“Pylli” nga Sasho Ognenovski u publikua në gjuhën shqipe

Libra

“Pylli” nga Sasho Ognenovski u publikua në gjuhën shqipe

Më: 6 maj 2020 Në ora: 15:36
Foto Ilustrim

U publikua përmbledhja me poezi “Pylli” i Sasho Ognenovskit në gjuhën shqipe. Përkthimi është i Jeton Kelmendit, ndërsa veprën e botoi shtëpia botuese “Iva Bogdani” nga Prishtina.

Sasho Ognenovski është autor i pesë përmbledhjeve të poezive: “Orteku”,(1995), “Frutat e ferrit” (2014), “Lulja e shkretëtirës” (2015), “Pylli” (2018) dhe “Ndryshimi i së kaluarës” (2019). Ai është gjithashtu autori i librave për fëmijë “Përrallë e zakonshme” (2002) dhe “Kompasi magjik” (2011), romani “Sheshi i hirtë” dhe libri i dramave “Kalaja”(2016).

Ai ka përkthyer poezi dhe prozë nga anglishtja, serbishtja dhe bullgarishtja, ndërsa librat e tij janë përkthyer edhe në serbisht, anglisht dhe arabisht. Ai ka fituar çmime ndërkombëtare për poezinë e tij, përfshirë çmimin vjetor të Lidhjes së Përkthyesve nga Mali i Zi.

Ai gjithashtu shkruan recensione dhe kritika për letërsinë, teatrin dhe filmin. Poezitë dhe tregimet e tij të shkurtra janë botuar në shumë antologji në anglisht, uzbekisht, serbisht, arabisht, shqip dhe polonisht, si dhe në shumë revista letrare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat