Cingërrimat e jetës - Bota Sot
Cingërrimat e jetës

Libra

Cingërrimat e jetës

Nga: Remzi Limani Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:48
Anisa Ismajli

(Gëzimin, Hidhërimin, Mërzinë, Kënaqësinë dhe mikpritjen, tok së bashku me njerzillëkun, Anisa i bën buqeta lulesh me pamje dhe aroma të ndryshme, sepse, vetë jeta ngjizet dhe lindë me formulime ndër më të ndryshmet...)

Pa dyshim, jetën duhet jetuar duke bërë jetë....Në këtë kuptim, aktorja Anisa Ismajli, kësaj radhe autore e librit me proza poetike, na jep një pasqyrim lucid mbi të bukurën e jetës dhe peripecitë që mund të na servirin të papriturat dhe momentet e jetës. Pra, artistja jonë respektive znj. Ismajli, flet pa doreza damash me pamje maskash të improvizuara, për t'i fshehur pikat neuralgjike të jetës, për të cilat na flet Anisa Ismajli dhe guximi i saj për ta shpalosur jetën në sekuenca dhe forma fragmentale të një narracioni të lakmueshëm figurativ. Në këtë kontekst të pamohueshëm, autorja e librit na shfleton botën e saj dhe imagjinatën e bujshme për ta kapur jetën ashtu siç është, pa u futur dhiareve të lakadredhura për ta humbur kuptimin e cingërrimave dhe thirrmave të jetës, të cilat bien e pikojnë në veshët e të gjithë neve.

Pra, me të drejtë, rrëfimtarja jonë e kap jetën dhe mirret ngrykas me të - ndryshe nuk do ta kuptonte përqafimin e ngrohtë -  si një infuzion për të vazhduar me frymëmarrjen e zgjatur të jetës dhe mrekullive, të cilat na shtrojnë sofrën e dashurisë, ndër ushqimet më dietale të preferuarat për mirëqenien shëndetësore dhe mentale të njeriut.

Pra, pa dashuri, tek njeriu vdesin neuronet pa të cilat nuk mendemi ta shijojmë të bukurën krah nesh dhe dorën e dashurisë s'mund ta bëjmë nënkresë për një gjumë të shëndetshëm. Mbi këtë bazë; Gëzimin, Hidhërimin, Mërzinë dhe Kënaqësinë, tok së bashku me njerzillëkun, Anisa me të drejtë i bën buqeta lulesh me pamje dhe aroma të ndryshme, sepse, vetë jeta ngjizet dhe lindë me formulime dhe spërkatje aromash të veçanta, të cilat i vishen njerëzve veç e veç - me pamje dhe nuanca ndër më të ndryshmet.

Të tjerat, të bukurat e këtij libri nuk do t'i shpalosim. Ato do t'ia lëmë lexuesit për t'i kuptuar të pashpalosurat tjera...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat