Ishiguro sjell romanin e tij të parë prej kur fitoi Nobelin - Bota Sot
Ishiguro sjell romanin e tij të parë prej kur fitoi Nobelin

Libra

Ishiguro sjell romanin e tij të parë prej kur fitoi Nobelin

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:04
Kazui Ishiguro,

Shkrimtari britanik, Kazui Ishiguro, ka njoftuar se do ta publikojë romanin e tij “Klara dhe dielli”.

Ky libër është i pari i Ishiguros që kur u bë lauerat i Çmimit Nobel për Letërsi më 2017. Ndërkq ngjarja që trajtohet në vepër, ka të bëjë me një qenie artificiale, të quajtur Klara, e cila dëshiron që ta gjejë një pronar njeri.

Autori i librave si “Të mbeturat e ditës” dhe “Kurrë mos më lë që të shkoj” ka njoftuar se ky libër do të publikohet më 21 mars të vitit të ardhshëm.

Drejtori redaktorial i botuesit të tij, Faber, ka thënë se si krejt shkrimet e Ishiguros, edhe ky shkrim arrin që të jetë ngazëllyes dhe konsistent me tërë korpusin e tij krijues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat