më shumë është një respekt për lirinë, për të tashmen dhe për ardhmërinë e këtij vendi…

"Bardhēsitē e atdheut"- promovimet dhe nderimet..

 Siç thuhet...utori, është përkujdesur në aspektin profesional për të angazhuar emra të njohur të luftës, shkencës dhe fesë, me të cilët ka krijuar stafin e librit, një vlerë tjetër universale, e cila bartet edhe në brendësinë e librit. Në mesin e këtij stafi, janë: Dr. Jakup Krasniqi, Akad. Esat Stavileci, Akad. Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji, Gjeneral, Kudusi Lama, Dr. Jahja Drançolli, dr. Teuta Hadri, Mr. Naim Tërnava etj. Ndërsa, diku në brendësi në një faqe të plotë është “Ekipi këshillëdhënës i monografisë”, që kanë ndihmuar autorin për mbledhjen e të dhënave, duke i falënderuar ata publikisht, e për vete autori ka dëshmuar vlerë intelektuale dhe qasje humane. Libri “Bardhësitë e Atdheut”, hapet me Tri emblemat e UÇK-së, të shoqëruara me tekstit e Betimit, të cilin e ka bërë ushtari në luftë. Pastaj, është fjala e kryerecensentit, dr. Jakup Krasniqi, atëherë, kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, e në vazhdim, janë prezantuar: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Adrian Krasniqi, Xhevë e Fehmi Lladroci, Ismet Jashari, Mujë Krasniqi, Ilaz kodra, Halit Geci, Gursel e Bajram Sylejmani, Salih Çekaj, Ilir Konushevci, Gjylsere Saiti, Bekim Berisha, Hyrë Emini, e shumë të tjerë. Në parathënien e shkruar nga vet autori, ai ka vlerësuar kontributin e secilit intelektual, luftëtar dhe veprimtar për kauzën kombëtare, duke ua përmendur meritat, gjithsecilit. Këtë vlerësim, autori e ka bërë edhe për Presidentin Historik: dr. Ibrahim Rugova, për të cilin shkruan: “Pa mëdyshje, një nderim të jashtëzakonshëm me veprimet e tij madhore e thellë përkushtuese për Kosovën, për lirinë dhe për pavarësinë e saj dhe për gjithë Shqiptarinë, na dha deri në fund të Jetës së tij, presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 21 janar 2006). Rugova, ky binom i të mirave kombëtare, e veçanshëm kontribuues dhe ndërtues unikat i lirisë së Republikës së Kosovës, do të kujtohet e nderohet përjetë e mot, bashkë me të gjithë ata që dhanë edhe jetën për ditët që sot i jetojmë. Emri dhe vepra e presidentit historik janë frymëzim dhe sinonim i unitetit të veçantë e të jashtëzakonshëm, që reflektoi ai në jetë, në veprim e në punë për liri, pavarësi e sovranitet gjithëkombëtar…”. Po me këtë elan, po me këtë përkushtim, ua përmend meritat edhe prof. dr. Fehmi Aganit, Anton Çettës, Ali Hadrit, Zekiria Canës, Gazmend Zajmit, si dhe ka shkruar për dhjetëra femra-dëshmore të UÇK-së, duke radhitur më pas, personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilat kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës, siç janë: Presidenti Amerikan Bill Clinton, bashkë me Hillari Clinton, Medlin Olbrajt, Wsli Clark, Riçard Hollbruk, Gjorgj Robertson, Xhemi Shea, Barak Obama, Toni Bler, Zhak Shirak, Viliam Valker, Angela Merkel e shumë të tjerë, të cilët kompletojnë më mirë angazhimin e secilit prej tyre për pavarësinë e Kosovës.

Pse këtë shkrim?!

Sepse as koronavirusitCovid-19, nuk e ndal kërkimet e qytetarëve të kombit shqiptarë kudo që jetojnë për të furnizuar me këtë libër me ma se 120 faqe,dhe sipas autorit,do ketë edhe disa ribotime për t'i furnizuar kërkuesit me këtë libër në fjalë.

'' Po kërkesat janë të mëdha kudo që janë shqiptaret ne trojet e vete gjtihandesj trojeve të tyre dhe e gjithë bota ku ndodhën ata edhe nga gjithë kontinentet tjera dhe kërkohet ribatimi i këtij libri disa here deri sa tu Plotësojë dëshiren e atyre që po ngulin gjithesi ta kenë në dorën e tyre '', thotë autori i librit, Afrim Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat