Tomë Berishaj botoi përmbledhjen me poezi “ Rruga e humbur”

Libra

Tomë Berishaj botoi përmbledhjen me poezi “ Rruga e humbur”

Nga: Gjeke Gjonaj Më: 24 prill 2020 Në ora: 15:20
Libri

Mërgimtari nga Malësia,  Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen me poezi “ Rruga e humbur”. Ky vëllim poetik përbëhet nga 109 poezi të ndara në tri cikle: “ Qëndroni shqiptarisht”,  “ Duaje vendlindjen” dhe “Personalitete të Njohura”.

Në poezitë e tij Berishaj shpreh  shqetësimin për fatin e hidhur  që ka kaluar populli shqiptar nëpër shekuj, padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha,  përpjekjet  e regjimeve të huaja për asimilimin dhe shkombëtarizimin e historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Përveç kësaj Berishaj,  temë të dhimbshme të kombit tonë në këtë vëllim poetik, ka  trajtuar edhe atdheun, folenë e tij më të ngrohtë, identitetin tij, për të cilin  njerëzit kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre – jetën.

Libri, që ia kushtoi vëllait Gjeloshit,  është botuar nga djemtë e autorit, Gjoni dhe Paloka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat