Promovohet romani i ri “MONA”, i Jusuf Buxhovit

Libra

Promovohet romani i ri “MONA”, i Jusuf Buxhovit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 19:07
Promovohet romani i ri “MONA”, i Jusuf Buxhovit

Shkrimtari Jusuf Buxhovi sot promovoi romanin e ri "MONA" në Bibliotekën e Qytetit në Gjakovë.

Autori deklaroi se Gjakova është zgjedhë jo rastësisht për promovim, meqë Gjakova historikisht dhe politikisht ka qenë cak i karantinimeve me të cilat është synuar që me gjenocide dhe etnocide t'i rrënohet qenies etnike dhe shpirtërore e një ambienti që paraqet bërthamën e shqiptarizmit.

Meqë kjo vepër letrare trajton artistikisht gamen e këtyre raporteve me SHBA-të në përputhjen me pasthirrmën "Oh, Amerikë!", që është refren i një të çmendure, - intelektuale kritike, që është shpallur e tillë për t'u heshtur të vërtetat e saj (dhunimet gjatë luftës, vrasjet politike, uzurpimet e të tjerat) nga "aleatët" amerikanë në kuadër të politikës ditore, autori i kushtoi një vëmendje raporteve politike me SHBA-të, të cilat, tha se kanë prodhuar pasoja negative për Kosovën pikërisht në saje të partneritetit amerikan me të tillët.

Shkrimtari deklaroi se vepra e tij nuk është antiamerikane, përkundrazi ajo miqësinë me SHBA-të e konsideron ekzistenciale, ngaqë ajo ishte fryt i një "pakti" midis intelektualëve me SHBA-të në prill të vitit 1990 të ndërtuar mbi formulën liri, barazi, demokraci.

“Kjo formulë nga pragmatizmi politik i rrethanave, kur kërkohej që luftës diplomatike të kthehej në diplomaci të luftës , pra kur u desh ndërhyrja ushtarake kundër Millosheviqit, në vitin 1999, u zëvendësua me atë "të çlirimit", formulë kjo që u keqpërdor nga ata që e përvetësuan për ta kapur shtetin në të gjitha segmentet.”, tha ai.

Autori theksoi se në këtë aspekt, as që mund të flitet për antiamerikanizëm, por për qëndrim kritik ndaj partnerëve të tyre që kanë manipuluar me "miqësinë" me amerikanët.

Në fund autori tha se klithja e autores "Oh, Amerikë" ka të bëjë me shqetësimin intelektual kundër klasës politike që po mundohet të rrënojë institucionet siç po veprohet në Shqipëri.

Si shembull, autori, theksoi sjelljen e papërgjegjshme të presidentit për hapjen e çështjeve që kanë të bëjnë me rrënimin e sovranitetit shtetëror në emër të një marrëveshjeje me Serbinë, atë të kryeministrit të shkarkuar që SHBA-të i vuri në dyshim se po ia përgatisin thikat Kosovës, si dhe sjelljen e papërgjegjshme të kryeparlamentares, që të mos drejtojë seancën e Parlamentit për motive politike që degradojnë institucionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat