Kozata Zavalana këto ditë shpalosi gjithë krijimtarinë e saj letrare

Libra

Kozata Zavalana këto ditë shpalosi gjithë krijimtarinë e saj letrare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:22
Promovimi i libirit

Kozeta Zavalani  fituese e titullit"Misionare e Paqes Globale" dhe "Ambasadore Nderi"për përkushtimin e kontributin  e dhëne dhe të çmuar në fushën e edukimit, qytetërimit, letërsisë, gazetarisë dhe njerëzimit, për frymëzimin e bashkëjetesës shoqërore dhe paqes si nxitëse e misioneve të ardhshme që në botën shqiptare dhe ma larg ka sjell  dhe do të sjelli  paqen dhe prosperitet për gjithë njerëzimin.                                                 

Këto ditë  në kuadrin  ditëlindjes të kësaj  figure të madhe të letërsisë të botës shqiptare dhe ma larg, me paraqitjet e saja  para opinioni letrar  shpalosi gjithë krijimtaria e saj letrare  me promovimin e librit me të ri me poezi në gjuhën shqipe dhe anglisht me titullin "Jetoj". Me këtë rast në prani të shumë intelektualëve shqiptarë e dhjetëra krijuesve, miq e mikesha, që ia zbukuruan ditëlindjen me dhurata e urime!

Unë jam e kënaqur me atë çka e kam bërë dhe jam duke bërë në jetë time deri me tani

Në fjalën e saj përshëndetëse Kozeta Zavalani i falënderoi pjesëmarrësit të cilët ia zbukuruan ditë lindjen me këtë veprimtari të bukur!! Falënderimet me të përzemërta u dërguan në adresë të Misionit Diplomatik për Paqe drejtuar nga Shefki Hysa, kushtua nderimit me titullin "Misionare e Paqes Globale" dhe "Ambasadore Nderi". Si e lindur më 8 Mars, e ndjej obligim të evidentoj vlerat e gruas, si krijuese të njerëzimit e nëpërmjet saj, të jetës në tërësi, duke shkruar në kushtet e sakrificës si nënë e krijuese, duke i “vjedhur” orë gjumit, që të rrezatoj përballë sfidave të ashpra, që përbëjnë ekuilibrin e shoqërisë.

Moto e punës sime mbetet thepja e zj. Hilari Klinton: "Liria dhe përparimi nuk kanë lindur nga heshtja”. Pra të mos heshtim! Zëri ynë duhet të dëgjohet! Unë kam zgjedhur të vrapoj nëpër rrugët e jetës, ndonjëherë edhe të pakuptimta, të shoh gjurmë të padukshme, ndoshta edhe të çoroditura e të meditoj pas gjithë çka që kam lënë pas. Suksesi është mjaft i rëndësishëm për mua, por unë nuk e dua suksesin në kurriz të shëndetit të familjes. Unë kënaqem me atë çka jam duke bërë në jetë. Ky është fati im, prandaj unë dua të marr kënaqësinë maksimale të asaj që kam zgjedhur, për jetën time. Zëri im është dëgjuar nëpërmjet poezive të mia, që janë vlerësuar edhe jashtë vendit. Poezia është mburoja ime kundër shëmtisë së kësaj bote. Ajo transformon të gjitha këndet e pjerrëta dhe filtron të gjitha pasojat e zilisë.

Më pëlqen ta sfidoj lexuesin, duke bërë që poezia t’u hyjë nën lëkurën e shpirtit dhe të ndikojë me magjitë e saj. Unë jam e frymëzuar nga udhëtimet dhe natyra, lulet, shkëmbinjtë, deti dhe gjithçka që nxit imagjinatën time. Në çdo poezi mundohem të sjell një mesazh, si një lloj dielli e shprese, që me bukurinë estetike të artit të jap dashuri e paqe.

Unë i dua shumë njerëzit dhe e ndjej që edhe ata më duan. Nëpërmjet dashurisë ujiten ndjenjat më sublime, për misionin e shenjtë të paqes, shpesh edhe në situata të padëshiruara. Dua të theksoj se, si poete femër unë flas, ulërak, lutem, bind, argumentoj, diskutoj dhe kryej shumë aktivitete me zërin e shpirtit në vargje, në sinkronizëm të përsosur! Poezitë janë një pasqyrim i asaj që gruaja e shekullit 21 mendon dhe dëshiron t'i përcjellë botës! Toni i zërit tim është i butë, i sigurt e i dashur, duke eksploruar strukturat e ndryshme jetësore, në përpjekje për të krijuar jo vetëm identitetin, por duke realizuar potencialin e plotë artistik.

Shpresoj që poezitë e mia të mbeten në Korsikë e kujtesës, sepse fuqia e krijimtarisë qëndron në dimensionet e saj të ndryshme ndërmjet kohës dhe hapësirës, sepse besoj se themeli i epërsisë së krijimtarisë është ndjeshmëria artistike, pa të cilën mendoj se, nuk mund të ndodhë mrekullia poetike.

Vëllimi poetik “Jetoj”, flet shumë, sepse ka çfarë të thotë

Libri poetik i Kozeta Zavalanit me titull “Jetoj”, që vjen pas trembëdhjetë librave në gjini të ndryshme, hap një horizont të gjerë të mendimeve personale, që njëherësh preokupojnë krijuesit në shpirt, ku bota e mendimit udhëton nëpër poezinë e jetës, duke shijuar momente të ndryshme të saj. Poezitë e kësaj poete frymojnë në mënyrë estetike ide të ndryshme subjektive të mbushura me ngjyrime stilistike. Këto ngjyrime janë pasqyruar qysh në poezinë e parë me titull “Jetoj” dhe deri në poezinë e fundit, “Më kujtoni!”

Dua të theksoj se pjetsha në vargjet e saj lutet, bind e argumenton me zërin e saj unik, pasi eksploron strukturat e ndryshme jetësore që e rrethojnë, në përpjekje për të krijuar jo vetëm identitetin e saj, por duke realizuar edhe potencialin e saj artistik.

Ajo e shpreh veten lirisht, duke u nisur nga përvojat dhe rrethanat e jetës, me shqetësim dhe ndjeshmëri e fluturon me krahët e saj, nëpërmjet poezisë, me vlerat më të mira dhe më të bukura humane, duke u ballafaquar me botën tonë të çuditshme dhe shpesh të padrejtë. Shkrimtarja e jonë e mirënjohur Zavalani e cila ka kontribuar edhe në gazetari e masmedia duke ngritur Imazhin shqiptar të gazetarit, për profesionalizmin vërtetësinë dhe cilësinë e realizimit. Vitet e fundit në kulturën dhe artin kombëtar ka rrezatuar vlera të mëdha, si dhe përkushtim,
vlerësim dhe dedikim kushtuar gruas shqiptare. Si njëra nga përfaqësueset dinjitoze të Imazhit shqiptar të gruas humanitare ka kontribuar në ngritjen e imazhit shqiptar të femrës me humanistet, profesionalizëm dhe sukses në profesion dhe punën e saj.
Krijimtaria e kësaj poete me vëllimet në libra e revistat e publikuara dhe profesionalizmi i përdorur në trajtimin e materialeve dhe publikimeve të ndryshme për vendin tone, është nderuar me shumë çmime nga institucione prestigjioze në mbarë trevat shqiptare dhe në botë. Libri me poezi ij. Poetja Zavalani është si një doracak i mirë, që qëmton me shije e sene mase, lëmi shpirtërore të jetës nga mirësia, vendlindja, atdhedashuria, edukimi i gjeneratave të reja, e deri te porositë filozofike për një dashuri universale.
Duke  iu drejtuar  krijuesit, paqes e mirësisë, përcjell mesazhin e mos heshtjes përmes vargjeve shumë mbresëlënëse:

Heshtur mos rri, o njeri!
Rrugëve të botës pa asnjë liman, mos u end!
Mos hesht, zhytur në humnerat e heshtjes,
Pa thënë asnjë fjalë!
Mos e lër errësirën, të vrasë dritën!

Kështu, as vetë nuk e di,

Nëse ke vdekur apo je gjallë?!
Fjala, të mban gjallë o njeri?!”
 

Ajo e përcjell poezinë si një zejtari e kalibrit më të lartë, një detyrë e vështirë që jo gjithë poetët mund ta arrijnë. Për këtë, së pari duhet të kuptosh traditën letrare dhe trashëgiminë kulturore. Pa këto, mendoj se askush nuk mund të evoluojë si poet. Nëse dëshirojmë të shkruajmë poezi, duhet të dimë mirë problemet kryesore dhe mundësitë reale të shoqërisë sonë në tërësi. Poezia për Kozetën është një nevojë fiziologjike siç është fryma e ushqimi, me tendencën e një lidhje e bashkimi të paqes e dashurisë. Për vlerësimin ndaj kërkimit të tij mbi shpirtin njerëzor, për të hyrë brenda mureve të zemrës dhe për të ndier atë çfarë është e paprekshme e që ndodhet aty. E theksoj se poezia e vërtetë është art, e nuk është as e lehtë as e thjeshtë, ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të ketë diçka për të thënë. Mendoj se Kozeta, me ndjesinë femërore si nënë, ka çfarë të thotë në vargjet e saj, ndaj dua ta përgëzoj për krijimet e reja dhe ti uroj suksese edhe në të ardhmen.

Udhëtime e suksesshme të Rozetës nëpërmjet vargut lirik

Libri i ri me poezi i Kozeta Zavalanit, me titullin “Jetoj” i shkruar në gjuhen shqip dhe anglisht, është një “memorial” për jetën. Pse titulli: jetoj! Thjeshtësia e vet jetës së saj, me përditshmërinë e njëjtë më të gjithë ne, por të “mbrujtur” me brumin e shpirtit të poetes, që më syrin e saj mat çdo kut, çdo metër, çdo skutë, çdo anë, për të mbjellë “farën” e jetës. Vetë fjala jetë, të tundon akoma më shumë, (në vetën e parë njëjës në kohën e tashme), a thua se koha e shkuar dhe e ardhmja janë shkrirë në një. Imazhi i poetes për jetën nuk është gri, as blu, por i ylbertë, me të gjitha stinët, ngjyrat, gëzimet, festat, ditëlindjet, përvjetorët, dashuritë. Vetë libri fillon me poezinë “Jetoj” një poezi me rimë AB/AB, plot jetë, diell, besim, dashuri për eten, familjen, bashkëshortin, fëmijët dhe Zotin. Mendimi humbur në stuhitë e shpirtit,/ndez thëngjijtë pranverës që frymon,/nën tingujt e pëshpëritjes së pemëve,/varur në shkëlqimin surreal që na rrethon., në vargun e fundit të stufës së parë, varur në shkëlqimin surreal që na rrethon, poetja është sa reale dhe surreale, duke na treguar se surealiteti është “pamja” dhe “pasqyra” që në besojmë, se “çdo gjë që shkëlqen është ar”. Jeta moderne, na shëmbëllen edhe me Vetveten, edhe më Absurdin, edhe me Kotësinë, që vetiu eksiztencialzmi jo si teori, por si mundësi mbijetese, në botën e globalizimit, njeriu duhet të “gjejë” vetveten.

Poezitë si: “Në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë”, “Zgjedh metafora për çdo stinë”, “Një zgjim i magjishëm”, “Unë jam pemë”, “14 Tetor”, “Tiranës - Gëzuar në njëqind vjetori!”,“Pranë bibliotekës”, “Mall për nënën”, “Si mbretëresha Teutë”, “Në ballkon”, “Dashuria”, “Në 8 Mars”, “Bekimi i martesës”, “Indeve të shpirtit”, “Korfuz”, “Mirëmëngjesi pranverë”, “Në vendlindje”, “Lumi Danub”, “Bashkëshortit tim”, “Motrës”, “28 Nëntor pas tërmetit”, “Shpirti ndrin”, “Pashka”, “Jam e dashuruar”, “Nga Toka e Shenjtë. Paqe, aty ku lufta ka qenë e mbetet aq pranë!”, “Të më kujtoni!”, janë poezi, që kanë një fabul me pjesë nga jeta e poetes. Poezia “14 Tetor”, shënjon ditën e lindjes së babait të saj, i cili ndonëse ka ndërruar jetë, për atë do të ketë vetëm ditëlindje. Tek poezia “Mall për nënën”, shpaloset malli që çdo kush në çdo moshë, ka për nënën, si i vetmi person që na mungon më tepër, edhe kur jemi vetë nëna e gjyshe, prapë nëna mbetet e pazëvendësueshme. Shumë tituj lidhen me udhëtimet apo aktivitetet letrare e poetike, por edhe si pjesë e Federatës Botërore të Paqes, të Grave dhe Familjes. Në përditësime e saj, ajo është sa mikeshë, poete, gazetare, kritike, bashkëshorte por edhe familjare. Në poezinë “Në ballkon”, vargjet: ejani me mua në ballkon,/Të shijojmë ëmbëlsinë e ditës në ajër!, fton djemtë e saj për të shijuar çdo ditë, apo çdo çast të jetës. Thirrmori ejani është ftesa, për të “shijuar”, me anë të metaforës; e ditës në ajër, pra dita është shpërbërë në ajër, që herë herë, qielli i Tiranës, shpërbën ajrin, diellin, erën, mjegullën, natën apo ditën nën “tisin” e veshjes së ditës. Ecja nëpër poezi është si ujdhesë boheme, në vijë lineare deri tek poezia “Bekimi i martesës”, me vargjet: me kurorën në kokë bekohem/përkrah bashkëshortit tim në vitin e 33 - të të martesës./Betohem përpara Zotit/për të jetuar së bashku në dashurinë e Tij, ku poetja “çel” peshtafin e lumturisë së saj. Numri 33 i martesës, është numër profetik (mosha e Rezusit), por edhe “himni” për dashurinë e saj, që del si krye metaforë në poezitë: “Bashkëshortit tim”, “Jam e dashuruar” etj., duke “himnizuar” dashurinë si esenca e jetës dhe e bashkëjetesës por edhe plotë shemërisë së një femre, të një nëne, të një bashkëshorte, të bekuar me fëmijë të kulturuar që ia mbushin kohën dhe jetën. Poetja nuk epet, kur ecën në fillin e jetës, tek poezia: “Mbi ëndrra”, poezia: në karrocën e ëndrrave lypur /Realitetin e dëshiruar kërkoj/Udhëtoj globit dëshira shtypur/Me diellin e ndritshëm, qiellin të arnoj...një poezi sa lirkë dhe moderne, ku fjalët: ëndërrta, dëshira, globi, dielli, qielli, janë krye morfema që “ngjizin” mitrën e ëndrrave me dëshirat më të mëdha të botës, duke shijuar udhëtimet (në Konferencat e Paqes), për një botë më të bukur, më të paqtë, më me shumë dashuri. Ajo që ka kërkuar me vite, ka qenë udhëtimi në Tokën e shenjtë Jerusalem. Poezia: “Nga Toka e Shenjtë Paqe, aty ku lufta ka qenë e mbetet aq pranë!”, një togfjalësh ku, lufta dhe paqja (për Jerusalemin) është kryefjalë e gjithë politikës botërore, ndoshta që nga koha e Davidit dhe Solomonit. Nëpërmjet vargjeve: Evokon luftën dhe lavdinë, apo edhe vendet Biblike, ku njeriu duhet aq paqësor dhe i qetuar në shpirt, sikur fluturon në ajër. Poetja ka pritur shumë, për dy mijë vjet,/duke pritur, për të mos u harruar,/në të Shenjtën Tokë, Jerusalem!, për dy mijë vjet, për të “prekur” paqen dhe “përqafuar” përjetësinë. Ajo thjesht rrëfen dhe tregon, nëpërmjet poezisë së saj se: Jetoj për sot, sepse nesër, nuk e di...! Metafora e jetës, për të jetuar çdo çast, çdo ditë, çdo moment. Në fakt Kozeta Zavalani, ka jetuar bukur, shijon çdo gjë, dhe jeton çdo çast. Ajo do vazhdojë të jetojë, por edhe të shkruajë përsëri...përsëri poezi!

Së fundmi: poezia e Kozetës, është një poezi që rrjedh, si në shqip edhe në anglisht. Një lirikë plot dëshira për jetën, kohë e kaluar bukur, me mungesa dhe mall, me dashuri dhe udhëtime, ndoshta edhe me ndonjë dëshirë të parealizuar, por ka jetuar në plotmërinë me veten dhe artin që përfaqëson, ashtu si vetë gjuha e poezisë: e çlirët, e qartë, që shijohet nga lexuesit në çdo kohë dhe moshë. Udhëtim të bukur, nëpërmjet vargut tuaj lirik, Kozeta Zavalani!

Image
Libri
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat