Libraritë luftojnë për mbijetesë për shkak të izolimit nga Covid-19

Libra

Libraritë luftojnë për mbijetesë për shkak të izolimit nga Covid-19

Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Libraritë në Francë i kanë mbijetuar ardhjes së televizionit, qendrave tregtare dhe shitjeve në internet. Pastaj erdhi izolimi nga koronavirusi, një ndërprerje tetë javore e cila po kërcënon mbijetesën e disa dyqaneve.

Libraritë e Francës u lejuan të rihapeshin të hënën për herë të parë që nga 17 marsi teksa vendi filloi të lehtësojë masat e bllokimit të vendosura në vend për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Pas pothuajse dy muaj izolimi, qeveria franceze po përpiqet të balancojë nevojën për të ringjallur ekonominë e përplasur me rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Në librarinë ICI në qendër të Parisit, vendosja e maskës është e detyrueshme dhe dezifektanti i duarve është i disponueshëm për të lejuar klientët të kapin cilindo libër që u tërheq vëmendjen.
“Njerëzit janë të kujdesshëm për të mos i prekur shumë librat.

Dhe ne u themi atyre që nëse prekin librat, duhet të përdorin xhel dezifektantë çdo herë,”  tha bashkëthemeluesja  Anne-Laure Vial për Reuters. “Njerëzit kanë ardhur për të rimbushur raftet e librave e tyre ose të blejnë dhurata për ata që nuk mundën të festonin ditëlindjet.”

Franca është një parajsë për bibliofilet. Kompanitë e mëdha që shesin libra ekzistojnë, por libraritë e pavarura janë një tiparë i kudondodhur i lagjeve pariziane.

Mbrojtja e kulturës

Franca ka mbrojtur me xhelozi jetën e saj kulturore dhe institucionet për dekada. Nocioni francez i ‘l’exception kulturl’  tregon besimin se kultura kombëtare duhet të mbrohet nga forcat e tregut të lirë. Subvencionet, kuotat, mbështetja e të ardhurave dhe ulja e taksave ndihmojnë në promovimin e muzikës, kinemasë dhe letërsisë franceze. Ekziston gjithashtu një ligj që parandalon libraritë e mëdha dhe shitësit në internet që të ulin çmimet, në mënyrë që të mbrojnë shkrimtarët.

“Vështirësia vjen nëse nuk bëjmë shitje të mjaftueshëm për të mbuluar kostot tona,” tha Vial, i cili shqetësohet për një reagim të ngadaltë. “Ne duhet të rezistojmë për disa muaj.”

Qeveria është e vetëdijshme për rreziqet me të cilat libraritë përballen. “Ata kanë shumë fitime të pakta, dhe kështu mund të kenë probleme të gjejnë financat për të paguar kreditë,” tha Ministri i Financave Bruno Le Maire gjatë një vizite në një librari javën e kaluar. “Ne mund të kemi një sërë librarish të falimentuara. Kjo është pikërisht ajo që duam të shmangim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat